CEZ: Gjobat e tatimeve dhe ERE rrezikuan furnizimin me energji

3 Tetor 2012, 18:45Politika TEMA

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, paralajmëroi sot publikisht se përkeqësimi i situatës financiare të kompanisë nga gjobat e vendosura nga tatimet dhe entit rregullator- ERE mund të rrezikojnë furnizimin me energji. Duke iu referuar shembullit të vitit të kaluar, CEZ sqaron se situata u vështirësua pasi “në vend që këto fonde të përdoreshin për blerjen e energjisë, kompania ishte e detyruar t’i përdorte për të paguar gjobën”.

Në deklaratë thuhet: “Nga fillimi i këtij viti deri më muajin gusht, CEZ Shpërndarje ka importuar 1.6twh, më shumë se 1.3twh të aprovuara nga ERE për të gjithë vitin 2012. Pjesa më e madhe e energjisë së importuar nga CEZ Shpërndarje për periudhën shkurt-prill, gjatë një periudhe kur niveli i Fierzës ishte më afër pikës së vdekjes (më i ulët se niveli aktual), dhe çmimet e energjisë ishin të larta. Ky import i lartë mundësoi një furnizim normal dhe të pandërprere me energji për klientët tanë.

Situata u përkeqësua edhe më tej nga gjobat tashmë publike të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Enti Rregullator i Energjisë. Për shkak të arsyeve të sipërpërmendura, garantimi i importeve është bërë gati i pamundur. Për më tepër, pagesa e kryer nga CEZ Shpërndarje për të mundësuar apelimin e gjobës së vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave korrespondon me shumën e nevojitur për të blerë energji në një muaj me kërkesë të lartë importi. Në vend që këto fonde të përdoreshin për blerjen e energjisë, kompania ishte e detyruar t’i përdorte për të paguar gjobën e vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave. Që nga ai moment kompania ka përdorur çdo mjet financiar të disponueshëm për të importuar energji.”

2 komente në “CEZ: Gjobat e tatimeve dhe ERE rrezikuan furnizimin me energji”

  1. CEZ = EON says:

    HAJDUTE ME CIZME DHE LEVA TE SALI SHPELLARIT, QE I VILNI PARATE NE MENYRE PREFERENCIALE!
    ARROGANTE E PREPOTENTE!
    https://www.youtube.com/watch?v=6s-2ajn2U78

  2. fule says:

    privatizim + sali = deshtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje