Imami: Nuk e njoh Tesiç. Akuzat e PS-së po dëmtojnë rëndë tregtinë e armëve

4 Tetor 2012, 11:44Politika TEMA
Imami: Nuk e njoh Tesiç. Akuzat e PS-së po dëmtojnë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka reaguar sërish për akuzat e opozitës ndaj tij për trafikun e armëve. Ai ka thënë se akuzat e deputetit socialist, Erion Braçe, janë shpifje, të cilat kanë dëmtuar rëndë tregtinë e armëve.

“Akuzat e verës mbaruan dhe kanë filluar akuzat që e kanë dëmtuar seriozisht tregtinë e armëve. Nuk ka asnjë kompani, e cila ndodhet në listën e zezë, ne e kemi botuar listën e agjencisë së kontrollit të eksportit dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje pasi ne jemi një vend i NATO-s dhe një vend serioz”, tha Imami.

Gjatë fjalës së tij, Imami është shprehur se nuk e njeh biznesmenin serb të armëve, që ndodhet në listën e zezë të OKB-së, Sllobodan Tesiç, ndërsa ka thënë se ka ngritur padi ndaj Braçes.

“Është një emër që nuk e njoh personalisht dhe s`kam ndonjë njohje me të. Kështu, përveç padisë së Ministrisë së Mbrojtjes, zotit Braçe i është bërë edhe një padi personale. Ministria e Mbrojtjes nuk e njeh dhe s’ka asnjë lloj kontakti me shtetasin serb, që mund të jetë Tesiç. Tre akuza të njëpasnjëshme kanë rënë dhe kanë dështuar për shkak se informacioni i Braçes është marrë në rrugë të kundërligjshme, është i mangët dhe i cungët. Flitet për armatimin e SHIU-t. Sigurisht që SHIU merr armë sipas tabelave të miratuara. Ato armë që kanë qenë të planifikuara për t’u blerë dhe nuk u blenë për shkak të burokracive dhe shkaqeve financiare”, shtoi Imami.

Gjithashtu, ai ka mohuar që tregtia e armëve të ketë sjellë 200 milionë dollarë, duke qenë se sipas Imamit, shitjet e armëve nga Shqipëria kanë qenë modeste dhe mediokre.

19 komente në “Imami: Nuk e njoh Tesiç. Akuzat e PS-së po dëmtojnë rëndë tregtinë e armëve”

  1. Dean says:

    Pak rendesi ka se ke njef ti,o shkerdho.Nga momenti qe njeh DAMIR FAZLLIC nuk eshte e nevojshme me njoft te tjere.S’ke pse me pi gjith detin,me arrit ne perfundimin se ujet e detit eshte i kripur.1 gllenjke,mjafton.
    Po ty,mo ushtar STRUGA,te lumete ajo vrima e menderes,kur ke gjetur ene bo pall.Vazhdo ligjero sa te kesh pushtetin.

    1. Tik Boza says:

      Po kete e njef? Apo nuk e ke pare ndonjehere :p
      http://imazheshqip.blogspot.com

      1. Dean says:

        E kush nuk e njef ”Gjeneralin”,mor Tik?????????
        Lol

        1. Vangjeli says:

          Ti Dean vazhdon te jesh me topja nga komentuesit e Temes. Nuk e di ne se budalleku te vjen ngaqe je pa pune apo e ke gjenetike…

          1. Dean says:

            Ngaqe kam te bej me BUDALLENJ si puna jote,o Van Gjel.
            Ju te ulni ne nivelin tuaj,Vani.

            1. Uarda says:

              Me cudit ky reagimi yt Dean! Prisja sharje dhe fjalor rrugacesh por duket qe komunikimi me njerez te qyteteruar te ka bere mire! Qe tani e tutje nuk do te te therras me “tope”!

              1. Dean says:

                Hahahahsaaaaaaaaaaa….

      2. ILIRET says:

        Gjeneral major Imami dhe gjeneral brigate Ceka, dallohen mire, po ai koloneli, mos eshte gje grek ..???

  2. Ben Chicago says:

    mos e ngacmoni shume imamin se mos ja heq vehtes sepse e kane prej fisi

  3. NAFIZEJA RAKICKE says:

    PO PO ME DUKET SE JA HOQI VETES E KISHTE NXJERRE SHPALLJE GAZETA 55 (ne monizem nr 55 targa e famekeqes spiune e deges se brendeshme !!!)

  4. k says:

    pse po demtohet tregtia e armemeve?????? pse doli njeriu qe i blen dhe dihet kush eshte… nqs nuk i blen tesic ku eshte demtimi?? dhe fundit pse z. imami nuk reagon ligjerisht kunder ketyre shpifjeve meqe kshu i cileson apo del e verteta dhe behet hataja!!!!

  5. Anti talebani says:

    Une e kam nje ide se cbehet me shitjen e armatimeve.

    Shqiperia eshte nje nga shtetet qe pervec se prodhon ben edhe demontim te armeve te vjetra.

    Mos valle deklarohen demontime dhe mbasi behen letrat per demontime dhe merren dhe perfitime nga buxheti per keto demontime, ato magazinohen dhe pastaj shkojne dhe shiten.

    Kjo sme cudit te ndodhi, pasi e tere struktura, administruese dhe kontrolluese behet nga vete babe Imami.

    Po te doje prokuroria gjen dicka ne kete gje. Te shikoje sa leke merren per demontime dhe si shperndahen keto leke, neper rregjistrat financiare. Kush punojne, sa punojne, si u rregjistrohen sigurimet.

    Po te doje shteti kontrollon. Po problemi eshte se ne skemi shtet. Dhe realisht skemi as prokurori, lere se clojra shikojme ne sfond.

    1. beso says:

      antitalebani,edhe une kam idene se behet ekzakt keshtu.Termi”arme e vjeter”nuk eshte si gomat e perdorura,pasi dihet qe ne nuk beme asnjehere lufte,keshtu qe teorikisht keto jane arme me kilometra zero,pra te paperdorura.Shiten pak me lire se armet e reja,por vlejne aferisht si te rejat.Arme e”vjeter”mund te quhet topi,mortaja e mjaft sisteme artilerie k/a,tokesore etj,qe jane superuar nga sisteme me moderne(zakonisht ne hark kohor 30 vjeçar)por psh armet e lehta jane aktive akoma kudo ne bote.Rasti Gerdeci tregoi se fisheket ne nje dokument quheshin te skaduar(e si rrjedhim demontoheshin)e nga ana tjeter dyshohet se keta paketoheshin dhe shiteshin,dmth ne humbnim dy here.Me paster se kaq nuk ka ku te gjesh vjedhje te pasurise shteterore.Problemi ku qendron?Qendron tek kontrollet e dokumentacioneve,kalendaret e skadencave te municioneve,qe shume kollaj mund te fallsifikohen si dhe ne proçes verbalet e inventareve ne depot.Trafiku i paligjshem i armeve vjen i dyti pas trafikut te droges dhe eshte tamam ne duart e organizatave kriminale.Qe te mos dyshojme se ushtar Struga nuk po ben kete le tu hape dyert kontrolleve nga komisioni parlamentar per mbrojtjen,pastaj te flase broçkulla per rregulla e rregullore qe as ia ka idene,se ai gjer ne rolin e ushtarit di te luaje;gradave t’u rruaje atributet se behet shkolle per ate pune.

  6. HORRI bulevardit says:

    O violincel, po boju pak i qut , mos bjer pre e shantazhit, se vertet del nga goja e Braces, por ato letra me fakte ja ka dhen vete Saliu, se tani ne fund te mandatit, do me von ndonji qe i duhet ne qeverri dhe sdo te heqi ty pa arsye, do me la lon kopilin ne dere Braces, dhe te thot ty Sala se skom ca te boj edhe Pangon u detyrova, se e boni balt.
    Ti i thuj atij Serbi se nga Sllobodan ta vej emrin Ilir dhe mbiemrin nga Tesic, ta boj Tesi, si italjan, me kkupton ca du me than. dhe del biznesmeni Ilir Tesi i suksesshem, ben tregti me qeverine shqiptare.
    Kaq o dhe ja myll ene gojen Braces qe po ben punet e Sales dhe Saliut ja le kopilin nder. Shtrydhe menjen.

  7. l says:

    Beni po lu kukamshefti kujton se esht i vogel,qe po te thot me fal shpeton? je minister ,jep dorheqje e pastaj kerko hetim pa inkunu provat.

  8. Çimi, shoku i Melamin says:

    Aloooooo Çimi jam…
    HAHAHAHA nuk e di kush eshte me serioz: Ti apo vendi?
    Aloooooo Çimi jam…bjeri violinçelit me mire…

  9. elinor says:

    “Është një emër që nuk e njoh personalisht dhe
    s`kam ndonjë njohje me të.”
    Qysh ketu kuptohet se e njeh, se e perserit dy here pa qene nevoja. E ka nga sikleti!
    Sidoqofte, Braces do t’i shkulet pak veshi nga keto padite, tani qe s’kane as imunitet. Ah sa kenaqesi do te me jepte ta shihja duke u denuar se vetem sa i japin gojes; nuk jane per veprim. Epo, po nuk veprove ti, vepron tjetri! Goja llap e shpina dap…dap! Duan t’i mposhtin mafjozet me menyra “dhimokratike”. Edhe keta me te njejtat menyra po mbrohen; me mundesine qe vete opozita u dha brenda ne parlament. Haha, peshtyj perpjete, peshtyj, se te bjen surratit!

  10. Sali Kari says:

    Nuk ka nevoje me njohur Sllobodanin kur njef damir fazlliqin Dajon e Shkelzenit, si thote ridvan Bode mos u fshih pas gishtit o topall mutit o tradhtar o spiun i shitur ne burg duhet ta kishe vendin

  11. Tepelena. says:

    Akuzat e PS,po i dëmtojnë tregtinë e armëve….thotë Imami i (kujt teqeje është,….?)-Është njësoj sikur hajduti të ankohet në polici..se:Uniformat blu,e penguan që të vidhte një bankë…në të cilën e dinte se kishte shumë para…!Njëherë e mashtruan USA,nuk besoj se do të jetë një përsëritje e asaj që ka ndodhur,dikur….!-
    -Dikur,edhe ky ministri i mbrojtjes,duhet të përgjigjet penalisht…!Shpresoj të ndodhë,së shpejti…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje