Rama: S’votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë pa na njohur Qarkun e Fierit. Do propozojmë kufizimin e reklamave shtetërore

3 Tetor 2012, 12:57Politika TEMA
Rama: S’votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë pa na

Kryetari i PS i bëri thirrje prokurorisë që të ndëshkojë Sokol Olldashin për financimin e PD përmes gazetës RD. Ai tha se në ditët e para të mandatit të PS në pushtet, do miratohet nisma për kufizimin e reklamave shtetërore

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një konferencë për të folur për dy çështje.

Së pari ai foli për votimin e ligjit për Gjykatën e Lartë. Rama tha se nuk do e votojnë atë pa u njohur vendimet e gjykatave për Qarkun e Fierit.

“Kaq flagrante është kjo vendimmarrje, sa gjykatat e njohura për nënshtrim ndaj Saliut, nuk kanë dhënë ndonjë vendim kundër PS. Gjykatat kanë vendosur se Qarku është marrë dhe mbahet peng në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kalojë menjëherë në administrim të PS. Nëse sot ka akoma shqiptarë që nuk e kanë parë e vlerësuar përpjekjen e opozitës për të çuar përpara procesin e integrimit e për të siguruar statusin, janë vetëm ata që shohin me sytë e Saliut, dëgjojnë me veshët e Saliut dhe flasin me gjuhën e Saliut,” tha Rama.

Rama tha se nuk do votohet drafti për Gjykatën e Lartë nëse nuk njihet një vendim i Gjykatës së Lartë për Qarkun e Fierit.

“Ky kryeministër i pakicës, që rri në karrige me vota të vjedhura, për të vjedhur çdo ditë Shqipërinë, është përgjegjës për katandisjen e integrimit në një proces tërësisht burokratik. Fieri është shembulli më flagrant i ndarjes me thikë të ligjeve që miratojmë dhe realitetit të paligjshmërisë që nuk ka lidhje me Europën ku duam të hyjmë.

Sepse nuk kemi të dashur asnjëherë të pengojmë procesin e integrimit, nuk e kemi ngritur asnjëherë këtë problem dhe kemi zgjedhur rrugën e gjykatave dhe kemi kaluar në labirintin e 13 proceseve gjyqësore dhe i kemi fituar të gjitha ato. Ne nuk mund të mbyllim sytë dhe as të ngremë dorën për drejtësi, ndërkohë që drejtësia që kemi marrë në gjykatë, na mohohet,” tha Rama.

Kryetari i PS përmendi edhe faktin se Berisha po shkel çdo konventë për të miturit duke bërë politikë para tyre.

Rama tha se çështja e dytë është ajo e reklamave shtetërore. Ai i kërkoi prokurorisë që të ndëshkojë Olldashin për financimin e PD përmes RD.

“Dje deputeti Shalsi dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme padinë për shkeljen flagrante të ligjit nga Ministri i Transporteve. Ai ka financuar jashtë çdo kriteri ligjor, me gjysmë milioni euro, Partinë Demokratike. Në çdo vend normal, një ministër që bën diçka të tillë jep dorëheqjen dhe merret në kujdestari nga prokuroria. Por ai nuk jep dorëheqjen pasi ka vepruar me dijeni të kryeministrit, që vozit makinën mediatike anti- opozitare.

Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht përballë këtij fakti flagrant,” tha Rama.

“Ky është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm nëse nuk ndëshkohet. Këto para janë një bombë që ka dëmtuar themelet e Kushtetutës, duke futur drejtpërdrejt duart e partisë në arkën e shtetit. Dua ta bëj shumë të qartë se skandali i financimit të mediave anti- opozitare, është më i madh se miliona euro. Grupi ynë i punës për transparencën tregon se është ende e pazbuluar një pjesë e mirë e parave publike të shpenzuara po njësoj për tribuna anti- opozitë. Jo vetëm ministritë, por edhe agjenci e ndërmarrje shtetërore janë përdorur për të ushqyer media të lidhura me interesa politike, e jo vetëm, të Saliut.

P.sh edhe ndërmarrja Albpetrol, që regjistron çdo vit humbje tragjike në buxhet për shkak të vjedhjeve, madje e dëgjuat edhe kryeministrin e pakicës kur e tha këtë, ka bërë reklamë për të financuar mediat e pushtetit,” tha Rama.

Kreu i PS i bëri thirrje këtyre agjencive e ndërmarrjeve të ofrojnë dokumentet e financimit të mediave qeveritare.

“Këto dokumente mund t’i fshehin edhe për nja nëntë muaj, por nuk mund t’i zhdukin dot. Prokuroria të shtrijë hetimet edhe këtu,” tha Rama.

Kreu i PS u shpreh se ata do propozojnë një draft për kufizimin drastik të reklamës qeveritare.

“Angazhimi im dhe i PS është i thjeshtë: Pas 9 muajsh do mbyllet njëherë e mirë ky kapitull i shëmtuar shpërdorimi. Nëse PD nuk pranon draftin tonë, do e kalojmë atë në parlamentin e socialistëve në 100 ditët e para të mandatit tonë,” përfundoi kryetari i PS.

 

 

20 komente në “Rama: S’votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë pa na njohur Qarkun e Fierit. Do propozojmë kufizimin e reklamave shtetërore”

  1. shekulli says:

    Goditja olldashit eshte kerkese e grupit mediatik Lul Basha – Ilir Meta. Me kete te fundit Rama po kalon muajin e mjaltit dhe ka marre te gjitha garancite per mbeshtetje ne prapavije. Plani eshte qe te shkatrrohet PD dhe te vihet diktatura proletariatit Meta- rama.

    1. elidoni says:

      Kaq shume sa e ka qelb SALA nuk ka pse habitet kush pse ka fillu me mbajt ere. Po se shpejti dikush, gjithkush, do i shtypi butonin e shkarkimit ketij mallisti pensionist dhe do e coj aty ku e ka venin, dmth n’hale te gomereve.

    2. amdoni says:

      Korrupsioni i kesaj qeverie duket edhe ketu, ne blogun e forteses se opozicionit qe esht TemA.
      Ja ku shkuan leket e RDse te ca llosha qe postojne sharje gjithe diten online.
      Megjithate nuk merakosni kend, shume shpejt Baca qe ju ka bere bytheca te gjithev do e haje ene per vete.
      Do ju leje ne mes te kater rrugve, po rrugen e kthimit ne VICI – ju dalte nga ta doni, do ta gjeni pa merak

    3. Albana says:

      BRAVO RAMA!!!
      Cdo dite po afron me ne fund dita kur Shqiperia kthen faqen rurale te politikes ne njue faqe urbane e te civilizuar. Ti je lideri qe ky vend duhet te kete, dhe shume shpejt do jesh aty per te treguar se si mund ti ndryshohet fytyra nje vendi te tere, sic bere me Tiranen.

    4. fjori says:

      Ka mbyten malot e pagdhendur, se ata me mend nuk dalin e flasin idiotizma. Ed Rama i ka tfituara zgjedhjet e xhelozia e disave, nostalgjike te kujtdo qe i shperblen per hunde bojkafe, nuk eshte vecse efekt anesor i megakorrupsionit te kesaj qeverie derrash.
      Po shum shpejt ne do e themi fjalen tone dhe e shohim pastaj se ku perfundon Saliu dhe derrkucet e tjere…

  2. ILIRET says:

    Kete kembengulje per Qarkun e Fierit duhej ta kishit treguar qysh nje vit me pare. Pasi , edhe ju te PS, ja keni me hile Europes. Nuk duhet te hyje ne BE, nje shtet i cili nuk zbaton vendimet e gjykatave. Sikur nje vendim, jo me me dhjetra e me qindra. Pra t’ja kishit thene qarte dhe shkoqur mekanizmave europiane .Nuk e meritojme te hyjme ne Europe, per kete , kete dhe ate arsye, te cilat jane me qindra.
    Boll me me demegogji e genjeshtra europiane. Cfare ndryshimi do te kete ?Sot s’jeme neser jemi ne BE. Do te jetojme me mire. Do te kete siguri ne rruge. Nuk do te na vjedhin politikanet dhe ordineret.
    Ja merni NATO-n !Qe kur jemi pranuar ne NATO, ne bajme vetem qejf. Pune nuk ka , cmimet ne stratosfere, siguria per toke.. Ti leme fjalet me suksese te medha e terci e verci…

  3. flogert says:

    ta pa bytha proletariatin?… fol si me qene frrok cupi

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Edi Rama ti qendroje deklaratave, sepse kohet e fundit Rama ndryshe flet dhe ndryshe voton ne parlament duke jua plotsuar deshirat Berishes. Rama tha qe nuk do ta votonte edhe heqjen e imunitetit, por me vone e votoj heqjen e imunitetit duke treguar qe nuk eshte i vendosur per deklaratat qe i nxjerre nga goja. Pra kohet e fundit Rama eshte bere i lekundur duke mos i qendruar vendimeve qe merr, pra shqiptaret do ta kene te veshtire ti besojne Rames sepse ben nje politike te lekundur.

  5. erla zedhenesja says:

    Te them te verteten ketu ne pd u shpeton shura nga EDI ,i pari eshte Basha pastaj Berisha ja di dinakerine EDIT qe kur ishte ne pd e 91 dhe te gjithe mendojne se vetem po te manipulojme votat mund te qendrojme ne politike se po e mori ky do na haje llapen e syrit.Mendonin se Nishani mund te beje gje por ati po i keputen pjeset e trupit nje nganje,kemi ngelur keq se edhe jozefina keputet para tij emocionohet shume ehh .

    1. shqiperia says:

      Ju simpatizantet e Edushkes Ai nuk puth ne kete qeveri kurreeeeeeeee

  6. Shkupi says:

    Kjo eshte nderhyrje ne sistemin e drejtesise,turp per opoziten qe nuk din te bej opozite.

  7. Lisi says:

    Vetem antishqiptaret e japin interesin e kombit-shtetit per interesin personal dhe partiak.Ky eshte turpi me te cilin po gjallon shqiptaria.Personalisht,jam per ndryshime,por jo me ata,te cilet e japin shtetin per parti,siç bente Enver Haxha dhe,tanime po i shohim per dite,rezultatet e asaj politike,e cila krijoi;varferi materiale,vereferi mendore,vareferi kombetare,fetare dhe te organizimit te mbajtjes se shtetit shqiptar dhe te demokracise.Opozita e ketille,qe kushtezon qeverine para realizimit te nje enderre te kahmotshme te shqiptareve, per te qene anetare e barabarte me shtetet e nje kontinenti me te civilizuar,me interese partiake,kurre nuk duhet udhehequr shtetin,pa marre parasysh,kur dhe ku gjendet kjo.

  8. Heron says:

    Çu bë me grevistet o Mero Baze????

    1. mero says:

      jemi ne pritje te dalin vete nga greva dhe po nuk dolen
      veten do te demtojne .Shqipwria eshte e forte , ben edhe
      pa keto burra trima.

  9. LENINI says:

    Mos i besoni.Ben shaka.Sa here ka deklaruar,per probleme me thelbesore se kjo e gjykatave dhe i ka votuar? Pa mbarim.Edhe kete ligj do ta votoje,pa mare asgje nga ato qe kerkon.E keni vene re,dolen me tre kushte ne fillim,tani e reduktoi ne nji,neser kur te takohet edhe me Arvizune,do ta heqe fare dhe do e votoje ne parlament.Bure pa bythe.I torturoi socialistet e shkrete,ata budallenj qe i besojne kesaj mostre.
    Me vjen keq per Erjon Braçen,qe ndodhet gabimisht ne tufen e ujqerve te murme,ujqerve qe kane rembyer nga pasuria e popullit dhe kane rene sot squka,duke ruajtur pasurite e grabitura.

  10. HORRI bulevardit says:

    O Edi Rama, Saliut i ra llotaria amerikone, 850-miljon a e ke morr vesht apo jo, biles u ka gzu aq shum, sa na ka premtu se ka me na i dhan gjith paret ne popllit, strrej vallaj, pyt tgjith, un per vete, mjan trubullu ment se o pare modhe, ai Bracja juj mka thon se jina deri mfyt me borxhe, nji kalamo qe lind, o fut periher ne borxh 3500 dollar, une jom vet i pesti jom myt mborxhe, vetem bankes botnore dhe FeMeNes, i kom si famije 17500 dollar borxh, hajde mushi menjen atyne se un si kom pa me sy ato pare, ata mthon se ne ja kina dhan zotit tuj dhe kshtu tuj tuj tuj, meta tu bo si pul detje, lene masnej se kom ne ke lista dyqonit katunit o mush nji faqe plot.
    Te du fort Edo, por ket rradh kom me ja dhon voten Sales, se mka premtu se do mlaj borxhet, me fitu ti vallaj mduhen nja tre vjet ti laj, ky Sala mka premtu se kom me ti la sa tmorr mandatin tjeter dhe ke me vozit me FERRARRI, pranej Edo jepja ne ti voten se tpakten la ato borxhe.

  11. PATRIOTI USA. says:

    Faleminderit zoti Rama. Me keto qe thoni ndaj kesaj qeverie kusaresh dhe hajdutesh ne jepni shprese se shqiperia dote behet. Edhe ne qe kemi mare rruget e mergimit mezi presim qe te kethehemi ne vendin tone, kure te mose jete me Sali satanaja, kure te kete rend e qetesi, regull e pasterti, pune e begati drejtesi per te gjithe. Te mose kete vjedhje dhe korupsjon. Urime ne 2013.

  12. Kol Tivari says:

    Sa te jepet statusi se Rama e voton ligjin.Sa per frike qe ka Berisha as qe e rruen per Ramen.Me 2013 Ramen nuk e votojne te vetet dhe jo ma te tjeret.Rama ne korrik iken gjoja me pushime dhe se kthehet me as betimin si depudet se ben fare.Ne Tajlande ka hap bordello per homo e shkon atje.
    Me ata te burgosurit cfare u be spo meret vesh ?U dogjen apo ju dogjen letrat ne dore me Ramen,Topin e Spahine?
    Hajt tung

  13. Din Kruja says:

    Nje nga komentuesit, dhe pikerisht personi qe ka firmosur me emrin Lenin e ka drejte. Ed Rama, sapo ti shkojne ambasadoret te zyra, do te dergoje grupin e milardiereve qe ta votojne. Me pas do te mashtroje te vetet duke u thene se une nuk desha, por me detyruan nderkombetaret. Kjo me qellim qe te kamufloje bashkupunimin qe ka me te djathtet.
    Ed Rama s’ka pse te vere kusht Fierin, se s’po kane mundesi te vjedhin ne kete Qark. Ai po te ishte burre te mendonte dhe te mundohej per popullin. Jane me 18 mije vendime gjyqesore te pa zbatuara. Asnje fjale nuk flet per kete skandal. Shkon e denoncon reklamat dhe nuk merret me nje nga shtyllat kryesore te demokracise detyrimin e shtetit qe te zbatoje vendimet e gjykatave. Edi eshte pak te te thuash se ne koken tende nuk ke asnje parim demokratik, prandaj dhe nuk te ben pershtypje kjo situate e rende ne fushen e zbatimit te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje