Frika se Perëndimi mund të futet në luftë me Sirinë është shtuar më shumë sot, kur Turqia sulmoi Sirinë.
Goditjet e artilerisë turke ishin përgjigje ndaj bombardimit të një fshati turk një ditë më parë. Gjatë sulmit sirian mbetën të vdekur një grua dhe katër fëmijë.
Dhuna ka bërë që NATO të mblidhet në një takim urgjent, ndërkohë që analistët thonë se ky është një përshkallëzim i rrezikshëm.
Në një deklaratë, kryeministri turk, Erdogan, tha: “Forcat tona të armatosura në kufi u përgjigjën menjëherë ndaj sulmit. Objektivat e goditura ishin identifikuar më parë me radar. Turqia kurrë nuk do lërë pa përgjigje provokime të tilla të regjimit sirian kundër sigurisë tonë kombëtare”.
Përfshirja e Perëndimit në këtë konflikt deri më tani ka qenë e kufizuar vetëm në mbështetje financiare për rebelët që luftojnë Asadin.
Korrespondenti i BBC thotë se nuk ka shumë gjasa që NATO të përfshihet në konflikt, por natyrisht fjalët që do përdorë do të jenë shumë të ashpra.
Tani gjithçka do varet nga reagimi që Damasku do ketë ndaj bombardimeve turke.
Disa orë pas raportimeve për sulmin turk, nuk ka asnjë të dhënë nga Siria për shkallën e bombardimeve dhe dëmet e shkaktuara.
Korrespondenti i BBC vijon të theksojë se të dy palët nuk duan që konflikti të përshkallëzohet, por marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.
Nuk eshte solucioni te ndihmoni me arme rebelet dhe pastaj te themi “shiko si i vret njerezit” se cilido shtet do bente te njejten gje. Ndalojini ndihmat dhe hyni ne dialog se ndryshe popullit Syrian do ti shtohen vuajtjet dhe do dilni si bashkfajtore. Kur shikojme rezultatet e pranveres arabe qe nga shtete laike u shnderruan islamike lind pyetja, ku eshte qellimi ?
Me ke eshte ne kete rast Ilir Meta dhe Koalicioni pozitar me baze te gjere sa bythet e Mona-Lilos?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html
Bravo Turqise ska rruge tjeter vetem nderhyrje ushtarake
Ty buegaxhi mire ta paskan bere qe te kan rras ne burg. Duhet ti kishin hedhur celsat ne det mos dilje me
Per vellezerit turq jam gati qe te shkoj vullnetar po te jete nevoja e te luftoj kunder e te heqim afe Asadin.Jam i sigurte se kete mendim e kane me mijra e mijra shqiptare.Po tja besh kete ftese shqiptarevet e ti thuash se mbas Sirise ti hyjme Greqise besoj se qysh sonte shifra kapte 2 milion shqiptare……