“Jap 65 milion USD për atë që fiton zemrën e vajzës sime”

26 Shtator 2012, 21:39Lifestyle TEMA

Një miliarder i njohur në Hong Kong ka ofruar plot 65 milion dollarë për atë mashkull që do jetë në gjendje të fitojë zemrën e vajzës së tij dhe ta bindë atë për martesë.

Vetëm se ka një problem. Vajza e tij është lesbike.

Sipas BBC, miliarderi i pronave dhe anijeve, Cecil Chao, e bëri publik premtimin e tij pasi u raportua se vajza e tij mund të ishte martuar me të dashurën e saj.

Zoti Chao, që vetë nuk është martuar kurrë, i tha BBC se vajza e tij është akoma single dhe ka nevojë për një burrë të mirë.

Martesat e seksit të njëjtë nuk njihen në Hong Kong, edhe pse homoseksualiteti është dekriminalizuar në vitin 1991.

Gigi Chao thuhet se është martuar me partneren e saj prej shtatë vitesh, në një ceremoni në Francë.

Por babai i saj thotë se nuk është e vërtetë. Ai thotë se vajza e tij është e bukur dhe me talent.

Megjithëse ka shpallur publikisht gjuetinë për një mashkull, ai thotë se nuk do e detyrojë vajzën e tij të martohet me dikë.

7 komente në ““Jap 65 milion USD për atë që fiton zemrën e vajzës sime””

  1. tironci - usa says:

    A duhet me qen no i cik kinez ka ftyra apo s’ka ronsi t’modhe…thosh mo se un me thon drejten nuk kom hije kinezi knej ka xhinsi tem. Ene i pytje qeter kom una: si me e kontaktu ket qafir qe e paska doren e leshume shum; as numer telefoni, as adres, asgjo mer. Gjynof qe qeka goca lales lezbike..mor po po bohena lezbik mrena notes vetem m’trego xhixhat mu e ta shofi lezbikun ajona(u m’fal se duhet me u paraqit si lezbike dhe jo lezbik, ka ronsi gjinia me u dallu nga gjinia). C’pat ajo mi qe na u bo lesbike? Ka dash buk e kryp e damote qysh kalamo ajo e masnej ta shifte a ka lezbike n’ket dynjo apo jo. Nejse, llafet e shumta fukarallik. Turruni mre cuna se na hiku lezbikja per duresh…desha me thon na hiken 65 derra e kalu derrash (e kom fjalen dallaret). Hika se u qella (vonova – per ato qe jon te ri ne moshe e nuk e kuptojn fjalen me u qell). Po i fus i sy gjum. Pafshi ondrra me lezbiken se qeka serioz i ati vet ere…

    1. Bolja says:

      Po qe per tip kinezi, po i cojm Zenin, se ja ka marre doren lesbikeve.

  2. raimondi says:

    Ajo paska fytyre shume te embel

  3. beso says:

    kesaj i thone qe per nje monedhe te te jape 65 milione.Ajo do grate,por qe ta fitosh duhet te jesh burre.Ka ne Brazil sa te duash qe i bejne te dyja.

  4. Obergruppenfuhrer says:

    Si mund te lidhem me Gigin une???

  5. xha temja says:

    ej me jepni adresen e banimit te kesaj goce se doli puna cuan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje