Braçe: Kombinati i Poliçanit u vu në punë për të prodhuar municion për serbët

4 Tetor 2012, 16:51Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se ka vënë në punë Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, jashtë objektit të tij të punës, që sipas Braçes është ai i demontimit të municioneve.

Sipas Braçes, kombinati ka importuar lëndë të para dhe ka prodhuar municione për llogari të tregtisë me një kompani serbe.

“Sipas dokumenteve të nënshkruara nga vetë drejtori i Kombinatit të Poliçanit, prej shumë vitesh, prej të paktën 10-12 vjet, Kombinati ka marrë një tjetër profil, atë të demontimit të predhave dhe të municionit, pra të demontimit, kryesisht të predhave të topave, mortajave, që kanë një kalibër shumë të madh dhe përbëjnë rrezik për popullsinë.

Ky proces natyrisht që është financuar nga partnerët tanë më të rëndësishëm nga DASH, nga NATO dhe agjenci të tjera, por ministri Imami, Ministria e Mbrojtjes, ndërmarrja MEICO dhe të tjerë zyrtarë të korruptuar po tentojnë dhe i kanë dhënë Kombinatit të Poliçanit në mënyrë të kundërligjshme edhe profilin e prodhimit të municioneve. Kemi një set dokumentesh që provojnë një marrëdhënie të re të kompanisë ‘UNIMESCO’, kompani me lidhje të forta me zyrtarë brenda Ministrisë së Mbrojtjes, e cila importon barut në Çeki, importon kapsolla në Bosnje, për llogari të Kombinatit të Poliçanit dhe të prodhimit në Kombinatin e Poliçanit të fishekëve për pistoleta. Dhe pastaj akoma më tutje, Kombinati i Poliçanit ka hyrë në një marrëdhënie eksporti të këtyre municioneve të reja, të krijuara përmes marrëdhënies ne kompaninë UNIMESCO të shitjes së tyre në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën,” u shpreh Braçe.

“E gjitha në mënyrë të paligjshme. Sipas korrespondencës, që ne zotërojmë midis Kombinatit mekanik të Poliçanit dhe autoritetit kombëtar të eksporteve shtetërore ushtarake rezulton që Kombinati Poliçanit veprimtarinë e tij në QKR të regjistruar nuk e ka import-eksportin të mallrave dhe të municioneve. I është kërkuar me këmbëngulje, por edhe sot po ta hapni faqen në QKR, unë e kam bërë para gjysmë ore nuk rezulton që Kombinati mekanik i Poliçanit të ketë licencë apo të ketë regjistruar si aktivitet të tijin edhe import-eksportin e produkteve ushtarake.”

Nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Braçe, për të nëntën ditë me radhë ka këmbëngulur se Partia Socialiste nuk ka nxjerrë asnjë sekret shtetëror, ndërkohë dokumentet e publikuara përveçse denoncojnë korrupsionin e hapur dhe shkeljen e ligjit nga ministri imami, nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë kombëtare.

“Ne nuk zotërojmë dhe nuk kemi publikuar asnjë dokument i cili të rezultojë të jetë i klasifikuar, sipas detyrimeve që përcakton ligji për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, tha Braçe.

Në konferencën e radhës për shtyp, deputeti Braçe ka bërë edhe një herë një listim të dokumentacionit të paraqitur në këto 8 ditë, që i bën krejtësisht të pazbulueshme aferat korruptive në tregtinë e armëve dhe municioneve luftarake dhe përgjegjësinë direkt të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Braçe ka këmbëngulur veçanërisht në pjesën e skandalit që lidhet me pazaret e bëra me një tregtar serb armësh të vendosur nga OKB në listën e saj të zezë.

“Në këtë botë ka shumë tregtarë, ca që i respektojnë ligjet dhe veçanërisht ligjet e Kombeve të Bashkuara, ca që nuk i respektojnë ato. Për fat të keq ministri Imami, ministria mbrojtjes dhe institucionet e varësisë së tij kanë zgjedhur që të kryejnë marrëdhënie tregtie me një shtetas që është në listën e zezë të OKB-së”, është shprehur Braçe.

Deputeti socialist nuk ka lënë pa përgjigje edhe akuzat bajate të dikasterit të drejtuar nga Imami lidhur me Kombinatin mekanik të Poliçanit. “Kryeministri i vendit Sali Berisha, ministri i mbrojtjes Arben Imami dhe të tjerë zyrtarë të këtij shteti kanë të paktën 3 javë që vihen në dijeni nga kryetari bashkisë së Poliçanit i zgjedhur me vota të popullit të Poliçanit që prej 3 javësh Kombinati mekanik i Poliçanit po zhvishet, po shitet i gjithi për skrap”, ka theksuar Braçe. Punonjësit e këtij kombinati kanë mbetur 4 muaj pa rroga dhe shlyerja e tyre nuk është bërë nga fondet e ardhura nga demontimi, por nga shitja e pajisjeve të kombinatit për skrap.

17 komente në “Braçe: Kombinati i Poliçanit u vu në punë për të prodhuar municion për serbët”

  1. Demi says:

    Bravo Braçe qe e publikove mesazhin tim,keshtu vazhdo.

    1. daku says:

      po kur ishte nano??????????pse nuk denoncove mor zhuls muti?

      1. Demi says:

        O daku,un s’mbeshtes asnje parti,un jam n’hesap tim. Un mbroj popullin shqiptar me aq sa mundem,s’perfaqsoj as s’mbeshtes njeri!
        Thjesht i dergova 1 artikull te Wikileaks per lidhjet e Imamit me Tesiç dhe nderhyrja Amerikanve ne portin e Durresit duke konfisku kontenieret qe kishin per destinacion lindjen e mesme.

  2. Epirioti says:

    Mire mo Brace, shume mire bene qe flet e nuk pushon kunder Berishes dhe hajnave te tij. Por te pakten mund te na thuash se c’fare vlere dhe merite do kesh ti nese Sala, “larg qofte”, e kthen koken nga pas diellit sot. Kush je ti qe duhet te jesh gjithmone pa libreze pune ne jeten tende, c’merite, c’zgjuarsi ke per ta bere mire kete vend, ti nje cope gazetari ke mbaruar. Edhe une e shaja Salen e pare kur ishte bne pushtet, e shaja Nanon, Meten, Majkon e Ramen kur ishin ne pushtet, e shaj ende Salen e dyte qe eshte ne pushtet, e me beso shume me teper se ty e me fakte , opinione e analiza qe me kane dale te sakta ketu e 20 vite para, por prape vazhdoje te punoje e nuk me qas njeri per tu bere dicka se nuk te lene rroca-poca si puna jote qe jeni te gjithe aty ne PS, PD e gjithe me rradhe. Mjaft lufton te behesh prape deputet duke share Salen, Salen e urren populli me shpirt e jo me interes sic e perdor ti. Njerez te vegjel(jo nga shtati, por nga botekuptimi)

  3. habjoni says:

    ti Brace ben ham, ham ham, se nuk po fiton leke si me perpara, por Imami i ndan leket me Xenin e Sadijes(ndonjehere edhe i ben hile), me Titin e Blurit etj. ti brace do qe leket te ndahen me ty si ne kohen e Majkos. Helidoni(baxhanaku) i Majkos e ka pohuar me gojen e vet se kur u shiten katjushat 12 grykshe fringo te reja(kalibri 107mm)per 208( dy qind e tete) $ copa ti e more pjesen tende. Kur u shiten ne kohen ew Gjiknurit sot deputet i PS-se,rraketat moderne kineze QW1 me nga 50 mije $ copa majko ta dha edhe ty pjesen qe te takonte e s’te takonte etj. etj.Pra ham hamet e tua Brace nuk jane parimore, por pu8ne ndarje pjese. OK plako.

    1. Shtegtari says:

      Je i sigurte per keto qe thua o “habjoni”? Pa dashur te ve ne dyshim keto qe thua po me habit shume se eshte hera e pare qe i degjoj. Une sapo shkrojta nje koment me poshte ku e lavderoj Braçen se nuk kam degjuar gje me pare. Po si shpjegohet qe pusht-etaret tane HALE nuk ja permendin keto qe thua ti? Ata jane gati te germojne me rrenje e me dege edhe gjynahet e prinderve e te gjysherve, e jo me te vete personit qe “guxon” ti shaje.
      Po qene te verteta keto qe thua “lum” ne e “lum” vatani

  4. liri a vdekje says:

    brravo brace e ke marr ne patronazh ket funderrinen e ministris mbrojtjes po ctu desh politika mor ben kodoshi mir kishe violincelin .kishe dhe babin oficer .

  5. Shtegtari says:

    Kam ndryshuar krejt pershtypjen qe kisha per ty si “mistrec”, o Braçe.
    As kush nga pushtetaret tane te qelbur qe nuk hezitojne asje çast per ta bere qimen tra per tu deukur si “luftetare te thekur” anti-korrupsion, nuk te kane “akuzuar” as edhe nje here per korrupsion çka indirekt do te thote se duhet te jesh pergjithesisht i paster e per pasoje nje “luks” per vendin tone te gangrenizuar nga korrupsioni (te majte apo te djathte qofshin).
    Po ç’e do, po me dhimsesh, as te tute nuk ta varin, e nuk te vleresojne.
    Je NJE e i vetem; LAJ, THAJ, VISH

    1. demi_terbuar says:

      Shtegtari,bindu! Kush ka punuar me par si ne kohen e Nano-s apo te tashmen e Saliut,jan te stervitur per te vjedhur,nuk ju ben pershtypje asgje,kan konkurenc me njeri tjetrin…
      E vetmja zgjidhje esht nje parti e re,me moshen mesatare 25-vjec,pa asnje lidhje me Bamir Top-a apo Kreshnik-a.
      Duhet nje Avni per te “la hesapet” me Saliun,para 100 vjetorit,me pas nje Qeverisje e re,jo PS,AKZ,FRD…
      Por njerez te arsimuar qe skan as majen e gishtit te korruptuar,njerez te motivuar,nacionalista!

  6. nardone says:

    nese Brace do te kishte marre pjesen e tij nga shitjet do ta kishte mbyllur sqepin si shume plera te tjera qe jane rreth tij,kam mendimin qe ai eshte i paster dhe eshte i vetmi qe po lufton korrupsionin me fakte. te lumte Brace njerzit si ty i duhen atij populli.

  7. l says:

    100 vjetori te na gjej pa Qeverin Berishjane,eshte turp per SHqiperin dhe SHqiptaret…

  8. Mallakastrioti says:

    ..Cuditem, po pse vetem Bracja dhe vetem Bracja, ne sulem kunder te Korruptuarve???Ku eshte Edi Rama??Dhe Gjithe PS-ja-…apo kane frike nga sali Berisha???

  9. atdhetari says:

    Shpif, shpif se dicka do te mbetet, Aburditet
    Nqs dicka vihet ne pune cte keqe ka ky vend, nqs dicka shitet nga keto mbeturina te diktatures dhe parate futen ne arkat e shtetit ku qendron korrupsioni, si duket korrupsion ju quani kete menyre dhe vjedhjen pune patriotike, keto qe thoni jane absurditete o fshatar Berati.

  10. Realiteti says:

    Demi i terbuar,
    megjithese endrra i ke,por edhe si endrra jane te prapta dhe te jashtligjshme.E zeme se i arrite gjithe te tjerat duke pare enderra me sy cele,po ate te fundit, partine me 25 vjecare,te arsimuar,te ndershem e te pakoruptuar si do ta arrishe ta formojsh?Ke gjetur ndonje aparat per matjen e ketyre cilsive?Apo edhe kete e zgjidhim me endrra.Degjo zoteri,qyshse njerezimi ka filluar re krijuar shtetin keshtu si ti kan menduar dhe kan thene:Te veme ne pushtet njerezit me te ndershem,me te…,me te…,e keshtu me ralle.Por pak pasi ata e kane marre pushtetin,kane dale “armiq”,kane dale”tradhetare”,kan dale hajdute,te koruptuar e tj.,e tj.dhe kane vrare njeri tjtin.Qe te bindesh per kete,merr mundimin e lexo pak histori,para se te zere gjumi e te shohesh enderra.Jan dashur te kalojne mijra vjecare,djalosh,qe njerezimi te bindet se e vetmja menyre me e pranueshme per qeverisjen e popujve eshte DEMOKRACIJA me ane te zgjedhjeve te lira.Demokracija ka mekanizmat dhe aftesite te korigjoi veteveten dhe te shkoi drejte permirsimit dhe persosmerise…Menyrat e tjera jane vetvrasje.E ke degjuar ti shprehjen se revolucioni han kelyshet vet?Keshtu i ka ndodhur burrave te medhej e te shquar ne histori,e jo me demave te terbuar si puna e juaj,qe iu hedhin per toke me nje shtize pas shpine…

  11. e verteta says:

    Ore,Brace,nuk po kuptojme nje gje nga shkrimi yt:Po prodhohen e po shiten arme nga kombinati i policanit,apo vete kombinati po cmontohet e po shitet per skrap?Pastaj,nuk na dhe ndonje fakt se ajo firme serbe qe ti e permend me gjysem zeri,qenka ne listen e zeze te OKB-s.Akuza te pavertetuara mund te bei kushdo dhe per cilindo.Brrace,kujdes se njeriu kur genjen shum dhe cdo dite,edhe ngaterrohet e behet lemsh.Nuk thote kot populli:”shum e per lum…”

  12. HORRI bulevardit says:

    Brace mire ben qe i nxjer te palamet Saliut, por nga nji ane e ka kot se pershembull ne Kosove, sja varrin fare se ne fakt ka dale me qindra here qe Saliu ndihmon serbet, qe eshte dhender serbije, qe ben biznese me kriminele serbe dhe kosovaret sikur u pelqe kjo dashuri me serbet, panvaresisht se serbeve su rruhet per kosovaret, por kosovaret jane shume te kenaqur qe Sali Berisha i mban ne kontakt miqesor me vllaun serb, per kete ata lejn koken per Saliun, dhe i them Saliut se po sfitove ne 2013, mbaje vrapin ne Kosove se atje te presin, ke per tu ber president sa hap e mbyll syte se do ti zhvillosh lidhjet Kosove Serbi, deri ne nje ribashkim fatlum.
    Ne Shqiperi akuzat e Braces, jane vetem sebep debati neper kafenete e fshatit, qe irritohen me gjendjen e veshtire ku jane, por qe ne fakt u pelqen kjo gjendje, se kush punon, ska kohe per llafe, meqe shumica jane te papune, i duhen dhe sebepe dhe informacione edhe sekret per te kaluar nje dite te zymte.

  13. Bardhi says:

    Ne kosovaret edhe mund t’i besojme lidhjet e njerezve te Salos me serbet,por jemi deshmitar te fakteve se ato jane shume me te vogla se lidhjet e socjalisteve te Shqiperise me serbet,serbin,grekun e pansllavistet.Veq nje ilustrim:U kujtohet takimi ne Krete mes Nanos e Millosheviq?po deklarata qe beri aty Nano?Andaj nuk themi se Salo shlelqen,por nga dy te kqija zgjedhim me te voglen.Ju keni trumbetuar se Enver Hoxha ka qene anti kosovar dhe s’ka bere gje per kosoven nuk doli keshtu nga dokumentet qe perdite po i zbuloni vet.Ishte dhunues e anti demokratik me elemente mizorie Enver Hoxha,por sisteme perkatse ne vende perkatse krijojne njerze te till.tek e fundit per kafshen duhet konopi per ta lidh apo druri per t’ja thyer turinjet.Shpresojme qe edhe salo te mos dal pro serb mbeshtetur ne traditen e zones nga rrjedh sado qe e mba per grua t’bijen e Sllavice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje