“Game Changer” (FOTO)

4 Tetor 2012, 17:24Politika TEMA
“Game Changer” (FOTO)

“Game Changer” quhet në gjuhën diplomatike kur një ngjarje ndryshon krejt rrjedhën e gjërave. Nuk është e thënë të jetë spektakolare. Shpesh mjafton një gjë e vogël, në mënyrë që aktorët të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe në këtë mënyrë konflikti merr një tjetër dinamikë.

A është sulmi me granata nga Siria ndaj qytetit kufitar turk Akcakale një “Game Changer”?

Pesë civilë u vranë. Nuk ishte i pari rast i tillë, por nga këndvështrimi turk ishte një sulm i tepërt.

Qeveria e Erdogan e quajti një provokacion të regjimit sirian dhe urdhëroi sulme si kundërpërgjigje.

Sipas informacioneve të kanalit arab Al Xhazira, 34 njerëz janë vrarë.

Parlamenti në Turqi ka miratuar me ligj ndërhyrjen ushtarake në Siri. Mandati do vlejë për një vit.

Ndërkohë regjimi i Damaskut, sipas të dhënave të zëvendëskryeministrit turk, Beshir Atalaj, ka kërkuar falje. “Pala siriane e ka kuptuar se çfarë ka bërë dhe ka kërkuar falje. Kjo është një gjë e mirë,” tha Atalaj.

Por përshkallëzimi i një konflikti ndërkufitar ka alarmuar botën.

Këshilli i Sigurimit i OKB ka bërë një mbledhje urgjente. NATO ka bërë një takim me kërkesën e Turqisë. Në mediat ndërkombëtare diskutohet nëse kjo është kthesa në konfliktin e Sirisë. Një sulm i Turqisë, vend anëtar i NATO-s, mund ta tërheqë dhe këtë të fundit në konflikt.

Që pas shpërthimit të konfliktit në Siri, NATO dhe OKB janë përpara pyetjes nëse duhet të ndërhyjnë ushtarakisht për të ndaluar vrasjet. Deri më tani qeveritë perëndimore nuk kanë vendosur të përfshihen në konfliktin e paparashikueshëm. Në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rusia e Kina kanë bllokuar çdo përpjekje për të detyruar dorëheqjen e Asadit. Për diplomacinë kjo do të thotë vendnumëro.

Tani Turqia e ka vendosur NATO-n përpara një situatë të vështirë. Nga jashtë, aleanca duhet të mbrojë një vend anëtar nga sulmet. Por nga brenda dominon frika se nuk duhet ndërmarrë një aventurë në Siri.

Qëndrimin e dyzuar e shohim tek deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Vestervele, që flet për përpjekje për qetësim të situatës. Sipas tij, duhet punuar për një zgjidhje politike. Në këtë mënyrë u shpreh edhe kryediplomati britanik.

Edhe Turqia, e cila është shumë e zemëruar, në fakt takimin e NATO-s e thirri sipas nenit 4 dhe jo sipas nenit 5. Neni 4 flet për konsultime për situatën aktuale dhe jo për përgatitje për pasoja ushtarake përmes NATO-s.

Në takimin që zgjati një orë, ambasadori turk informoi për sulmet me granata dhe të tjera sulme të mëparshme në kufi. Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se sulmi i të mërkurës ishte i ushtrisë siriane dhe jo i rebelëve apo i ndonjë grupi të armatosur.

*SPIEGEL 

8 komente në ““Game Changer” (FOTO)”

  1. loni says:

    po te kishte bere vaki ti binte izraelit,,assadi do bente gabimin me te mathe te jetes se tij,,izraeli nuk do mendohesh dy here,,menjehere assadi do merrte goditje vdekjeprurese,,po turqia si ai qeni gam gam mendohet e mendohet me qindra here me gjasme te pyesim naton,,natoja turqine e don vetem per interesat e veta,,kur bie fjala per mbrotjen e turqise ata duan zgjidhje politike,,prandaj natoja eshte franca gjermania amerika dhe anglia,,te tjerat shtete per ata jane VK,,cfare kerkon me shume natoja kur ti bie anglise assadi nqs e ka ate force,,atehere duhet te nderhyje,,se edhe ne turqi ata 5 vete jane njerez te natos,,pse nuk i mbron natoja,,apo me demek eshte rusia mbrapa,,karagjoslliqet e natos,,po izraeli qe po kerkon nga dita ne dite per te goditur iranin nuk eshte edhe atje rusia,,po izraeli kur ti vij momenti nuk do pyesi as per rusine dhe as per naton dhe as per okb sepse i ka dhene provat qe nuk pyete njeri,,kurse turqeve mir ti behet se ngelen vetem gam gam me ate ushtri te dhjere,,mbroje popullin tend erdogan frikacak,,mir ta bene kur rri dhe pret nga kurvat e natos,,bjeri vete dhe mos pyet njeri,,ke arsyet me te forta kete rradhe,,te sulmuan sulmoi,,nuk ka kush te pengoj,,kuptohet po te kesh bythe mos prit kur te vije ndonje rrakete tjeter ne ankara,se atehere do jet teper vone,,bythzinje turq friksa,,ajdeni te merrni ndonje tender nga ne mor qelbaniker se nuk ju mjaftuan 500 vjet pushtim dhe mjerim qe na bete,,rrace e qelbet..

    1. Fred says:

      Loni mor bir e ke pyet ndonjeher vehten c do te ndodhte po te luftonin maloket me labet ne shqiperi dhe befas te na pushtonte serbi,lufta ne siri mor bir eshte lufte e piste ,Assad edhe sot e kesaj dite lufton me ushtri te rregullt qe quhet Syrian Arab Army e cila nuk Asgje te perbashket me grupet turli (sirio-arabo-kataro-afgano-libio-alkaediane) te Quajtura Free Syrian Army dhe megjithate nuk ka mundur ti mposhte.aq me pak do te mund te beje ushtria turke qe vec do ti jape me nderhyrjen e saj dimension global konfliktit.Turqia edhe kaq ka nderhyre boll ne ceshtjen syriane dhe ky eshte nje harac qe i takon, aq me teper po te shohesh flamurin sirian qe valvitet ne anen tjeter te kufirit turk nuk eshte fare ai shteteror sirian por flamuri i rebeleve keshtu qe turqia nuk mund ta kerkoje pergjegjesine tek Assadi por tek ata qe kane ngritur ate flamur dhe qe turqia i ka mbeshtetur.Por nje gje eshte fakt po ra zjarr ne shtepine e fqinjit rrezikon te pakten edhe ti te behesh pis nga bloza keshtu qe Turqia perveq nje gjesti force ne kufij nuk mund dhe nuk do te nderhyn sepse e ka llogaritur mire pasojen,,nuk eshte pun trimerie por arsye

  2. Papa Jani says:

    yrysh dhe firomen mbaheni te evgjitet ne athine !

    1. korcari says:

      o papajani e ka provuar njehere me athinen,edhe e pa ku vajti ne 1821.arnaut.

      1. Uarda says:

        Ku vajti more korcar leshi? Ne mes te Athines vajti. Dhe qe ta dish ai qe vajti ishte nip nga Peja e Kosoves. Po ju rrace jevgu jeni, nuk mbusheni me mend po nuk ju q.. ne b…

  3. k says:

    po shoku e provoji me athinen kur pushtoi qipron me sa di une eshte akoma atje sa per 1821-shin ata qe luftuan ishin te gjithe shqiptare dhe gjurmet shihen akoma (fustanella) mos e prune greket e detit te zi me 1923 ??

  4. shqiptari says:

    Ok more Loni mire ke per komentin qe ke shkruar.Por si tja bejme neve nese na sulmon njeri,se ky Dikatori Sekretari i PPSH qe kemi,mos na sjelle per vizite ate mjekeroshin qe ka jetuar ne Angli nja 20 vjete.
    Neve si do tja bejme,ke ndonje mendim ti !

  5. enh says:

    po ky erdogani nuk e kupton pse e bejne kete,ja jap une pergjigjen,duan ta vene turqine ne red,ti hapin gjithe frontet,ta nxjerin,nga natua,dhe ta lene ne duatr e rusit,ta mbaroje pas pese shekujve,do sdo turqia eshte ne valle,dhe do e kerceje fundin tragjik te saj ne evrope,vete i futi hundet,dhe tani duhet te perfytyroje konsekuencat,qe ne opinionin tim,do jene fatale,fund tragjik,por llogjike pas pese shekujsh te nje historie barbare,ose me mire shembull barbar,ne boten qe lindi demokracine,eshte paresore te presesh koken e hajmalise qe te mos levizin as kembet e saj qe per pese shekujsh me spermen e saj basdardoi edhe evropen,sa nje qytetar evropian po te vizitoje jug lindjen e evropes,do e barazoi me azine,boll per turqine duhet te ndeshet me realitetin,duhet te futet ne valle,ashtu si e kane kaloresit,dhe te pakten te zhduket ne lufte,me nder ,kjo vetem per historine shekullore te saj.keshtu eshte kjo bote ka lindje zhvillim,dhe vdekje,tani fundi i turqise dhe pas gjashte muajsh gjithe bota barbare do eklipse,e mbi te nje bote ere,gjithe ato arme qe dora e burave krijoi do prishet,dhe me metalin e tyre do behen mjete bujqesore,dmth nuk eshte vetem turqia ne krize por gjithe njerezimi,thjesht ajo eshte klika me e dobet,preteksti qe do fuse boten ne nje drame te pa pare ne histori,per historianet,tragjedi,por jane ca te tjere qe duan te vazhdojme kohen,dhe jo si ne keto dite,por do hapin nje epoke tjeter,kete rradhe drejtesia,mbi cdo gje profetet e quajten,epoka e arte,dhe ngjarjet tregojne se eshte shume,shume afer.lum kush ta arije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje