Humor në Kuvend: Ja njerëzit që aspironin kreun e KQZ-së

4 Tetor 2012, 10:13Politika TEMA

Ka qenë e mbushur me humor të hidhur seanca dëgjimore me kandidatët për drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një nga kandidatët, Etleva Paplekaj, në CV-në e saj, dorëzuar në Kuvend, shkruan se është shkolluar për juridik në Shkodër. “Jam shkolluar nga kolosë të Fakultetit Juridik si Arenca Trashani, Lulzim Lelçaj apo profesoreshë Pranvera Shtjefni”, shkruan ajo.

Një tjetër, Sokol Hasani, kërkoi vetëm votën e Dash Sulës. “E kam shkruar me shaka në CV që jam diplomuar në të njëjtën kohë me Çlirim Gjatën dhe Arben Ristanin. Një shokut tonë, që është në Gjykatë të Lartë, i kam thënë dy kritere nuk plotësoj dot: për kryetar KQZ-je, që duhen të gjatë, dhe për dekan juridiku, që duhen të shkurtër. Kështu që unë jam në mes,” tha ai.

Kurse Kastriot Frashëri u sugjeroi deputetëve që të lexojnë librin “Përse dështojnë kombet”, duke e quajtur një studim interesant.

Sajmir Vishaj tha se nëse fiton ai, rezultatin e zgjedhjeve do e shpallë pas pesë ditësh nga dita e votimit.

Kandidati Agron Haxhimali tha: “Kam qenë kryetar i komunës Petrelë, i propozuar nga PD. Nëse do jem në krye të atij institucioni, zgjedhjet e vitit të ardhshëm do jenë më të pakontestueshmet”.

Kurse Neritan Kalamishi deklaroi: “Në Shkodër kam punuar si kryetar i SHIK-ut në vitin 1996-1997. Kam qenë kryetar i KZAZ në Shkodër. Në zgjedhjet ku kam marrë pjesë, nuk ka pasur asnjë kontestim”.

18 komente në “Humor në Kuvend: Ja njerëzit që aspironin kreun e KQZ-së”

  1. Ramy says:

    Arenca eshte vertet kolose. e keni pare sa eshte??? sa nje mal. hahahahahahahahahahahahahaha

    1. V V C says:

      Si kalamaj kopshti.Njerez amatore, CV amatore. Germoni se do kete edhe me.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-5.html

    2. analist says:

      Mire qe nuk kandidoi ndonje nga keta koloset,se do merrnim vesh kusedi cfare rinoceronti do u kishte dhene mesim…sigurisht ne kudhren boterore te dijes,ne Institutin e Shkodres!

      1. elona says:

        hahaha…

        sigurisht ne kudhren boterore te dijes,ne Institutin e Shkodres!
        me shkrive

        1. elinor says:

          Ca keni more njerez qe zbardhni dhembet?! Instituti i Shkodres eshte me prestigjiozi nder te gjithe nje institutave qe ka qyteti!!

  2. Sandri says:

    Kam qeshe me lot: “kolosë të Fakultetit Juridik si Arenca Trashani, Lulzim Lelçaj apo profesoreshë Pranvera Shtjefni”

  3. akil says:

    Per te vene duart ne koke.Dhe ne presim qe te kete drejtesi ne gjykata keta kur tallin lesht ne mes te kamerave imagjino ne sallen e gjygjit.

  4. kolonjari says:

    Pse me duket si tip delli mua ai Kastriot Frasheri. Imagjino te drejtoje KQZ Kaci si i themi ne hahahahahah.
    E dini si thote Kaci une jam Katolik Europian. Kaci eshte nga Navosela nje fshat me 120% Myslimane. Me besoni eshte Idiot .
    Nuk e kuptoj si nuk paska dorezuar CV edhe Gani Gurguri,Vali Korleone etj etj sepse edhe keta mungonin.

    1. Eno says:

      Nje kolonjar nuk flet kurre keshtu. Kastriot Frasheri eshte nje ikone ne kulturen kombetare dhe ka qene i vetmi ne kete grup qe nuk ka asnje njolle ne jeten e tij. Seancen qe ndoqem ne televizion e tregoi: Ai beri diference me kandidatet e tjere me nje fjalim brilant qe te kujton vertetr ato te parlamentit te viteve 1920. Khjo eshte evidente.

  5. hawk999 says:

    O “akil i diteve tona”,po ku mos te tallesh lesht ne kuvend me ata lloj mostrash qe na thirren vetem per sy e faqe se e kishin vendos qe me pare se ke do zgjidhnin? Cfare te thoja,qe i thoni Berishes se po me vuri ne krye ,do i terheq 2 kallezimet per te??S’ia thoja dot se vetem nje dite para kisha depozituar nje kallezim tjeter po per te,biles dhe ne kallezim kam tall lesht se kam shkruar: vijon numrin e ardhshem.Keshtu qe rri urte akil se ta di piken e dobet(kemben)….P

    1. libera says:

      Lefteri Lleshi do behet

    2. TA says:

      Pavaresisht se patem replika dite me pare… kur ke te drejte, ke te drejte. Qershorin qe vjen besoj se do kemi nje tragjikomedi KQZ-je, por si gjithmone ne kurizin tone.

  6. sherifi says:

    Ja pra qe zgjedhjet e ardheshme tani jane ne dore te sigurt,nuk do kete me kontestime,nuk do kerkohet hapja e kutive,nuk do ket me vota te hedhura gabim,nuk do ket nevoj as per kolegj zgjedhor dhe saliu do dali 99.9% si ne 1996.

  7. Eluana says:

    Kolosja Arenca Trashani qe numeronte si derrkuce e vetekenaqur votat diten e zgjedhjes se Nishanit president… po Arenca as mbiemrin e vet nuk ka mundur ta shkruaje ashtu siç duhet: Troshani, por e ka lene siç e shqipton ana myslimane ne Shkoder: Trashani. Me siguri kosit i thote “kas”, e orizit “ariz”…e kur nuk merr vesh ndonje gje, pyet: ça thet ma, ça thet? Sa prapa botes jemi.

  8. alba aba says:

    Ngrihuni kembe u bini kembeve, se per koke as nuk behet llaf gjekundi.
    Shqiperi e mjera Shqiperi,nuk ke me burra, sepse nuk ke me as rini.

  9. alma says:

    Nuk eshte e ndershme te kritikohen ata qe paraqiten kerkese per te marre pjese ne kete konkurs. Perkundrazi, ata duhet te falenderohen se paten kurajo qe te shkojne ne nje gare. Ajo vajza qe ka shkruar se eshte diplomuar ne Shkoder dhe ka patur konsiderata per pedagoge nuk ka bere ndonje krim qe te akuzohet kaq rende. Ne fund te fundit ajo eshte nje njeri qe me shume mund e djerse eshte shkolluar jo si brezi i sotem qe shkojne dhe blejne diplomat!!!!!

  10. ardian says:

    Cfare rendesie ka kush ka kandiduar. me ne fund PS perzgjodhi kandidaturat e saj.
    Majko i vleresoi te dy kandidaturat. Ne origjine te dy kandidaturat nuk jane te djethta.
    PS parapelqen zonjen Xhaferrllari dhe per te do te votoje.
    Ky eshte informacion i sigurte qe vjen “nga brenda Godines se PS”
    keni per ta pare te hene kur te jete votimi.

  11. delfini says:

    Sa mire do te ishte qe ti merrte portokalllia per humor se do te shkulesh se qeshuri mileti me keta derra……..Lum ky popull qe i ka te narrojne dhe te na lene pas…..Kjo pune u be vari leshte.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje