Ministria e Mbrojtjes: Me paratë e tregtisë së armëve paguajmë 300 familje

3 Tetor 2012, 11:56Politika TEMA
Ministria e Mbrojtjes: Me paratë e tregtisë së armëve

Arben Imami ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme në lidhje me akuzat e opozitës për trafikun e armëve. Me anë të zëdhënëses së tij, Imami është shprehur se PS po ndërmerr një fushatë kriminale ndaj Ministrisë së Mbrojtjes.

Duke vijuar me tej, zëdhënësja e Imamit është justifikuar me shifrat e fituara nga tregtia e armëve, duke thënë se paratë po përdoren për punësimin e 300 familjeve në Poliçan.

“Municionet në fjalë janë jashtë përdorimit dhe të destinuara për shkatërrim, nëse nuk shiteshin do ishim të detyruar t`i shkatërrojmë me paratë e taksave të shqiptarëve. Zoti Braçe, që tund letrat e vjedhura, është në dijeni se një sasi e madhe e parave shkon për të mbështetur punën në kombinatin e Poliçanit. 1.2 miliardë lekë janë destinuar për të paguar punonjësit e kombinatit të Poliçanit”, tha zëdhënësja e Imamit.

Ajo ka treguar për mediat kontratat me pagesat në fjalë dhe ka shtuar se Braçe do të duhej të mbështeste këtë proces. “Ne i kërkojmë të sqarojë se pse është kundër punësimit të 300 familjeve nga Poliçani, cili është interesi pas kësaj fushate të PS”, përfundoi ajo.

14 komente në “Ministria e Mbrojtjes: Me paratë e tregtisë së armëve paguajmë 300 familje”

  1. Shqiptari says:

    Ti thote dikush ketij qe ushtaraket qe demontojne municionet e vjetra nuk i kane marre pagesat e dietave per me shume se 1 vit.
    Keta te bejne edhe per budalla ne mes te dites.

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Per vete vjedhin miliardat, ndersa punetoreve te varfer u permendin 100-200 dollareshin!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. dorit says:

    Ua krenohen qe kan paguar 300 familje, po zoterinje sa familje kane punuar ne kohen e komunizimit per te blere keto arme? qesharake

  3. Latif Dreqi says:

    Ue ue, qenka keputur Imam bajalldia duke iu dhene 1.2 miliarde leke! Po 1.2 miliarde leke, bejne 1 milion dollare!!! Valle kaq paskan kushtuar armet?!!

  4. Fatja i Mjedisit says:

    Arben legeni !
    Jo 300 familje. 300 punetore.
    Nuk behemi dot baraz. Une kisha Delijorgjin ortak.

  5. flogert says:

    kjo eshte fyese..te zezes i thote e bardhe dhe te thote ty je qorr..wtf? REVOLUCION

  6. elinor says:

    Violincelit po i ngaterrohen telat! “Paguajme 1 Familje sa per 300”, e ka fjalen!

  7. HORRI bulevardit says:

    Kur te mbarojne municionet dhe ska me shitje armesh, do te thote qe ato 300 familje qe i mbaka me buke ministria e mbrojtjes, sdo te kene me rroga, qe do te thote se do shkrihet minitsria e mbrojtjes se nuk ka me cfare te shesi, qe te paguaje zyrtaret e saj.
    E paskeni bo ministrine si kompani biznesi ore qerratenj te Berishes, kur maro malli mbyllet biznesi dhe shko ne te sateme ministria e mbrojtjes.
    Me ndimi im eshte qe te mbijetoni si ministri, shkoni merrni ca lek borxh tek RD-ja, ndoshta edhe tek 55-sa, sbesoj tju kthejn mbrapsh pa gjo.
    Hajt biznes te mbare o ministri e mbrojtjes.

  8. Shkupi says:

    Kesaj pune i vjen era ,barut,.

  9. al says:

    tani qe jemi ne nato ne duhet te ndjekim urdherat e saj pasi eshte nje organizem shume i madh dhe ka doktrinen e vet te operimit dhe drejtimit.keshtu akuzat e opozites nuk jane pse jane shitur se tepricat dhe armet e teknologjise se vjeter do shiten ose do te demontohen,por ajo denoncon tregtine me njerez te cilet jane ne listen e zeze te usa si dhe diferencat ne llogari. ne si lexues na lind pyetja?
    mm ka marre miratimin e natos per shitjen dhe sidomos per shitesin. ne qofte se jo kjo te lind shume dyshime. une them se prokuroria kur te jete me te vertete ne pozicionin e duhur duhet te hetoje veprimet me te gjithe ministrat e ketyre 21 vjeteve. kurse per sot klsh te mos beje sehir por te filloje kontrollin. hetimet sduhet te njohin krah partiak ps dhe pd te dalin para gjygjit se ajo eshte prone e shqiptarit fukara.

  10. gjergj thanasi says:

    Ne komentin e dites se djele pata nje dyshim se e teprova, kur e quajta imamin idiot noterik. pas daljes se fundit te zedheneses them se kam qene mese i sakte.
    Po c’do o imam mavria, qe permend Policanin? Mos do qe te hapet edhe byreku i 18 milion fishekeve te Albfire shpk? Mos do more vic i pa lepire te hapet edhe historia e barutit te fabrikes serbe “Krusik” te qytetit Valjevo? Apo do te tregohen histori si me barut serb argatet shqiptare rinovonin dhe prodhonin municione, qe trafikantet serbe dhe patriotet e ministrise se mbrojtjes te Shqiperise t’i trafikonin ne te kater anet e globit nga Tarabullusi ne Transkaukazi? Po pse o imam te eshte shnderruar ne hobi perzjerja e m…. me shkop? O imam mos vazhdo me me pergenjeshtrime se do ia hapesh tapen bidonit 10 litrosh me adamsit, kupton se cfare po shkruaj o ish vic i EYP-it, o ish hyzmetqar i serbeve qe ne kohen e “Vela lukes”?

  11. katjushi says:

    po ky dreq ca osht minister mbrojtje a minister i ndihmes socjale.
    mashtrus me pranga!

  12. Treviso says:

    Zoti Arben,pse je lidhur pikerisht me kljent qe O.K.B. i ka te regjistruar ne Listen e zeze? Une qe te kritikoj, nisem nga lidhja me kljente te rrezikshem per O.K.B. dhe mos njohjen e popullit me shitjen e armatimit.Ne kete distance te larget qe jam, ndigjoj shum arome mafjoze.
    Sido qe te justifikohesh, me armatimin ke bere bisnes mafjos. Pa shtuar
    punen armiqsore qe ke bere ne ushtri.Vetem shkarkimin e Gjeneraleve te vertete dhe zevendesimin me gjenerale fallso tregon lidhjet qe ke me agjenturat e huja. Zoti Arben ,kush te paguan me shume Tirana a Beogradi?

  13. Paul Neti says:

    Ne fillim u mohua me forcetregetia e armeve; Ttni qe i dolen petet lakrorit (jemi ne demokaci) thone qe me parate e fituara ndihmonje familjet ne Polican. Po nuk ie ha njeri, sepse trimeria pas betejes dhe urtesia pas kuvendit nuk ka me vlere… Nje veretje per z. Arben Imami qe si Minister qe eshte pse nuk vishet ushtarak, ku e ka uniformen e koloneli grek qe perdori me ’97? Ja ka dhen Sales si dhurate, apo e perdor vetem ne raste filmash… Vaj medet per politikane qe ka ky vend qe, nga ai i cudirave (sic u premtua dhe u besua ne fillimet e demokracise) eshte kthyer ne ate te cmendurive; na mungojne vetem pleherat e Europes qe te kompletohet kuadri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje