Gjinushi: Bashkimi i Metës me PS-në, taktikë e Berishës për të marrë vota majtas

5 Tetor 2012, 10:01Politika TEMA
Gjinushi: Bashkimi i Metës me PS-në, taktikë e Berishës

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, është shprehur në mënyrë kategorike kundër një koalicioni të mundshëm mes PS-së dhe LSI-së. Sipas Gjinushit, zhurma e krijuar së fundmi për një koalicion të tillë është një lojë e Berishës, që me anë të Metës kërkon të marrë disa vota majtas, për të vijuar më pas qeverisjen me këtë të fundit.

“Një LSI që “shkëputet” nga qeveria, pasi ajo bie de facto, është vetëm një taktikë e Berishës dhe Metës se si të marrin disa vota majtas”, ka thënë Gjinushi për “Shqiptarja.com”.

Ai është shprehur i shqetësuar për faktin se Berisha nuk mund të rrijë dot pa vjedhur votat. Sipas Gjinushit, me shumë mundësi këtë gjë Berisha do ta bëjë edhe në zgjedhjet e 2013-s dhe kjo u pranua edhe nga kreu i OSBE-së, Eugen Volfarth.

13 komente në “Gjinushi: Bashkimi i Metës me PS-në, taktikë e Berishës për të marrë vota majtas”

  1. Arsen says:

    Gjinushi nuk me pelqen, por ketu ka te drejte. Njerezit jane te lodhur nga keto pazare personale.

  2. devolli says:

    Pranimi i Ilirit ne koalicionin e majte eshte turp. Rama duhet te mbaje pergjegjesi qe deklaron se e ka deren hapur per Ilir Meten, me sakte i ka kembet hapur per Ilir Meten. Rames nuk i mjaftoi qe Iliri genjeu per presidentin dhe as qe Iliri mbeshteti vrasesit pas 21 janarit. Rama po ben gabimin e rradhes duke varur qeverine e ardhshme ne bllokun e Ilir Metes qe vete Rama denoncoi. Per kete Rama do mbaje pergjegjesi duke mos marre me vota nga votuesit e majte.

  3. Ben Chicago says:

    te lumte skener gjinushi
    po qe saliu ne pushtet saliu do gjeje menyra te reja per te vjedhur vota

  4. al says:

    aleanca me lsi e koalicionit te majte eshte humbja e sigurte e zgjedhjeve dhe shkaterrimi perfundimtar i ps. fitorja arrihet me nje program te majte per shumicen e popullit dhe koalicion vetem me te majten pasi koalicioni per konjuktura te momentit me te djathtet kush do qe te jete eshte i sigurte qe nuk do te qendroje. taktika duhet te jete e qarte asnje ngurim per kritiken ndaj qeverise per gjendjen ekonomike dhe te bisedohet me popullin cfar programi do te ndiqet. premtimet qe do ipen sidomos per drejtesine mbi korrupsionin duhet te mbahen ne rast te kundert do te pesoni si ps e nanos qe e urrente gjithe populli.

  5. liri a vdekje says:

    po care duhet lsi mer jahu ajo esht kalbun komplet tashi .kush e voto at far partie si puna e asaj te ndokes .lerni mer at lsi te zhduket nga harta politike .se normal njerezit do lekunden te votojne ps po ju ngjit lsi pas .nuk i harrojme pazaret e metes qe i dha 8 vjet pushtet pleres .

  6. LORA says:

    Bravo Gjinush,qe mbetesh ne sinkron me vullnetin e Popullit Opozitar.

  7. kalorsi i zi says:

    Z Gjinushi, dy jane korentet ne shqiperi. Pro evropjan dhe ata qe punojne per neootomanizmin e shqiperise. Nqse LSI do nje shqiperi evropjane bashkohet me PS dhe pengon nje 100-vjetor me berishen ne pushtet nqse nuk e ben do dali nga projekti i PS dhe do bashkohet me Topin-Bashen dhe AKZ. Kjo eshte dera e hapur e PS per LSI, e cila duhet ta dije mire qe nuk ka me kthim mbrapa.

  8. orli says:

    Na pelqen,nuk na pelqen gjinushi eshte i vetmi politikan qe nuk e ka dredhur duke kercyer sa me nje hu ne nje hu(kur kercen shume hunje te hyn nje kunje)shihni meten,ndoken,ngjelen,lesin,xhuvelin,pollon,ceken,shehun,imamin oh qenkan shume si shkruaj dot….

  9. MEMEDHETARI says:

    Kotropuz Mullaqja – Koqe,e ke justifikuar emrin dhe mbiemrin:
    M… ke nxjerre…prandaj lepije!!!!!!
    Rralle here ndodhin keto sinkronizime…

    1. lajmetari says:

      shyqyr qe jane ca kokrra te zgjuara si Z. gjinushi
      se na mbyten budallenjte .
      GJINUSHIN DO DOJA TE ISHTE KRYEMINISTER.

    2. mxy says:

      Mos u merrni me thashatheme , jepni mendime per situaten
      e shqiperise kjo ka me shume rendesi .

  10. Delli USA says:

    Gjinushi eshte politikani me largepames qe ka Shqiperia.Meta po luan karten e gjoja afrimit me PS-en qe te mos i largohet elektorati i majt,kjoe e fundit ka ngrene karemin e hedhur dhe e ka ndalur kritiken karshi LSI-is si pjestare e pushtetit.PS-eja duhet ta luftoj fort LSI-in qe ti mari dhe ate elektorat te majt qe i ka ngelur,se fanatiket e pd-es nuk i mer dot.Saliu te gjitha fraksionet qe dilnin nga pd-eja i bente fertele sa i detyroi te kthehen ne ombrellen e tij.

  11. SKENDER BEU I VJETER says:

    GJINUSHI DHE GJITHE FISI I GJINUSHEVE JANE ME KARAKTER TE THELLE SHQIPTAR,LEBER TE VERTETE ,THELB I SHQIPTARISE.GJINUSHI ESHTE LARGPAMES DHE I MPREHTE DHE MERITON OSE TE JETE NE KRYE TE PS NESE BASHKOHEN PS DHE PSD,OSE NE KRYE TE VENDIT SI PRESIDENT NESE OPOZITA E BASHKUAR FITON KUNDER LUKUNISE SE HAJDUTEVE.PER MUA QE TE BEHET SHQIPERIA DUHET TE KETE NE KRYE KETA NJEREZ:SKENDER GJINUSHI PRESIDENT,EDI RAMA KRYEMINISTER,BAMIR TOPI KRYETAR PARLAMENTI,KRESHNIK SPAHIU KRYETAR I GJYKATES SE LARTE,ERION BRACE PROKUROR,LISIEN BASHKURTI MINISTER I JASHTEM,KOCO DANAJ MINISTER I BRENDSHEM,EDUART SHALESI MINISTER I MBROJTJES,ERION VELIAJ,MINISTER ITRANSPORTIT,VALENTINA LESKAJ MINISTRE E ARSIMIT.ETJE,ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje