Romney fiton debatin me Obama-n

4 Tetor 2012, 09:44Politika TEMA

Kandidati republikan, Mitt Romney, fitoi të parin nga tre debate televizive me presidentin amerikan, Barack Obama. Kështu thonë sondazhet dhe analistët.

Pas 90 minuta debat, të përqendruar në taksat, deficitin dhe kujdesin shëndetësor, sondazhet i japin zotit Romney një marzh prej 46-47 përqind, kurse Obama merr 22-25 përqind.

Sipas BBC, komentatorët thonë se Romney dukej në komandë, kurse Obama ishte hezitues.

Obama udhëheq sondazhet në shtetet e lëkundura, që do të vendosin rezultatin më 6 nëntor.

Presidenti Obama dukej hezitues dhe disa herë i kërkoi moderatorit Jim Lehrer, të rrjetit PBS, që t’i jepte më shumë kohë për të mbaruar atë që do thoshte.

Obama tha se kundërshtari i tij do të sjellë politikat e kohës së presidentit Bush.

Kurse Romney tha se nuk do reduktojë taksat për të pasurit dhe theksoi se Obama i ka keqinterpretuar qëndrimet e tij për taksat.

I pyetur për krijimin e vendeve të reja të punës, Romney tha se vendi duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga e kaluara. Ai tha se planet e tij përfshijnë shtimin e prodhimit energjetik, hapjen e më shumë tregjeve ndërkombëtare, krijimin e më shumë programeve të trajnimit për punë, balancimin e buxhetit dhe mbështetjen e zhvillimit të biznesit të vogël.

Presidenti Obama tha se do që të ulë taksat për korporatat dhe të stimulojë ruajtjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në vend të transferimit të tyre jashtë. Zoti Obama tha se ishte dakord me zotin Romney për nevojën e shtimit të prodhimit energjetik, por ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisë së erës, diellit dhe biokarbureve. Ai tha se është e nevojshme të bëhen investime pa e rënduar shtresën e mesme të amerikanëve me koston e tyre.

Zoti Obama tha se shkurtimet e tij të taksave për shtresën e mesme të amerikanëve u kanë lënë atyre më shumë para në dispozicion. Ai tha se plani i zotit Romney për të shkurtuar taksat me 5 trilionë dollarë do të realizohej duke kufizuar shkurtimet e taksave për zëra të caktuar. Presidenti tha se kjo nuk do ta ulte deficitin dhe përsëri do të rëndonte mbi shtresën e mesme. Zoti Obama tha se ky nuk ishte konkluzioni i tij, por i ekonomistëve.

Zoti Romney e kundërshtoi pretendimin e zotit Obama se plani i tij përfshin shkurtime taksash prej 5 trilion dollarësh. Ai tha se nuk do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta, por do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura mesatare.  Ai tha se synon të ulë nivelin e taksimit, ndërkohë që do të ulte edhe shkurtimet në disa zëra taksash, kështu që qeveria të kishte fondet që i duhen.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shkurtojnë taksat për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë vendit. Ai tha se buxhetet reflektojnë zgjedhjet. Ai tha se shkurtimi i taksave pa kriter nuk do ta ndihmonte rritjen ekonomike. Ai tha se kalimi i disa shërbimeve në nivelin shtetëror do të thotë shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor, Medicaid që financohet nga qeveria për të moshuarit dhe të paaftët që të paguajnë.

Zoti Romney kritikoi planin e Presidentit Obama për të mos shkurtuar taksat për kompanitë e naftës, ndërkohë që mbështet shkurtimin e taksave për “energjinë e gjelbër”. Ai tha se shkurtimet e taksave për kompanitë e energjisë diellore dhe të erës janë baras me 50 vjet shkurtime taksash që kanë gëzuar kompanitë e naftës. Ai tha gjithashtu se do të donte të sillte përsëri në Shtetet e Bashkuara ato vende pune që janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se “shtetet janë laboratorët e demokracisë” dhe mund të kryejnë disa shërbime më të mira për qytetarët.

Zoti Romney tha se shtresa e mesme e amerikane është mbytur dhe shtypur nga taksat e larta. Ai tha se niveli i taksimit duhet të ulet, si për korporatat ashtu edhe për individët.

Presidenti tha e roli kryesor i qeverisë është të siguria e popullit. Por ai tha se ajo duhet të krijojë gjithashtu kushtet që njerëzit të përparojnë. Ai përmendi si shembuj nga e kaluara kontributin e qeverisë për ndërtimin e hekurudhave si dhe kontributin e saj në institucionet kërkimore dhe të arsimit.

Zoti Romney tha se roli i qeverisë është të promovojë dhe mbrojë parimet e Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë. Ai u shpreh se kjo do të thotë të mbahet një ushtri e fortë, të mbrohet toleranca fetare, të tregohet kujdes për të moshuarit dhe të paaftët dhe të ruhet liria e individit për të ndjekur ëndrrën e tij.

Të pranishmit të audiencë do të bëjnë pyetje për politikën e jashtme dhe të brendshme gjatë debatit 16 tetorit, i cili do të zhvillohet në formën e një takimi publik.

Debati i tretë dhe i fundit, që do të zhvillohet më 22 tetor, do të përqendrohet kryesisht në politikën e jashtme.

Debati mes kandidatëve për nënpresident do të zhvillohet më 11 tetor.

 

11 komente në “Romney fiton debatin me Obama-n”

    1. Layla says:

      Keta jane shtet mor vlla, jo si haxhi qamili yne!
      http://fashionguests.blogspot.com/

      1. daku says:

        ik puno layla! nuk ti shef njeri blogspotet,,,,,,,,,rrace parazitesh

  1. BUJAR says:

    ne amerike ka demokraci

  2. net says:

    bushi i pare ishte pro lobit cifut pra ishte pro luftes,
    klintoni ishte kunder luftes, bushi i dyte ishte pro luftes pro cifuteve, pasojta u pane me mijra te vdekur, obama iste kunder luftes, romney eshte pro luftes pro cifuteve, priteni tani nje lufte te 3 boterore pasi cifutet ket duan.

  3. trasparenca says:

    PESE DOBESIRAT E POLITIKNEVE TE TIRANES.
    1-Ku jane ata pseudopolitikanet tane qe ulen ne fron pa aspak kokurence midis njeritjetrit sikunder vepron shteti Amerikan per te ditur populli ke do votoje? Ku eshte meritokracia gjate ketij dialogu qe kini frike ta realizoni,pse keshtu?
    2-Pse kemi 70 vite dhe spame o sdegjuam nje here perballje idesh midis drejtuseve qe ulen ne fron vetem me djallezira,me metoda komuniste.
    3-Ku je ti zoteria Sali dhe ti zoteria Rame te perballeni per idete qe kini ne kokat tuaja tu shohim,analizojme kush ka me shume vlere ne ide.
    4-Ska me dobesi si beni ju,shaj njeritjterin,ofendo, ti keshtu dhe une ashtu,kujt i vlejne keto teatro prej volibollisti.
    5-Pse kini frike te ballafaqoheni hapur,me trasparence,kur e quani veten burra dhe politikane te ndershem?

  4. BREGU I DASHIT says:

    E PASHE DEBATIN LIVE . ROMULI ,KY UJK I VESHUR ME LEKURE QENGJI ISHTE NE SULM TOTAL DHE OBAMA TE JEPTE PERSHTYPJEN E NJE TE “FRIKESUARI”. KJO ESHTE STRATEGJI E OBAMES QE E LA RREMUJXHIUN ROMNEY QE TE ZBRAZET DHE AI (ROMULI ) I THA TE GJITHA C’KISHTE PER TE THENE PO NUK LA ASGJE PER 2 HERET E TJERA ,KURSE BYTHZIU U TREGUA ME I ZGJUAR . , 1- ROMNEY DO LUFTE SI KARABUSHET BABE DHE BIR , OBAMA JO. 2- OBAMA DO QE TI SJELLE KAPITALET E U.S.A-s nga KINA ROMNEY JO. 3- ROMNEY NUK E CAN BYTH……N PER GJYSMEN E U.S.A ,OBAMA ESHTE PER TE GJITHE E KA THENE DHE E PERSERITI PRAPE MBREME. 4- PER SIGURACIONIN SHENDETESOR ,ROMNEY SI TE GJITHE TE DJATHTE THOTE QE SHKONI TEK PRIVATI ,SE AI UA MAT KOKEN ME PE ,OBAMA ESHTE ME NJEREZOR,THOTE QE SHTETI KUNDREJT NJE SHUME SIMBOLIKE MBESHTET SIGURIMIN POTHUAJSE FALAS TE POPULLSISE . TE MOS HARROJME SE USA KA PLOT 65 MILION PENSIONISTE DHE TE SEMURE PERMANENT. 5- PLANI I ROMNEY THOTE QE NE SE GJIMNAZISTET APO TE GJITHE ATA QE KANE MBARUAR SHKOLLEN E MESME DUAN TE NDJEKIN NJE SHKOLLE TE LARTE (COLLEGE) ,NE SE NUK KANE PARA TU MAREN PRINDERVE ,NE SE DHE KETA NUK KANE LE TE RRINE PA SHKOLE,KURSE OBAMA THOTE QE NE BAZE TE MESATARES ME TE LARTE ATA QE NUK KANE MUNDESI FINANCIARE DO TE MBESHTETEN NGA SHTETI ME HUA DHE DO T’I SHLYEJNE KUR TE DALIN NE PUNE ME NJE INTERES SIMBOLIK . 6-MITT ROMNEY U MUNDUA QE TE ISHTE ME POPULIST DHE AGRESIV HEREN E PARE POR JAM I BINDUR SEAI ESHTE NJE DEMAGOG I THEKUR DHE AI NDRYSHOI KOMPLET THENIET QE KISHTENTHENE 2-3 MUAJ ME PARE ,MIREPO DEMOKRATET JA RUAJNE ATO SI “ASIN nen MENGE”. 7- BILL KLINTONI NE 2 MANDATET E TIJ HAPI 23 MILION VENDE PUNE ,KURSE XHANDARET DHE LUFTE-NXITESIT BUSHATLLINJTE BABE DHE BIR PER 12 VJET SE BASHKU JA HUMBEN USA-s KETO VENDE PUNE . PER ME TEPER KY KARABUSHI QE ERDHI DHE NE SHQIPERI QE DISA HERE BENTE DHE SI KLLOUN E COI EKONOMINE E USA-s DREJT HUMNERES. 8- DEVIZA ESHTE E NJOHUR : REPUBLIKANET SHKATERROJNE ,kurse DEMOKRATET NDERTOJNE ATO QE SHKATERROJNE DHE RRENOJNE REPUBLIKANET . KESHTU KA NDODHUR DHE DO TE NDODHE PERHERE SEPSE REPUBLIKANET JANE PER SHTRESEN E 20% KURSE DEMOKRATET JANE PER 80% E POPULLSISE. NE SE MEGJITHEMEND NE USA KA DREJTESI DHE NUK KA NDONJE TEORI MASHTRUESE dhe KONSPIRATIVE ATEHERE OBAMA ESHTE TRIUMFUES PER SE DYTI.

    1. Tirona says:

      O bregu i dashit, ja ke fut kot o plako.Keto vite nen drejtimin e Obames amerikanet duhet te punosohen ne tre vende pune per te bere 40 oresin e cila eshte e mjaftueshme per nje person perte perballuar nevojat e tij.Flasimper ata amerikane qe nuk kane kualifikm te larte te cilet perbejne shumeicen me te madhe te popullsise dhe mendoj se vata e tyre do te shkoje drejt Romney.

    2. Hithri says:

      Jam plotesisht i nje mendimi me ty “bregu i dashit”. Edhe une mendova qe terheqja ne pasivitet e Obames ishte strategji, por kjo do shihet ne dy debatet e tjera.

      Sa per mendimet e tjera te mbeshtes 100%. Sakte e shkurt e ke shprehuR per te gjithe keto vite qe nga bush-bush-i i pare deri me sot. Ate e bir, bush-et sherbetore te konglomeratevE, shkaterruan EKONOMINE amerikane e prune edhe boten ne krize( dhe njerezit s’e kuptojne qe kane bere billiona per vete kjo rrace e shemtuar e njerezimit-ata me lufterat qe sajuan e me kalimin e industrise ne kine e ne vende te treta. DHe keta te dy dhe administrata e tyre jane shkaku qe Shqiperia ka perfunduar ketu ku eshte duke na prure nje serbist si ambasador = RAJERSONIN))

  5. bariu says:

    Koqes se dashit.
    bregu i dashit apo bregu i koqeve te dashit,po c’te duhet ty Amerika mor kungull, po shiko more te pa aftet tane ata kritiko. Amerika e gjen shtratin si,ku ecet per suksese,shiko allbanistanin qe vritemi c’do dite mor llafazan pa buke.
    po si nuk the gje per oficer paralitikun si e uli saliu ne fron mor koqe dashi.

  6. BREGU i DASHIT says:

    TI ORE BARI ,PO KU MER VESH TI MORE ……NUK PO PERDOR FJALORIN TEND PREJ RRUGACI SE NUK M’A LEJON EDUKATA IME ,PO BEN MIRE TE MOS SHKRUASH KUR NUK KE AFTESI SEPSE NGA ATO QE KE SHKRUAR KOMENTUESIT T’E VLERESOJNE DHE TE JAPEN NOTEN . POR “TEMA” NA I KA DHENE TE GJITHEVE MUNDESINE TE SHPREHEMI SI KOKRRAVE DHE KASHTES. N.Q.S. NUK KE KUNDER ARGUMENTE JE ME I NDERUAR KUR HESHT SE SA TE FLASESH SI E JEMA E ZEQOS NE MAJE TE THANES. UNE JAP MENDIME PER USA-n SEPSE ESHTE AI VEND QE MUND T’U JAP ZGJIDHJE PROBLEMEVE TE POLITIKES SHQIPTARE DHE JO KLASA POLITIKE KRIMINELE QE ESHTE NE PUSHTET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje