Thonë se nuk është lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin. Po kur qeni qëllon njeriun?!
Ka ndodhur kështu me një gjahtar francez, të quajtur Rene, që kishte dalë për gjueti me tre qentë e tij në Dordogne.
Dy nga qentë iu vunë pas një dreri, një i tretë qëndroi me padronin e tij.
Pikërisht në këtë pikë ndodhi incidenti. Qeni i kërceu në prehër për të marrë një përkëdhelje. Gjahtari nuk e kishte vendosur armën në siguresë dhe qeni futi putrën tek këmbëza dhe e shkrehu duke ia bërë copë dorën e djathtë.
Ai u dërgua me helikopter në spital, por mjekët nuk ia shpëtuan dot dorën, duke u detyruar që t’ia amputojnë.
Gjahtari megjithatë nuk e bën fajtor qenin, duke thënë se nuk ishte gabimi i tij dhe se qeni është i mrekullueshëm.
gjuetari duhet ta ket emrin tumac, dhe nuk duhet te jet nga franca por nga parisi i fierit nga patosi.
Sali Krimineli,nxirr mesime…
Ruaju nga bodigardet… dhe nga ata qe te lepijne e i lepin…
mir shum