Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 2-vjeçare dhe plagosjen e nënës dhe motrës së saj ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë, ku një automjet me targa BBET 44 ka përplasur një grua bashkë me dy fëmijët e saj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen vajza 2-vjeçare me inicialet I.P ndërsa janë plagosur nëna e saj Mimoza Poka 26 vjeç dhe vajza e saj 4-vjeçare me inicialet S.P.
Menjëherë të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, ku sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 4-vjeçares është e rëndë, ndërsa gjendja e nënës është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Gentian Mullalli, punonjës policie në burgun e Peqinit, i cili po merret në pyetje nga efektivat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
o njerez te papergjegjshem qe jemi aksidentet ne shqipri jan bere si gje normale,shofera me 1 muaj qe marin patentet e ja ku jan pasojat,rruget si rruge mali jo si rruge kombtare,ngushellime familjes se viktimave
o idiot,,,,,ku i ka pa elbasoni rruget noi here,,,,,tashi qe i pa,del ti,kokrra palles.
Booo, c’fatkeqesi! Pa dashur te kalojme ne konkluzione pa i njohur rrethanat, ne nje fare menyre dihet qe punonjesit e policise e kane nje fare arrogance kur gjenden mbrapa timonit! Ndoshta besojne se jane teper te rendesishem.
Ironija e fatit eshte qe nena eshte jashte rrezikut per jeten nderkohe qe nje femije nuk jeton me dhe tjetri eshte ne lufte per egzistence! Keqardhje!
mos e bej bajat komentin,vetem se drejtuesi eshte polic.drejtuesi i mjetit nuk ka faj,eshte ne rrug te tij,dhe pse u dashka te fajesohet?!kur nuk e do jeten e saj e te femijes fshatarja,cfar ti bej shoferi!!!!e ka perplasur ne rrugen per mjete levizese,jo ne trotuar.Te terve mund te na ndodh neser.
o kafshe edhe sipas teje po te gjeti ne rruge ka te drejte te shtypi ?? policat ne shq 80% sillen arrogant tamam sic e ka pershkruar komentusi me lart..sipas teje ku te ecte ajo femra ?? te ikte malit duke qene rruga 10 m e gjere dhe nj polic debil qe ka ec me 150 ne ore te jesh i sigurt per kete.
ne vendin tone kush ka pak pushtet jane arrogant,ke shume te drejte o elinor .NGUSHLLIMET FAMILJES.
Shqiperia e Sal palles po ndryshon.. me police gangstera..
Nuk gjej fjale te them,e vetmja qe me shkon ne men eshte qe SHQIPERIA NUK NDRYSHON,por ka mbaruar,eshte kthyer ne varreze.mjere familja dhe ajo femije e gjore qe fati i denon si shume te tjere te lene kockat rrugeve nga ky shtet qen
SA KOT
ne shume aksidente dhe ngjarje qe jane te perfshire punonjes Policie ka dicka qe anashkalohet me apo pa dashje nga mediat…
targat e huaja qe perdorin punonjesit e Policise…
edhe ne kete aksident targat jane nga gjermania (Böblingen)
http://de.wikipedia.org/wiki/Liste_der_Kfz-Kennzeichen_in_Deutschland
makina – eshte e vjedhur,(nuk e di po eshte e lehte te verifikohet) eshte pa siguracion dhe nuk paguan taksa…
edhe ne ngjarjen e para disa diteve ne mes te Tiranes trupat speciale te policise ishin me taraga te huaja dhe te pa regjistruara as ne gjermani (sepse hiqet stema e Bundeslandit kur çregjistrohet) as ne shqiperi.
Han jo me dy porta, por Han pa porta eshte bere shqiperia.
ngushëllime familjes !
komenti i Edor-it shumë i saktë !
Aty nuk eshte puna ne eshte polic apo jo, por pjesa me e madhe jane te papergjgjshem. Pothuajse 90% e shofereve pijne para se te hypin ne timon, dhe e kane per mburrje.Kjo ndodh sepse ai polici rrugor i paqethur dhe qe e ka mbuluar pluhuri i rruges e ka mendjen te fusi ndonje lek ne xhep sepse se ka te sigurte dhe per sa kohe do jete ne ate vend pune, plus duhet te nxjerri leket qe ka paguar per ate vend pune.Por te gjithe punonjesit e policise apo ShISH si dhe kuptohet mjetet e Parlamentit apo qeverise ne Shqiperi kane tendence shpejtesine dhe mosrespektimin e rregullave te qarkullimit.Ngushellime familjes dhe sherim te shpejt femijes tjeter.
Ceshte kjo targe BBET 44???? ka shume mundesi qe ai automjet mos te kishte fare leje per te qarkulluar. Shumica e punonjeseve te policise kane vetem makina me targa te huaja qe mos te pagojne taksat e makines.Ngushellime familjes