Vëllai i Aleksandër Frangajt, 4.6 milionë dollarë për reklama nga Ministria e Brendshme

17 Shtator 2012, 15:43Politika TEMA

Nuk është më sekret që mediat qeveritare marrin qindra mijëra, deri në miliona dollarë nga reklamat shtetërore. Dhe, për këtë arsye, Partia Socialiste ka vendosur që gjatë kësaj jave të denoncojë se si kryeministri Berisha ka harxhuar milionë dollarë për reklama, duke ua dhënë mediave që i bëjnë fresk.

Sipas deputetit socialist, Erion Braçe, vëllai i Aleksandër Frangajt, Eduard Frangaj, kë përfituar vetëm nga Ministria e Brendshme, e drejtuar në kohë nga Lulzim Basha dhe Bujar Nishani, plot 4.6 milionë dollarë.

Eduard Frangaj i ka marrë këto para në kuadër të kompanisë së reklamave që zotëron, “Promo SHPK”.

Kohë më parë, gazeta TemA publikoi një skandal pikërisht me vëllain e Aleksandër Frangajt, në lidhje me një reklamë të Ministrisë së Punës.

Sipas deputetit socialist, çdo ministri ka harxhuar miliona dollarë nga paratë e qytetarëve, pikërisht për reklama qeveritare, të cilat kanë përfunduar në xhepat e pronarëve të mediave pro qeveritare.

Deputeti tjetër socialist, Eduard Shalsi, gjatë një konference shtypi, u shpreh se, “në këtë situatë të rëndë ekonomike, ku çdo qeveri e përgjegjshme do të kontrollonte dhe ulte shpenzimet e kota, qeveria e Sali Berishës jo vetëm nuk do të marrë asnjë masë, por përkundrazi do të rrisë shpenzimet për të reklamuar vetveten. Sot ne do të fillojmë të bëjmë publike shpenzimet për reklama të disa ministrive për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të shohin se si shpenzohen dhe ku shkojnë paratë publike dhe të kuptojnë më mirë se si shpërdorohen paratë e tyre. Do ta fillojmë me Ministrinë e Brendshme në vite, e cila në vitin 2006 shpenzoi 7500 dollarë, në vitin 2007 shpenzoi 100 000 dollarë, në vitin 2008, 219 000 dollarë, në vitin 2009, 765 000 dollarë, viti 2010, 1 930 000 dollarë, në vitin 2011, 1 000 000 dollarë, ndërsa në 2012 vetëm për 5 mujorin e parë 714 000 $,” tha Shalsi.

Shalsi, krahas shifrave të siguruara nga dokumentet zyrtare, tregoi edhe kompaninë, e cila ka përfituar këto para.

“Siç e shihni shifrat flasin qartë për nivelin e shpenzimeve reklamuese të Ministrisë së Brendshme, ku bie në sy fakti se është një kompani që menaxhon pjesën më të madhe: quhet Promo sh.p.k, siç edhe e dëshmojnë këto letra. Pra, dhjetëra, qindra, miliona euro për reklama nga njëra anë dhe nga ana tjetër janë të njohura kushtet e vështira të punës dhe pagat e ulëta të punonjësve të policisë, është fakt i njohur mospagesa e orëve të punës shtesë të policëve, mungesa e karburantit për makinat e policisë dhe gjithkush sjell në kujtesë pamjet e policëve që shtyjnë makinat se s’kanë naftë, dhe për të vazhduar me mungesën e pranuar tashmë të logjistikës adekuate. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë së Sali Berishës të cilën shqiptarët e dinë por që ne do t’ja u bëjmë edhe më të kuptueshme dhe më të qartë përditë,” tha Shalsi.

19 komente në “Vëllai i Aleksandër Frangajt, 4.6 milionë dollarë për reklama nga Ministria e Brendshme”

  1. Ilace iu befshin says:

    Me Minister, me Sander, vellain dhe te gjithe zagareve me ne krye Berishen. Vdekshi m’u ne vend!

      1. raimondi says:

        Si i marin gjithe keto leke me kaq lehtesi …Skandal eshte aty ne Shqiperi ..

        Leku sheshit qenka aty…

  2. Ben Chicago says:

    po saliu sa e ka pjesen e vet nga keto para mo daku?

  3. loni says:

    ju te partise socialiste,,a keni ndonje program nqs qeverisni ne 2013 per keto abuzime te qeveritareve te sotem apo jo,,kjo eshte ajo qe ne si popull duam te mesojme,,dhe nqs ne cfare denimi do shkoje ky abuzim,,me burg dhe sekuestrim te pasurive,,apo u be ca u be dhe leri rehat se edhe ne kete gje do bejme,,flisni njehere qarte sesi do silleni nje dite me keta palaco,,sesa per shpenzimet i gjithe populli i di

  4. fl says:

    Jo vetem ky po edhe legenat e >evizjes “Zgjohu” me ato palo reklamet pas 21 Janarit kane mare qindra mijera euro.

    – Ky mund te ishte p.i.motres.suaj – o Salista

  5. HORRI bulevardit says:

    Bravo Sander ja ke hudh
    me nji dru u bone sus
    u kujtove me ne fund
    i thirre menjes o tutkun

    Me nji dru qe tdha Saliu
    e ktheve pllaken si Fevziu
    po ske faj ore shejtan
    mbushe xhepat si kurr me par

    Qingji urt pi dy nena
    Sandri urt lepin dy verra
    me vella e farefis
    jan ber dele te xhaxhit Sali

    Po ske faj or derdimen
    se prej hunesh edhe te del
    kur tfilloi ajo qe spret
    shko gjej brimen qe tka met

  6. A mund te publikohet dhe lista e plote e kompanive te tjera. Seps eka dhe kompani te tjera qe kane lidhje me PD qe kane marre fonde. Buxheti i harxhuar eshte shume me i madh. Nuk duhet te dalin vetem cka mare Promo por dhe te tjeret.

  7. leta says:

    mos harroni edhe faktin ne shkrimin e Mero Bazes “Sandri shkarkon drejtoreshen e agjensise kombetare te turizmit” (se nuk morri parate qe deshi……)

  8. beni says:

    Bravo Sali Berisha me i vlefshem me te dale Aleksander Frangaj se sa dhjetemi polic qe i ke kthyer ne sherbim te pushtetit tend ky eshte nje turp qe nuk ka te sosur,ata po vriten per dite dhe Sandri jot po fryhet per dite, gjaku dhe mundi i atyre djemve nuk do tu lere rehat per tere jeten, dhe do te vije nje dite qe te gjithe ata do te shohin me nje perbuzje sikur shohin Enver Hoxhen sot qe i la ne kete derexhe, dhe ramiz aline qe e la kete vend ne doren tende.

  9. Gezimi says:

    Kush eshte ky Aleksander Frangaj, mos eshte gje zotnia e TV Klan, qe nis emisionet me Berishen, dhe e mbyll po me te? Ne se kjo eshte e vertete, mos i bini ne qafe, se vellai i tij eshte shume profesionist, bile gjynah qe nuk eshte caktuar dhe Minister i Brendshem, por fundi i fundit kemi Mulin, i cili, sa mori detyren krimi ka rene ne masen 90%. Aferim u qofte!

  10. enofieraku says:

    sandri, hehehehe, mos ngelt njeri mbi toke, kur u be dhe ky legeni.

  11. Gix says:

    Te lumte trapi Sandri, je tip qe di ta
    kapesh lekun, vazhdo plako varja Shqiptarve se po ike ti vjen Kokdhima e Tan dulaku, merr sa te mundesh se pastaj kush e di kur te vjen radha, mos degjo moralistet se fukarenj do ngelin ter jeten

  12. ATILA says:

    Hani derra pini derra
    ashtu si keni bere ngahera
    vidhni merrni cu do bytha
    se ne jemi njerez lytha
    ju hajduta ju zuzare
    haken zoti t’jua marre
    se ne sjemi qytetare
    por ca qener te palare
    me lekure porsi gomar
    qe na vodhen e na grine
    vetem ne bythe s’na q…
    keta plehra e sharlatane
    qe per leke shesin mamane
    dje bythrrjepur sot pashallare
    ishin llum u bene te pare
    per pak shiten edhe detin
    e lemerisen gjithe miletin
    por shum shpejt u del kallaji
    se e di dhe budallai
    se nga soi sjane fisnik
    por jane derra edhe pik
    po ktu do jemi e do shikojme
    kur ne xhins prap do i cojme
    se durimi po na soset
    edhe i urti do xhindoset
    e po su vu drejtesia ne vend
    zjarr e tym ane e kend
    do behet i tere ky vend
    do te digjet qelbesira
    e do behet me e mira
    per kta njerez e kte vatan
    qe drejtesine hak e kane.

  13. Ndoc Sukaj says:

    Nuk jane ndonje shifer e madhe per nje vend te ,,pasur,, si Shqiperia……Te fala Sa….

  14. toni says:

    A ka kush me jep nje numur telefoni te ylli manjanit ta ngop nje here shpirtin me te share ate njeri vemje partish.E pash sot ke fevziu dhe mi ngriti qimet perpjet me ate te folme kurvash.A e merr vesh ai njeri qe polici I vrare ka lene 3 femije jetim.Te tjerat do ja them vet tek a tek

  15. xhum Uka says:

    Shifni pra si po vin punet
    per ne daç me fitue leket
    ma par duhet me te thye hundet
    kur shef Salen me dhie brekt
    S’ja ka dhen Sala kot s’koti
    Por ja dha se ka tellall
    Sandri esht djal prej hotit
    Ma vone ky ka me ra n’hall
    ç’jan per te nje grusht para
    Qe ju dhan me qeveris qeveris
    Me i la borxhin qe e pat rrah
    Ne fidhim te demokracis
    Na turpnove gjith ka shkon
    se ka ka pase hoti traditen
    hoti se ka pase zakon
    me ul breket e me zblue by…

  16. xhum Uka says:

    Shifni pra si po vin punet
    per ne daç me fitue leket
    ma par duhet me te thye hundet
    kur shef Salen me dhie brekt
    S’ja ka dhen Sala kot s’koti
    Por ja dha se ka tellall
    Sandri esht djal prej hotit
    Ma vone ky ka me ra n’hall
    ç’jan per te nje grusht para
    Qe ju dhan prej qeveris
    Me i la borxhin qe e pat rrah
    Ne fidhim te demokracis
    Na turpnove gjith ka shkon
    se ka pase hoti traditen
    hoti se ka pase zakon
    me ul breket e me zblue by…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje