Nikollë Lesi: Kam vendosur të kthehem në origjinë: i majtë. PS e Nanos më detyroi të kaloja me Berishën

29 Shtator 2012, 11:05Politika TEMA

Në një intervistë për “Java”-n, të titulluar “pse vazhdoj të qendroj në gojën e ujkut”, Nikollë Lesi bën një deklaratë të fortë: “kam vendosur të kthehem në origjinë: i majtë, me të majtët”. Demokristiani Ndoka pak ditë më parë kaloi djathtas, duke marrë një post zëvendësministri. Këtë vetë Lesi e konsideron si mundësi “të një loje politike për të dobësuar pozitat e mia demokristiane, meqë kam qenë disi problematik në qeverisje, se kam kritikuar disa herë pushtetin dhe kam kërkuar shkarkime ministrash”.

“Atëherë, më lejohet të bëj dhe unë lëvizjet e mia politike”, thotë Lesi: “Në të vërtetë unë personalisht jam i majtë dhe kam mijëra vota majtas, porse ishte vetë PS e Fatos Nanos që më detyroi të shkoj në oborrin e Doktorit. Përderisa z. Nano ka vite që ka kaluar djathtas, nën shërbim të PD, më duket se ka ardhur koha që unë të kthehem në origjinë”.

Duket se tëra nis me revoltimin e tij nga vendimi i gjykatës për të mbyllur dosjen e djegies së gazetës “Koha Jonë” më 1997, për të cilën Nikloll Lesi thotë se e di mirë kush janë autorët e masakrës. “Në dosjen e prokurorisë ka fakte të tmerrshme që të çojnë tek një zyrtar i lartë”. Pas një kalvari gjyqësor 15 vjeçar ku çështja e djegies së gazetës më të madhe opozitare asokohe në vend, “Koha Jonë”, u rihap e u rimbyll disa herë, gjykata ka vendosur kundër. Sipas Lesit “edhe eksperti i vendosur nga vetë gjykata, përcaktoi një shumë edhe më të madhe sesa avokati im kishte kërkuar si palë paditëse. 3 ditë para dhënies së vendimit më vijnë në rrugë të ndryshme informacione dhe sms se vendimi do jetë kundër jush, pasi ka presione nga lart e kanë frikë për vendin e punës si gjyqtar.”

http://respublica.al/artikuj/2012/09/29/rokada-finalizohet-lesi-kalon-majtas-aty-ku-sivellami-politik-ndoka-para-pak

4 komente në “Nikollë Lesi: Kam vendosur të kthehem në origjinë: i majtë. PS e Nanos më detyroi të kaloja me Berishën”

  1. ert says:

    hahahha. Keta jane numra, klloune, k…..a. Hengri sa hengri Lesi me te djathtet dhe tani paska vendosur te bashkohet me te majtet, sepse na u kujtua se nga ta na ishte ndare per shkak te Nanos, vite me pare. Ndryshe nga ai kolegu i tij qendroi sa qendroi ne opozite por papritur u kujtua se nuk duhej te ishte ne opozite por perkrah te djatheteve ( me siguri i pelqeu kocka qe i ofruan per te lepire) dhe na u be zv.minister i mbrojtjes. Dhe flasin per ndershmeri, moral etj. Dhe me paturpesine me te adhe kerkojne edhe voten.
    Njerez te ulet, sahanlepires, servile, te padenje per te perfaqesuar askend.

  2. maku says:

    O Nikolle a e di çdo te thote te kthehesh ne origjine, po ta them une:
    te shkosh ne P… te sat eme. Thuaja dhe Meros kete se ndoshta nuk e di, po thuaji gjithashtu se perse nuk e boton kete koment.

    1. durro smanaj says:

      HAHAHAHA. me shkrive fare.

  3. Treviso says:

    Zoti Lesi, rri se je mire atje ku je.Kerkon te kthehesh ne origjine,por çorigjine kerkon? Ty te ka humbur origjina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje