PS: Qeveria po hesht për shpërthimet në Patos- Marinëz. Të hetojë prokuroria

11 Shtator 2012, 11:43Politika TEMA
PS: Qeveria po hesht për shpërthimet në Patos- Marinëz.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi ka akuzuar qeverinë për heshtjen e saj në lidhje me shpërthimin e dy ditëve më parë në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Sipas tij, në vend që qeveria e institucionet përkatëse të marrin masa e të dënojnë shpërthimet, ata heshtën dhe askush nuk reagoi.

“Pardje në zonën naftë mbajtëse Patos- Marinzë ka ndodhur një tjetër shpërthim i fuqishëm, i cili tmerroi banorët e zonës. Pritëm dje, të kishte një reagim nga institucionet përkatëse, nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Brendshme, nga deputetët e mazhorancës në qarkun e Fierit apo edhe nga kryeministri, por askush nuk u kujtua t’u jepte një përgjigje shqetësimeve të banorëve kësaj zone.

Tërmet 3.2 ballë tha qeveria, a thua se banorët e kësaj zone janë kaq të paditur sa do e besojnë gënjeshtrën e radhës. Por qeveria harron se ata, kanë kohë që janë të tmerruar, që ankohen dhe protestojnë për këtë problem jetësor, por shteti hesht, qeveria hesht duke u zhytur përditë e më shumë në llumin e korrupsionit me këtë pasuri të madhe të shqiptarëve.

Është për të ardhur keq që shqetësimit legjitim të banorëve të zonës Patos- Marinzë, qeveria iu përgjigj me ndërhyrjen brutale të policisë së Fierit, e cila ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe ka dhunuar banorët, të cilët kishin dalë të tmerruar nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë krejt spontane u gjendën në të ashtuquajturën rrugë nacionale Fier– Berat,” tha Subashi.

Deputeti socialist kërkoi që prokuroria të hetojë për këtë çështje.

“Dy muaj më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë u premtuan banorëve të zonës së shumë shpejt do e zgjidhnin këtë problem, por, ja ku jemi sot, dy ditë pas një shpërthimi edhe më të madh, e kjo përgjigje jo vetëm që  nuk ka ardhur, por përkundrazi banorët e zonës janë bërë pre e terrorit policor.

Është urgjente që prokuroria dhe institucionet e tjera të hetojnë rreth këtyre shpërthimeve të cilat kanë sjellë jo vetëm panik e dëme të konsiderueshme materiale te banorët, por nga ana tjetër po bëjnë të papërdorshme këto vendburime për të ardhmen.

Ne do të jemi gjithmonë përkrah banorëve të kësaj zone, nuk do pajtohemi asnjëherë me këtë situatë dhe vuajtjet e këtyre njerëzve, padrejtësitë në ndarjen dhe administrimin e pasurive publike do të marrin fund, do të marrin fund menjëherë sapo të largojmë me votë bashkë me shqiptarët këtë regjim.

Partia Socialiste dhe programi jonë ”Për Një Rilindje Shqiptare” jo vetëm do i japë fund këtyre barbarive, por e gjithë kjo zonë do të marrë gjithë vlerësimin ekonomik e social që i takon si një nga zonat më të pasura në Shqipëri.

Programi ynë “Për Një Rilindje Shqiptare” do vlerësojë në maksimum mundin e djersën mijërave naftëtarëve e specialistëve të sektorit, duke i dhënë nderin dhe statusin që i takon,” tha ai.

2 komente në “PS: Qeveria po hesht për shpërthimet në Patos- Marinëz. Të hetojë prokuroria”

  1. PROKURORIA heton,,,, gjykata i liron….çfare ka denuar deri sot gjykata????????’ vetem ata qe vjedhin pula???????? rrofte LEK DUKAGJINI.—-. E THEM se ska ngelur gje tjeter… O METE per vete..—.. kjo eshte qeveria qe nuk ESHTE…

  2. brace says:

    Ne vendin tone,ska kushe te hetoje,e ase kushe te denoje,Prokororia e Drejtesia ne SHqiperi ka plote 66 vjete qe nuke ka fuksionuar,ishin te komanduara,sic jane edho sote,nga plaku pushte e komuniste,prandaj ju ka ikur koha thirjeve qesharke,per te hetuar Prokororia,dhe per te denuar gjykatat per krimet rreale,ahe per te pa mbrojturit,funksionuan atehere e tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje