PD: Rama vazhdon të kërkojë pazar. Por procesi i integrimit nuk është pazar

3 Tetor 2012, 19:22Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi përmes zëdhënëses Silvi Bardhi, pas deklaratës së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se nuk do votojë ligjin për Gjykatën e Lartë pa u zgjidhur çështja e Qarkut të Fierit.

Zëdhënësja e PD tha se Rama vazhdon të kërkojë pazare.

“I tronditur dhe me pamjen e të dëshpëruarit nga humbjet e njëpasnjëshme dhe të asaj të pritshme në të ardhmen, si edhe nga mundësia e dështimit për të bllokuar statusin e vendit kandidat, vazhdoi të kërkonte pazar. Me zë dhe me figurë para shqiptarëve ai deklaroi se nuk voton amendamentet që ka propozuar vetë Partia Socialiste në ligjin e Gjykatës së Lartë dhe përsëriti kërkesën për pazar me kryeministrin Berisha, si të “vetmen rrugë” për të kapur karrige,” tha Bardhi.

“Zoti Rama gabon shumë kur mendon se i bën nder mazhorancës, po të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë. Por, ai gabon shumë kur votimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, të kërkuar nga Brukseli e sheh si punë pazari. Ai tregon mungesën totale të respektit për shtetin ligjor, kur kërkon pazar për vendimet e gjykatave.”

Zëdhënësja e PD tha se integrimi nuk është pazar.

“Pazar në 2007 kur kërkonte të shtynte mandatin e tij dhe dështoi, pazar në 2009 kur humbi zgjedhjet politike dhe dështoi, pazar për heqjen e vizave dhe dështoi, pazar për të marrë Bashkinë e Tiranës në tavolinë dhe dështoi, pazar në 2011 kur humbi pushtetin vendor dhe përsëri dështoi. Demokracia nuk është punë pazari, ajo nuk mund të jetë si 20%-shi i lejeve të ndërtimit, që ish-kryetari i Bashkisë aplikonte. As procesi i integrimit nuk mund të jetë kurrë pazar. Dhe në fund, fakti që sot zoti Rama foli edhe si Prokuror i Përgjithshëm, edhe si gjykatës suprem edhe si përmbarues gjyqësor i shpifjeve të tij, është treguesi më i mirë i “gjyqeve të bllokut” e vazhdon te mishërojë respektin e neobllokmenëve.”

7 komente në “PD: Rama vazhdon të kërkojë pazar. Por procesi i integrimit nuk është pazar”

  1. Mark says:

    Te vjen keq ta pranosh por nqs Rama e lejon Berishen qe edhe kete here te vendose nje Ristanke ne krye te KQZ atehere fjalet e Silvi Zezes per “humbjet e njepasnjeshme” dalin te verteta.

    1. e c,po vajtone Qyqja ne Gjoks te Selvise... says:

      Selvijeeee!
      Pazar do te thote kur i tere komuniteti PD-ist
      del pothuajse cdo dite ne Treg,per te shitur Breke…
      Te them te drejten djalogoje me veten duke i thene:-
      Kaq shume paskan sa nuk kane te mbaruar?…”
      Por Jo!-aresyeja qenkerka se:- Nuk po i blene njeri,
      jo se nuk jane te mire,porse jane shume te pista…
      Selvije…I beni pak larje Trurit,se gjithcka do ta kini te paster…

    2. Luan Manahasa says:

      Jeni mesuar me pazare ju te PD, Ju mesoi Fatos Nano e Ilir Meta.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gjeneral-imami-viti-97.html

      1. fule says:

        Moriali eshte se Rama bllokon se nuk do qe gjyqtaret ti zgjedh PD+LSI ? , kaq e thjeshte eshte dhe kete i percjell bagetive te tyre Partia Druvarve.

  2. ajdin says:

    KJO ZONJA KA TE DREJTE;Rama me te vertet ka deshtuar se Rama kerkonte te shinte voten Saliu i thoshte shko ne gjukate.RAMA NUK E BERI ne vitin 2009( PIKE)E thirren te KROKODILI per pak ngelem pa kryetar se qe te shkuar mish per korkodil.PAGOJ USHQIMET QE HENGRI SALA,ju kujtohet deklerata e Saliut kur zbriti nga aroplani.?SHkojme te 2011 kur Arvizu perveshi menget,ishin votat e fundit ku numeroheshin,i gjithe populli shikonte ,10 vota teper Edi Rama!Arvizu preshin ne b……th ne vende te helikes iku,.HESHTJE KUDO……..pas disa diteve u vendos ne fuksin KQZ.As nuk pati nevoj per gjukate perveq dora e maskarajt pa emer qe donin te shikonin voten e presidenti.1 vote e gabuar ne kuti qe votoj presidenti,pastaj filloj gjuetia e shtrigave.Pas shume kutiave te thyar doli rezultati.Gjukata, jeni te vonuar nuk munde te kundershtoni rezultatin.PIKE/Pas dy dite te VIZION PLUS deklerat kry.grupit PS te emisjoni i Pezez,te shkoj Lulzim Basha te marre karriket.Shkoj i shkreti ,cfare munde te bente tjeter?QARKUN E FIRIT nuk e leshon Saliu jo vendim gjukate por edhe ZOTI te zbrese nuk e leshon,pse lodhet ky njeri?.VETEM PER PRAPAGANTE KUNDER TEJE KA SHPENZUAR NGA PARATE E POPULLI 15 miljon ero qe i kape ti,po te tjerat te pa zbuluara sa jane?Te ngrihet populli te ndjek ty Sala i vrete.TI NESER PI KAFE ME SALEN!Siqe bere me Meten,e kupton se cdo dite po humbe terren ne popull.Mire ti nuk di nuk ke kshilletar te thone cfare bene.Te gjthe e dime se: do shkosh te votosh se ke frike nga Sali Serbi.DO RRISHE ME NJE KEMBE e koke ulur.HAZEK nalet!

  3. Shume njerez i trishton kjo bisha kur lexon deklaratat e kapobishes,mua ma kujton njefar hajrie spikericen e milloshit kur e nxirrte para tv-s dhe i kerkonte diallog (siq thoshte ajo) Rugoves si lider i shqiptareve te kosmetit (siq thoshte ajo) dhe pas shume pazareve qe bente me te sa per ta bindur boten se regjimi i tij eshte demokratik,pas mediave numeroheshin kufomat e kosovareve dhe krimineli festonte,asgje me keq nuk ben as kjo spikerice dhe aspak me pak nuk feston shefi i saj kur dikush vritet ne shqiperi,ku per fat te keq edhe pse jo ne lufte kemi dhjetra te vrare mbrenda nje dite,kurse kjo spikerica as qe brengoset per kete tragjedi,ndoshta se ka te shkruar ,ndoshta nuk e perzien gezimin qe kane me tragjedine qe po na percjell,kso gjera bejne vetem kriminelet,siq bente milloshi me hajrie spikericen ku me vetem 5% minoritete ne kosove fitonte çdo here qe mbaheshin zgjedhjet,siq fiton kjo spikerice kur fiton shefi i saj si ne Ruzhdie ,nje fshat me 70 banore qe i dolen 540 vota plus per PD-n!
    Nga i mori e(i) gjora,ndoshta i ka gjetur si votat e lulit ne Tirane dy muaj pasi Rama kishte dalur fitues,por qe ristiqi i saj na u kujtua se ishin disa fazliq qe kishin votuar ne beligrad e disa pinarot ne athine prandaj duhej numeruar edhe ato vota per ta shpallur lulin fitues,pra nese kjo silllvi do na sjelle vota prap nga belligradi e athina,sala do te fitoje 100%,ne te kunderten do te fitoj ashtu si ne zgjedhjet lokale ku sala e kjo sillvi kene pushtetin vetem ne shkoder e tropoje.

  4. HORRI bulevardit says:

    Pazar me te mire se ju qenat atje ne krye te PD, nuk kemi, e keni qit Shqiperine komplet ne pazar, gjithe bregdeti, ku ska patur vendbanime, i jane shitur krimineleve serbe, ne nje kohe qe skeni dhene akoma pronat e ish pronareve.
    Pazar me te ndyre se keni bo ju qenat atje ne krye te PD nuk kemi pare, po ja falni pjesen me te mire grekut, i mbushet trojet e jugut me varre greke edhe eshtrat e shqiptareve te vdekur qe jane vrare pikerisht nga greket, po ja u shisni si kufoma te ushtareve greke.
    Pazar me te zgjebosur qe po beni ju ndyresirat e PD atje lart, ska ndodh ne asnje vend te botes, e shitet nentoken shqiptare 100% tek serboboshnjaku, qe na vjen dhe na thote se jam amerikan, si ai vodafoni qe u paraqit anglez dhe na doli me emer e mbiemer grek pronari.
    Por e keni zanat se juve edhe grate i keni nxjerre ne pazar, ja keni ber dashnore peshqesh ambasadoreve dhe fazlliceve.
    Por do ta shfni fundin, kete rradhe ska me se me urdheroi ai i madhi, jo kete rradhe do ta hani ju dhe familja qe i pranoi ato pasuri pa djerse ne kurriz te popullit qe po vuan babezine tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje