Aktivistë të Lëvizjes MJAFT! vizituan grupin e ish- të përndjekurve politikë, të cilët kanë hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë. Aktivistët u njohën nga afër me vështirësitë dhe kushtet e vështira të kësaj greve.
Ata patën mundësi të njihen nga afër me historitë e dhimbshme personale të shumë prej grevistëve, të cilët edhe pas më shumë se 20 vitesh demokracie formale, ende nuk iu është siguruar një jetesë e denjë, por shumë prej tyre vazhdojnë të përbuzen nga klasa politike dhe të harrohen nga qeveria në varfërinë e tyre.
Edhe pse të ngujuar prej 12 ditësh, asnjë nga instancat qeveritare nuk ka marrë mundimin të dëgjojë nga afër kërkesat e tyre, përkundrazi shpesh here ata përbuzen me anë të deklaratave mediokre nga zëdhënësit e ekzekutivit. Shumë herë më të njerëzishëm janë treguar ambasadorët e vendeve të huaja, të cilët së paku kanë pasur mirësinë t’i vizitojnë e të njihen nga afër me vuajtjet dhe kërkesat e grevistëve, edhe pse ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për mirëqenien e tyre.
“Shteti është i vetmi institucion i cili në bazë të kontratës së tij sociale me qytetaret ka sigurimin e jetës dhe të mirëqenies për shtetasit e tij, dhe kur ky angazhim resht së ekzistuari vetë shteti humb qëllimin e ekzistencës së tij në përmbushjen e këtij misioni.
Një shtet i cili është aq i papërgjegjshëm sa të mos zbatoj ligjet të cilat i ka aprovuar vetë, humbet dhe autoritetin e tij për të siguruar respektimin e ligjit në shërbim të demokracisë, por përkundrazi kthehet në një shtet pothuajse diktatorial për të mbajtur me dhunë pushtetin.
Për këto arsye aktivistet e Lëvizjes MJAFT u angazhuan për të përkrahur ish të përndjekurit politik në grevën e tyre si dhe në protestën që do të organizohet ditën e enjte dt: 04.10.2012 përballë Kuvendit të Shqipërisë, për të protestuar për të drejtat legjitime të këtyre qytetarëve shqiptarë,” thuhet në një njoftim të lëvizjes MJAFT!
Ekzistokan keta?
ANALIZE : Nga rruga qe ndjek kuptohet se ku do arrish !!! Bashkepunimi me krim Berishen e sodhi Zhelefinen qe te perdorej si mjet per te shtypur ato qe dikur i kishte spijunuar !!!
Eshte pak a shume e njejta rruge qe pat bere z. Pjeter Arbnori !!!
Ndryshimi eshte qe ne dushen Krim Berisha & Arbnori mungonte OSBE dhe kjo dyshe pat jete te shkurter.
Ndersa dyshja Krim Berisha & Zhelefine eshte prezenca e OSBE !!! Ne kete menyre jetegjatsia e dyshes eshte me e gjate !!!
keta te MJAFT-it duhet ti lene rehat grevistet se me ata nuk ka llafe shume,kane vendosur qe te digjen te gjalle me benzine,apo mos kane nderruar mendje?
o “ALpino” pse do i me djeg njerzit me zorr o burre? se dy mundsi ke para teje:
1. je kundra atyre. sta zgjidhim dot ket prob.
2. ke fetishe tsmura, prap sta zgjidhim dot ket prob.
zgjidh e mer..
Po ikni mor shkerthata .. Se nuk keni nevoj me Ike te zyra jozefines …. Se te burgosuri politik nuk Kane nevoj per ju …. Ata po ju thone dhe mesojne you …. Si mos tju marrin neper kambe keto politikan … Ju duhet te shkoni e ta kapni jozefinen dhe tja shkapetni koken per trotuar … Ju shkerthata do protestoni para zyres se saj … Millet I kalbun
Ish te perndjekurit kane mbetur te tillë sepse jane te percare dhe kane nje fryme inati dhe mllefi brendaperbrenda tyre qe nuk i le te bejne perpara; kane spiunuar njeri tjetrin, e me the e te thashe. Po te ishin te bashkuar as qe do te kishin nevoje te benin ato karagjozlliqe qe bejne tani. Jane ne “greve” urie, takojne politikan e ku di se kë, dhe Baba Saliu i pergjon, i filmon dhe ju fakton faktin se picat i hanë me radhë!
ashtu siç u be me ambulancat ne greven e socialisteve ne bulevard.
Te perndjekurit e tjere nuk u bashkengjiten per dy arsye(perveç ish spiunlliqeve);
1-Ne se fiton kauza e tyre, nuk duan qe grevistet te fitojne kapital politik. “Me mire te ngordh lopa ime se te pjell lopa jote”!
2-Grevistet kane hyre aty duke luajtur lojrat politike, dhe kjo dihet.
Baba Saliu do filloje te ua jape ca pare pas privatizimeve, se deri tani nuk kishte. Natyrisht perpara zgjedhjeve….
pse spo del nje polici si ajo e 21 janarit e me i hy kamxhik ktyre zvarranikeve