Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt

3 Tetor 2012, 18:03Politika TEMA

Jozyrtarisht dihet se Tirana nuk është më ai qyteti i sigurt i dikurshëm. Por tani duket se edhe zyrtarisht Tirana është klasifikuar si një mjedis i pasigurt.

TCH ka publikuar një e-mail të shefit të sigurisë së OKB në Tiranë, ku paralajmërohen personat përgjegjës në agjencitë e OKB, por edhe të tjera institucione ndërkombëtarë, që të kenë kujdes në Tiranë. Atyre iu është thënë të mos bëjnë rezistencës, pasi rrezikojnë jetën.

Zoltan Biro, në e-mailin e tij paralajmërues sjell në vëmendje rastin më të fundit kur një punonjëse e PNUD-it u grabit në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë. Punonjësja femër e stafit të UNDP-së u sulmua nga një 14-vjeçar, i cili i mori çantën me forcë dhe u largua.

Në e-mail thuhet se “siç ju kemi informuar edhe më parë, rrëmbimet dhe vjedhjet në rruge janë shtuar, dhe ky nuk është incidenti i parë që i bëhet stafit të OKB-së. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë venë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Po kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t’i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”.

Në këtë situatë stafi i sigurisë për Kombet e Bashkuara në Tiranë u kujton të gjithë nëpunësve dhe u këshillon atyre shtatë pika.

Pikat e shkruara në këtë e-mail i referohen një ambienti tejet të pasigurt. “Njihni ambientin ku ndodheni dhe të dalloni të panjohurit”, apo “mos shkoni në zona të pandriçuara”.

Kreu i sigurisë për OKB-në i kërkon te gjithëve të mos bëjnë qëndresë se do të plagosen. Mes këshillave, Biro thotë që punonjësit të mos mbajnë sende me vlere apo para kesh më shumë se nevojat ditore.

Ndërsa si pikë të fundit, ai shprehet se, “kujtoni se të tilla incidente mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ditës duke rrëzuar poshtë besimin e përgjithshëm se mund të ndodhin vetëm pasdite apo natën”.

12 komente në “Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt”

  1. Mark says:

    E vertete. Kryeshpellarit i duhen 2 jelek antiplumb dhe 140 zagare mbas sa here qe del nga zyra apo shtepia.

  2. HORRI bulevardit says:

    Cfar thoni o bukshkeles, ne ju mbajme me buke, ju paguajme nga parate tona, ju japim bakshishe, qe te flisni nje fjale te mire per mbretin tone, ju shikoni si na e shperbleni, na akuzoni kot.
    Krimi ka rene, ska se qeverrija punon nat e dite, Muli eshte ne krye te detyres, naaa ja u ka ba hajdutve, sju ze kamba dhe kan ik te gjith ne drejtim te paditun edhe kur bahet ndonji vrasje ne tre kater ore, prap jemi te sigurum nga qeverrija, fusim ne dhe nja tre a kater ne dite dhe hapen vene pune, a kini nigju ju te OKB se qeverrija po punon fort te zvogeloje papunsine? po, atehere kjo o metoda ma e mire, ca i cojm xhenoze dhe ca i fusim mren dhe ska papunsi. Se ata qe jan mren squhen te papun se i ma shteti, ata qe i fusim mdhe shyqyr kena ba nji kontrat 10 vjecare me Zotin me na i cu ne parajs dhe ska mo kriminela as komunista ska. I kemi ca komunista atje ke Saliu, por tjeni tsigurt ai i ka bo zap, ja mush gojen me shukun e pareve dhe nuk nihen.
    Ecni dhe shetisni ne albanistan se o ven i sigurt, Etjopin e kena lon ka koh mrapa.

    1. Nadia Shabani says:

      Kesaj i thone te hash buken dhe te permbysesh kupen. Po si ore te uruar beni Tiranen ju nje vend te pasigurte? Ketu asgje nuk ndodh vetem se burri paguan nje vrases me pagese per te vrare gruan dhe del nga burgu i “pastruar” si uji kulluar per mungese provash.Ketu nuk te vret njeri dhe ju mos shpifni kot, e pakta qe mund t’ju bejne do t’ju heqin varesen nga qafa dhe do ju marrin canten ose do ju terheqin zvarre, po kundershtuat e po ky nuk eshte faji i qeverise e shumta qe mund t’ju ndodhe do te hani nje thike barkut, mund te shpetoni gjalle po qete me fat ose edhe mund te vdisni varet nga thika nese vrasesi e perdredh ate apo e fut thelle ne bark.Keshtu zoterinj te OKB-se ne ju mbajme me buke e ju na ndiqni me gure, ne ju japim para qe te mbyllni gojen dhe ju na nxirrni te palarat ne shesh.E po kjo qe beni ju nuk hahet, nuk mund te jeni kaq mosmirenjohes ndaj parave tona.

  3. shume i sigurt eshte . KRYEMINISTRI vesh xhamadan antiplumb e se gjen asgje..

  4. Kryetarja e palla-mentit says:

    E mo cfar keni mos u shqetsoni,se do behemi si San Paolo i Brazilit.
    kemi rritje ekonomike prandaj ndoshin keto gjera.
    Kur shkoja per ne Vlore..me dukej vetja si ne….. Xhermani..

  5. vetetima says:

    Ke te shume te drejt or shef.Po mire jua bejne se ju e katandiset keshtu Shqiperine gjersa i beni temenara nje krimineli si sali shkerdhata

  6. NINO says:

    amerikan curva ,keshtu si flisni juve burrin e shtetit qe e quajtet ju e coni per thana ,apo carac ,tirana eshte vende i sigurte jo ashtu si thoni ju burri i shtetit edhe kur shkon me ba shurren nuk e heq anti plumbin se tani qe u plak ,nuk eshte me i qete i rrine mendja vetem tek vdekja ,sheh enderra stilolpsa pistolet ,cadra ,topa 12.7antitanke raketa dhe per kete dhe imami i shiti raketat qe saliu te jete i qete ,qe kur u be minister muli krimi u dyfyshua si merit e mulit ,burri i shtetit eshte ne krize te rende mendore zot na e ruaj mos na e ben si mehmet shehu,dhe ngelena pa m…..shteti.

  7. Edhe pse says:

    Edhe pse I kundervihem gjithmone, kelmendasin ose me mire komentet e tija jane nga me te mirat

  8. enver kadari says:

    po perndimi ka 22 vjet qe po na can mytht “!jeni ne rrug te drejt.vazhdoni kshtu.suksese te medha.shqiptart jan njerz te mrekullushem.shqipnija partner i rensishem perndimor.shqiptart me proamerikan se amerikanet vet..”
    dhe tash papritur alarmi perndimor:”kujdes ruhuni nga shqipnija”!!!!
    s’po morim vesht c’po bohet mer jahu,a jem ne rregull a jem keq…

  9. demokrati says:

    Ne ka vend qe bejne palle ariu keta pizevenget e OKB eshte Shqiperia. Kush ka punuar me keta, e di fare mire impaktin qe kane patur. E vetmja gje qe dine te bejne mire jane raportet, pune O me xhufke. Qefi qef, paraja para dhe tani qe qe hajduti i vogel tiranas ka bere gjemen, e vetmja menyre per tu mbyllur gojen ketij nepunesi laraman te OKB eshte te rriten dietat dhe shqiptaret fillojne te shqyejne njeri tjetrin per zoltanet qe ndihen te pasigurte ne pubet e bllokut, dhe per italianet e PNUD-it qe ndihen te pasigurte ne krevat me dy shqiptare.Ne mes te Nju Jorkut nje diplomat iraninan u rrah paq, bile i shoqeruar nga police dhe verdhacuket e OKB nuk ben asnje paralajmerim, ndersa per nje cante gjemen. Shqiptaret ne vend te shqetesohen se perdite po meren jete te pafajshme, kane oreks per tu marre me zoltanet.

  10. tironsi says:

    bo bo sa fryk qe kane keta te hujt,edhe sikur tulla ti fluturonte ne kaptin nuk duhet me na i mor per ters se jena popull me temperament,mir vet, po na bojne edhe neve pesimist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje