Vendi i krimit
Martin Rozani, djali i vrasësit Viktor Rozani, që vrau dashnoren dhe të dashurin e saj, në një intervistë për “GSH” ka deklaruar se përveçse i turpëroi, babai i ka zhytur në borxhe dhe i druhen hakmarrjes.
Ai tregon telefonatën e fundit me të atin, dhe pas kësaj do të pasonte lajmi aq tronditës sa edhe banal.
“Tini, duhet të shkosh urgjentisht në shtëpi, nuk duhet të rrish rrugëve, e përsëris, nuk duhet të rrish rrugëve”, këto kanë qenë fjalët e fundit të babait të tij.
Ai ka vrapuar drejt shtëpisë, por i ati nuk gjendej aty.
“Pasi shkova në shtëpi, pyeta për babain, por thanë që kishte dalë që pasdite për një punë dhe nuk ishte kthyer më. Lajmin për turpin e babait e mësuam në televizor”, tregon i riu 23 vjeçar.
Martini tregon se nuk dinte gjë për lidhjen e të atit e Elivertën, se përndryshe do të kishte ndërhyrë.
“Jo, nuk dija gjë. Nuk thonë kot që të shtëpisë e mësojnë lajmin e keq të fundit. Por të them të drejtën ende nuk më besohet. Ai nuk kishte arsye që mund të arrinte deri këtu. Nëse do të dija diçka, patjetër do të ndërhyja, dhe do t’i kisha thënë t’i jepte fund lidhjes me Eliverta Çoçkën. Dhe tani po dëgjojmë se ai paska pasur vite me të, dhe ne të shkretët rrinim qetë. Atij nuk guxoje dhe t’i kërkoje llogari, se ishte shumë i rreptë me ne. Në fakt unë jam 23 vjeç dhe e kisha vënë re se ai harxhonte shumë para dhe nuk e kuptoja se ku i çonte. Tani duhet të lajmë kreditë e tij. Lajmi ka marrë dhenë dhe bankat na kanë zënë shtëpinë. Pas kësaj ngjarje çfarë nuk po mësojmë”, tregon i biri.
Në këtë familje nuk është zhvilluar ceremoni mortore dhe ceremonia e pazakontë mortore është kryer nga disa të afërm dhe nga familja ka vajtur vetëm Martini, dhe një vendim i tillë ka qenë i gjyshit të tij 77 vjeçar, i cili nuk ka lejuar njerëz dhe kufomën në shtëpi.
Tashmë ato janë ngujuar dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për të vazhduar jetët e tyre.
“… Frikë më tepër kemi nga familja e taksistit. Familja e Feridon Bollgurit është një familje e madhe dhe kemi frikë prej tyre. Ndërsa në lidhje me deklaratat e bashkëshortit të Elivertës shpresojmë t’i ketë thënë vërtet prej alkoolit”, shprehet Martini.
Ato kërkojnë fjalën ose besën nga këto familje për të vazhduar jetën normalisht.
BYCA BYCA !!!
Jeni ba si grat e kshia, kjo ashtë ma tepër tem për Boulevardpresse.
bulevardi eshte pjese e jetes,…duhet te mesoni nga ngjarje te tilla ore preshevali.
Cte keqe ka me u informuar se si vuajn familjaret e ketij burri qe kishte dashnore dhe u kthye ne vrases,nga alkoli dhe marrezite seksuale,ku koka e vogel dominon koken e madhe,
Qka ka lidhje ktu djali i vrasesit mendimi im eshte qe ky djal i ri duhet me jetu i lir lereni ore kanunin jemi ne vitin 2012 nuk jemi 1900 ky djal i ri ska faj asgje
Nuk eshte gje per te bere shaka por shkodrane ka ne nje thenie “dy gisht ven te len pa men” I siper permenduri per te kenaqur epshet e tij shkaktoi tre te vdekur, tre familje te shkaterruara dhe nje ngjarje qe duhet te jete mesim edhe per te tjere pasi kush cenon familjen e tjetrit harron se shkaterron edhe te veten. Me vjen keq per familiaret e tjere qe po vuajne nje faj qe se kane. Ata qe gabuan e pesuan dhe te tjeret nuk kane pse te mbajne mekatet e tyre Zoti i ndjefte.