Ermela: Janë lekë të bardha për ditë të zeza

22 Shtator 2012, 12:12Lifestyle TEMA

“Lekë të bardha për ditë të zeza”. Kështu e ka konsideruar çekun prej 100 milionësh fituesja e “BB4”, Ermela Mezuraj në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Gerta Mezuraj, motra e Ermelës gjendet në burg me akuzën “vjedhje me pasoja të rënda”, pasi së bashku me të dashurin e saj, Rodrig Malaj, kanë përvetësuar shumën prej 67 mijë eurosh, para të cilat ishin xhiroja disaditore e një agjencie udhëtimesh, ku Gerta ishte e punësuar.

Kështu që 21- vjeçarja është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg dhe 27 mijë euro dëmshpërblim, ndërsa i dashuri i saj me 5 vjet burg.

“Po 42 mijë euro u gjetën në shtëpinë e Rodrig Malajt, të dashurit të motrës, 27 mijë euro i ka marrë një person i tretë, për të cilin nuk është hetuar fare… Ndërsa 27 mijë eurot që nuk janë gjetur, i janë faturuar Gertës dhe Rodit, që do të thotë 13 mijë e 500 euro secili, që janë më pak se 20 milionë lekë. Lind pyetja: Ku është pasoja e rëndë këtu?! Kjo akuzë duhet të binte poshtë me kokë, por as 6 avokatë, të cilët i kam punësuar njëri pas tjetrit, nuk e panë të arsyeshme t’i dilnin kundër palës akuzuese, që fatkeqësisht është gjykatës pranë Gjykatës së Tiranës”, pohon Ermela.

Sipas saj, vepra që motra ka kryer ka qenë një lajthitje e momentit e saj, duke nxjerrë një informacion të punës, për të cilin është penduar.

Pikërisht pas kësaj ngjarje, Ermela pohon se ka vendosur të jetë banore e “BB4”.

“…Arsyeja e vetme që mund të ndihmoja motrën për të paguar një avokat ishte të merrja pjesë në këtë “reality show” dhe të qëndroja aty sa më shumë të mundesha. Fati e deshi të fitoja se realisht fondet për banorët e tjerë ishin ndërprerë,” shprehet Ermela.

Ajo tregon se ka shkuar ta takojë motrën në burg pa hezitim dhe mezi pret që ajo të dalë.

Gjithashtu, Ermela pohon se kjo situatë ka qenë një vuajtje për të.

“Të kesh një njeri të sëmurë në shtëpi është fatkeqësi dhe çrregullim familjar. Të kesh një person të familjes në burg është po e njëjta gjë. T’i kesh të dyja nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar,” pohon ajo.

Megjithatë ajo nënvizon se njeriu bëhet i fortë në raste të tilla për t’u dhënë forcë e kurajë atyre që kanë nevojë.

10 komente në “Ermela: Janë lekë të bardha për ditë të zeza”

  1. jugu says:

    Ohuuuhaaaaa,muhabet kurvash.

    1. Genta BB says:

      Kjo vajze sakrifikon per familjen!
      Kur jane fituese te Big Brother jashte jane VIP-a, kur jane BB Albania, jane kurva!!
      hajde gjeje me ju shqipot!!!!
      http://fashionguests.blogspot.com/

      1. jugu says:

        Cfarë sakrifikon,se nuk e marr vesh?

        1. Genta BB says:

          @ jugu
          “””Kjo akuzë duhet të binte poshtë me kokë, por as 6 avokatë, të cilët i kam punësuar njëri pas tjetrit, nuk e panë të arsyeshme t’i dilnin kundër palës akuzuese, që fatkeqësisht është gjykatës pranë Gjykatës së Tiranës”, pohon Ermela.

          Sipas saj, vepra që motra ka kryer ka qenë një lajthitje e momentit e saj, duke nxjerrë një informacion të punës, për të cilin është penduar.

          Pikërisht pas kësaj ngjarje, Ermela pohon se ka vendosur të jetë banore e “BB4”.

          “…Arsyeja e vetme që mund të ndihmoja motrën …”””

  2. Ivani i madh says:

    Per kete ke te drejte edhe une me ty jam -shalet e bardha per kale te zi edhe kete besoj se e di mire ti nga pervoja jote brenda e jashte BB 4

  3. Xen Berish Deledashi says:

    Dava familje degjeneratash, po nga njera ane edhe ska ndonje gje, jetojme ne kohen ku kurvlliku, degjenerimi dhe dhe ligji xhungles mbizoterojne, bejne moden dhe jane ne pushtet

  4. tironsi says:

    ti ermela qe qemke kaq e perkushtuar pas familjes prandaje vete ta takoshe mamane e semure nj here ne muaj kaq shume i dashke

  5. gjyshja partizane says:

    nuk thon kot pac fatin e kurves. po njeres nga te dyja i paska ecur keq.

  6. toni says:

    po pse komentojne vetem trashesira ketu mor aman? te vjen per te vjelle.

  7. Pamvarësia says:

    Jam dakord plotësisht me ,,para folësit”. Sot, kudo sundon krimi i të gjithë llojeve e formave. Nuk di se si do të jetë shoqëria shqiptare pas viteve 2050.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje