Polici: Tahiraj takoi vëllanë e Xhakjes përpara vrasjes

5 Tetor 2012, 12:29Politika TEMA
Polici: Tahiraj takoi vëllanë e Xhakjes përpara vrasjes

Ilir Xhakja

Kastriot Gosturani, një nga policët e arrestuar pas vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt, ka deklaruar se Tahiraj është takuar miqësisht më vëllanë e Ilir Xhakjas, pak çaste përpara vrasjes.

Vëllai i Xhakjes është funksionar në komunën Katund i Ri.

Gosturani ka kërkuar nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda që të ndryshojë masën e sigurisë, raporton Panorama.

Gosturani është përfaqësuar nga Maks Haxhia, por atij nuk i është pranuar kërkesa. Në këtë mënyrë Gosturani ka mbetur në burg sërish.

Përpara se të paraqiste argumentet kundër vendimit për ta lënë në ‘arrest me burg’ Kastriot Gosturanin, mbrojtja e tij ka rindërtuar edhe njëherë ngjarjen.

“Më 13.9.2012, i mbrojturi prej meje, është thirrur në celular për t’u paraqitur në Katund të Ri. U paraqit dhe pasi takoi shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, janë vënë në autokolonë. Në makinën e parë ka qenë efektivi Fatmir Hoxha dhe shefi i komisariatit, Adem Tahiraj. Në makinën e dytë ka qenë klienti i mbrojtur prej meje.

Në automjetin e tretë ndodheshin dy efektivë policie. Për shkak të një sinjalizimi për një zjarr të rënë diku, automjeti i tretë ka ikur në këtë vendngjarje. Pra, në vendngjarjen e ndodhur për këtë çështje që gjykohet, kanë qenë vetëm automjeti ku udhëtoi Fatmir Hoxha dhe automjeti i Kastriot Gosturanit.

Shefi i komisariatit ka takuar në rrugë nënkryetarin e komunës Katund i Ri, i cili është vëllai i Ilir Xhakjes, të dyshuarit për vrasjen e Adem Tahirajt. Janë përshëndetur e takuar miqësisht.

Është ndaluar një makinë. Për shkak të ndalimit të saj, është krijuar konfuzion në trafik. Drejtuesi ka debatuar me punonjësit e policisë e për këtë shkak është urdhëruar të qëndrojë në distancë.

Pastaj është ndaluar edhe një automjet Opel me xhama të errët. Është urdhëruar Fatmir Hoxha ta çojë atë automjet në komisariat. Në kohën që ai po bënte manovrat në rrugë, vjen me një automjet tip Benz shtetasi i dyshuar Ilir Xhakja. Ai ka zbritur nga automjeti dhe në një distancë të afërt ka bërë muhabet me shefin.

Klienti im, për shkak të distancës, nuk e ka dëgjuar bisedën mes tyre. Biseda mes tyre nuk linte të dyshoje për ndonjë të papritur. Vetëm pak sekonda më pas është bërë vrasja. Klienti im ka dëgjuar pesë të shtëna pistolete në një hark shumë të ngushtë sekondash. Në vijim, Ilir Xhakja është larguar me shpejtësi, pa u lënë mundësi të pranishmëve të veprojnë,” ka thënë avokati.

13 komente në “Polici: Tahiraj takoi vëllanë e Xhakjes përpara vrasjes”

  1. I. mula says:

    Kriminelet,pushtetaret e korrektuar dhe bashkepuntoret e tyre ne Policine e shtetit i kane zene frymen shoqerise shqiptare. Kur ata i cenojne interesat njeri tjetrit ia marrin dhe jeten pa te keq.

  2. asso says:

    Qenka bere per ti thene xhaxhi Maks Haxhia, paska pjerdh nga linja llogjike.Ti mbroje o i uruar por jo me shprehje se nuk la mundesi per te vepruar Xhakja.Pse ku e kish armen, po duart, ky klienti jot???Kush don me shume kohe, me u largu e hip ne makine apo me nxjerr armen e me qellu.Thuaj ruajti bythen e tij dhe hajt mirupafshim!!!!!!!!!!!!!!

    1. shqiperia says:

      per mendimin tim ky eshte nje krim i paramenduar
      si shume krime te tjera . xhaken e urdherojne te tjere
      vrasje pa shkak ????????????????????????????

  3. kameniku says:

    keta polica e kane hak plumbin
    nuk e di sa ishte zhytur ne llum i ndjeri
    po nje gje po ju them
    se e ka siguruar te arthmen e femijve
    largeqofte te vritet nje i varfer
    femijte e tij do bredhin ne kazanet e mbeturinave
    per mendimin tim cdo gje eshte ber me plan

  4. Eno says:

    Pa logjike eshte gjykata shqiptare dhe ju asso qe pretendoni qe nje police te beje mrekullira.Kete e kane nxjerr nga burgu vrasesin keshtu qe dihet se cili eshte problemi i tyre prandaj po kapen me policin.Gjykate kriminelash.

  5. ERMIRE says:

    Po mire polici nuk e vrau dote, po ju a e keni brenda ne burg vrasesin, pse nuk po e vrisni se nuk po e kuptoje keto pretendimet e tyre tani.

  6. Roland says:

    Plumin e keni huk ju kamenik bythe …

  7. Hasani says:

    Po pse qenka gabim te mbrohesh,shume mire ka bere per mendimin time nqs eshte mbrojtur polici se mos po te mbron shteti

  8. BJORN says:

    kjo dihet pazar droge

    1. djali says:

      e kam thene qe diten e ngjarjes …prishje pazaresh ,shefi ka kerkuar me shume se ci takonte …..100% me ju bjorn..

  9. ed says:

    Epo po del se I NDJERI u shpall deshmor para kohe. Si duket meqe edhe Rama e quajti zotni. Pse nuk nderhyri polici qe e shoqeronte eshte e qarte. Sepse do i kishte borxh gjakun bandes se xhakes dhe askush nuk do i dilte ne ndihme. E gjithe familja do i zhdukej per 24 ore. Nuk eshte fajtor i shkreti polic, por gjithe sistemi. Une jam i prirur te besoj thashethemet se Komisari ka patur maredhenie bisnesi me xhaken dhe eshte vrare ne gjaknxehtesi per prishje pazaresh.
    E thjeshte, ky polic eshte kooe turku, kujt do ja mbante nga ju te ndrruar komentues te qellonte.xhaken per hesap shtetit dhe te merrte parasysh pasojat?

  10. polici i penduar says:

    nje pyetje kisha un per shtetin! Ne qofte polici arrinte te nderhynte ne kohe cfare i siguronte shteti ketij polici apo thjeshte nje dekorate dhe ca lek dhe asgje me shume …..

  11. Rama says:

    Prape ne burge do e fusnin se shteti kete politike ka se Leket dhe dokoratat i ka marre shteti vete me kohe kur e ka liruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje