Kompania CEZ punëson një ndërmjetës ligjor anglez për të negociuar me qeverinë shqiptare

3 Tetor 2012, 10:08Politika TEMA

Reuters

Dega shqiptare e kompanisë çeke CEZ, thotë se do të punësojë firmën britanike Schindlers, për të negociuar me qeverinë shqiptare në lidhje me një konflikt për mungesën e importit të energjisë muajin e fundit.

CEZ Shpërndarje zemëroi qeverinë dhe entin rregullator ERE, kur nuk importoi energji në shtator, duke detyruar kompaninë shtetërore KESH që të përdorë rezervat e saj për të furnizuar CEZ Shpërndarje.

“Kompania po kërkon përmes punësimit të Schindlers, që të shpërndajë tensionin në mënyrën e komunikimit dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri,” thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën vonë nga CEZ Shpërndarje.

CEZ Shpërndarje thotë se Schindlers është një negociator strategjik, që do ndihmojë në zgjidhjen e këtij konflikti, që është më shumë i natyrës juridike sesa çështje biznesi.

Kompensimi për importet e kompanisë e ka çuar nivelin e ujit në stacionet hidroenergjetike të KESH vetëm pesë metra sipër nivelit të ndalimit. Kjo do e detyrojë qeverinë shqiptare që të ofrojë 50 milion dollarë për të ndihmuar KESH që të blejë energji këtë vit, sipas zyrtarëve shqiptarë.

Tre javë më parë, ERE vendosi një gjobë prej 3.9 milion dollarë për CEZ Shpërndarje, e barazvlefshme me 1 përqind të të ardhurave të kompanisë.

Pa dhënë asnjë arsye, ERE vendosi kundër kërkesës së CEZ Shpërndarje për të vendosur si garanci asetet e saj për të marrë një kredi prej 100 milion euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në një paralajmërim më herët të martën, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se Partia e tij Demokratike do të kërkojë nga parlamenti që ERE të bëjë të qartë për CEZ se duhen plotësuar detyrimet reciproke.

Bode shqetësohet se subvencionet për KESH do shkaktojnë akoma më shumë probleme në borxhin publik, që është gati sa 60 përqind e produktit të brendshëm bruto. FMN i kërkoi të martën Shqipërisë që të mbajë nën kontroll borxhin publik, pasi rrezikohet stabiliteti makroekonomik i vendit.

2 komente në “Kompania CEZ punëson një ndërmjetës ligjor anglez për të negociuar me qeverinë shqiptare”

  1. ida says:

    Cez sikur eshte ne veshtiresi financiare??????? Po si do ta punesoje kete firmen angleze, se ma do mendja duhet te paguaje nje shume te konsiderueshme per kete konsulence. Pra çeket gjeten edhe nje menyre tjeter per te vjedhur parate e taksapaguesve shqipetare

    1. aqifi says:

      Keta te CEZ kane pjerdhur… “Ndermjetesi” me i mire ligjor jane nje 1 milion EURO per Ilir kokelopen dhe Haxhinasja behet rrogoz para kembeve te drejtorit te CEZ…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje