Berisha: S’negocioj me grevistët e urisë. Rama po fyen të majtën duke mbledhur gjithë fundërrinat për të më rrëzuar

4 Tetor 2012, 18:31Politika TEMA
Berisha: S’negocioj me grevistët e urisë. Rama po fyen të

Berisha thotë se është i hapur për koalicion me LSI, por shton se PD është në kuotat më të larta në historinë e saj. Berisha tha se Rama po kapet pas LSI-së si pas fijeve të barit

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp për të folur për çështje të ndryshme. Ai u pyet për grevën e ish- të përndjekurve. Berisha tha se nuk negocion me ata që hyjnë në grevë urie. Berisha shtoi se ata i kanë marrë paratë sipas ligjit.

Berisha tha se do të vazhdojë t’u flasë fëmijëve për integrimin. Ai tha se fëmijët dinë shumë për politikën.

Berisha foli për çështjet e reklamave shtetërore, duke marrë vetëm shembullin e Këshillit të Ministrave, që ka shpërndarë reklamat në tre televizionet kryesore. Ai tha se Rama ka shpërndarë reklama tek mediat e tij kur ishte kryetar bashkie.

Berisha tha se ka besim se Nishani do veprojë sipas Kushtetutës për mandatin e Ina Ramës.

Kryeministri deklaroi se Rama po bën thirrje për të mbledhur të gjithë fundërrinat për të rrëzuar Berishën. Ai tha se kjo është fyerje për të majtën, që është vlerë për vendin. Berisha shtoi se PD është në kuotat më të larta historike.

Berisha tha se koalicioni me LSI funksionon mirë dhe shtoi se Rama po kapet pas fijeve të barit kur kërkon aleancë me LSI.

Më poshtë deklaratat e Berishës:

Për grevën e të përndjekurve

Shqipëria është një vend i lirë. Në këtë vend janë të garantuara protestat paqësore të çdo lloji. Sa i përket kapitullit të të përndjekurve politikë, që në themelimin e saj, kjo parti i ka pasur dhe i ka ata aleatë kryesorë dhe në epiqendër të axhendës së vet. Janë bërë përballje nga më të forta me Partinë e Punës dhe policinë sekrete nën moton ‘lironi vëllezërit tanë’ dhe ata u liruan nga ky presion i papërmbajtur i forcës së parë opozitare. Është vendosur ligji i pafajësisë së tyre të plotë dhe i konsiderimit të tyre të burgosur politikë. Janë përpjekje më të mëdha dhe mijëra apartamente, të drejta studimi janë siguruar në kushtet më të vështira të një vendi që kishte 204 dollarë për frymë. Janë shpërndarë miliarda lekë privatizimesh, që kanë pasur vlerë të barabartë me lekun, por me destinacion privatizimet.

Tetë vite në pushtet, PS në mentalitetin e vjetër të partisë së origjinës, nuk iu dha qoftë dhe një qindarkë. Tetë vite PS i privoi nga të gjitha të drejtat ligjore, sepse ajo që bëmë ne ishte e bazuar në ligjet e vendit, miratuar në parlament. Tetë vite PS përdori disa kukulla, për makijazh u ofroi ndonjë post, në mënyrë që të përçmonte të gjithë të tjerët.

Dhe ju e nderuar zonjë, nuk mund të shkruani në gazetën tuaj qoftë dhe një fakt, qoftë dhe një ndihmë të vetme, qoftë dhe një shpërblim të vetëm, që PS ju dha kësaj shtrese të martirizuar në kalvarin komunist gjatë 8 viteve në pushtet. E di unë, 4-5 i bëri konsuj e ambasadorë për të thënë se i kemi, kurse që të gjithë të tjerëve u tregoi bërrylin.

Prapë në pushtet, sërish i tërë mekanizmi në mbështetje të tyre. Sërish me një kuadër ligjor unik, në mbarë Europën dhe botën, kurrë nuk do gjeni një kuadër të tillë dëmshpërblimi. Kuadër të cilin e kanë përcaktuar vetë. Kanë shtuar edhe kategori të tjera, me të drejtë. Ne kemi vendosur dëmshpërblim të plotë për vitet e burgut, për ekzekutimet etj. Mbi këtë platformë janë shpërndarë miliarda e miliarda lekë gjatë këtyre viteve. Kjo është e vërteta. Kjo shpërndarje është bërë me transhe. Janë mbi 11 mijë dosje. Për secilin nga këto dosje është dhënë kësti i parë. Vazhdon dhënia e këstit të dytë. Tek kësti i dytë është marrë një vendim me kërkesën e tyre, që të përparësohen ata që janë mbi 65 vjeç, dhe unë këtë e quaj të drejtë. Është marrë një vendim tjetër: tu jepet e gjithë shumë atyre që janë mbi 85 vjeç, pra kuadri ligjor dora- dorës është amenduar tërësisht në interesin e tyre. Qeveria ime do të qëndrojë gjer në fund detyrimit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë si një domosdoshmëri morale, juridike e gjithanshme e kësaj shoqërie për tu ndarë nga një e shkuar e hidhur. Qeveria solli dhe votoi në parlament me një përballje shumë të madhe, ligjin për lustracionin, e mbështeti pjesa dërrmuese të përndjekurve politikë, asnjëri nga këta që sot kërkon këstet. Asnjëri prej tyre.

Unë kam respekt për çdo lloj kundërshtie ndaj meje. Kur këta zotërinj përdorin kamerat dhe u thonë shqiptarëve se nuk na është dhënë asnjë këst, thonë një të pavërtetë të madhe. Unë sot u them shqiptarëve se secili prej tyre ka marrë këstin e parë në përputhje me ligjin e vendit. Ligji thotë se të dytin e marrin ata që janë mbi 65 vjeç.

Le të protestojnë kundër Sali Berishës sa të kenë dëshirë. Nga ata që janë aty, të gjithë pa përjashtim që kanë dorëzuar dokumentin në afatin ligjor, kanë marrë këstin e parë.

Kanë zgjedhur studion e Kristaq Ramës, mund të zgjedhin zyrën e Edi Ramës, këto nuk më impresionojnë mua, kam respekt për kundërshtarin.

Nuk negocioj kurrë me greva urie politike. Kur ndenjën tre javë PS para zyrave të mia, më mori një mik nga Brukseli në telefon, isha në Zagreb, më tha si je, i thashë jam mirë, më tha mësova se Edi Rama do hyjë në grevë urie, do sakrifikohet, i thashë thuaj zotërisë dy gjëra, do e respektoj, do i jap një zyrë në kat të parë për grevë dhe së dyti do i përgatis fjalimin më të mirë për lamtumirën e tij, por kjo s’ka për të ndodhur se as ka për të hyrë në grevë e as ka për t’u flijuar.

Ajo është një formë politike radikale me të cilën nuk ka negociata. I garantoj se ajo që u takon me ligj do jepet pa asnjë lloj hezitimi.

Për fjalimet politike përpara fëmijëve

Fushata fillon sipas kodit nga 15 maji. Garantoj se do respektoj me rigorozitetin më të madh rregullat e fushatës. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, unë dekretova në zgjedhjet e shkuara përjashtimin e të gjitha mjeteve të administratës nga fushata dhe kjo ndodhi, aq sa unë mora një makinë me qera dhe kundërshtarët më thanë që ke blerë makinë të re. Kjo do të ndodhë edhe në fushatën e ardhshme. Unë mbetem tërësisht i angazhuar në këtë zotim.

Tani diskutimi me fëmijët, me të rinjtë, është nga më interesantët, më inspiruesit në jetën time. Unë atje nuk kam shkuar t’u them atyre se Edi Rama po trillon kur flet për 1 milion të papunë, jo, unë nuk ju kam deklaruar ndonjëherë atyre se Edi Rama po dezinformon kur thotë se ka një kolaps të biznesit të vogël, nuk u kam thënë atyre se është një mashtrim kur janë 8 mijë biznese të reja rishtas. Unë kam zgjedhur të diskutoj me ta për ëndrrën e tyre, se po të kthehemi tek ëndrra, më të pastra i kanë ata. Shkova sot në klasë, kishte hapur kompjuterin nxënësja, e urova, ishte tema që kishte përzgjedhur. Çfarë më tha mua nxënësja: kur i shohim tek ikin nga komisioni, mendojmë sikur shokët tanë të ikin nga klasa. Shiko çfarë përshtypje u krijon nxënësve kjo. Ajo është votë për ëndrrën e tyre evropiane. Unë nuk mund të diskutoj asnjë gjë tjetër. Sot gjeta mësuesit duke shpjeguar ADN-në. Unë nuk mund t’u flas atyre për fizikë, as për biologji, por për ëndrrën e tyre. Në gjithë takimet me fëmijët nuk do ketë asnjë temë tjetër përveç ëndrrës së tyre evropiane. Sot ata kanë një informacion që ne nuk e kemi pasur as në moshën 30- 40 vjeç.

Për statusin e vendit kandidat

Unë e marrë këtë si një proces të merituar. Nuk mund të them se ç’vendim do merret. Por sinqerisht dhe personalisht bëj gjithçka për të mbushur detyrimet që vijnë nga ky proces, që i bën shqiptarët më të lirë, më të sigurt, më të begatë. Kjo është arsyeja pse unë i besoj këtij procesi. Ky proces kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë. Kurrë as me Sheshelin, as me partinë e Millosheviçit nuk ka ndodhur që të ngrihen e të bllokojnë reformat siç ka bërë grupi i neobllokmenëve. Vitin e parë u qëndrua jashtë parlamentit që të mos merrej statusi. Vitin e dytë u organizua përpjekja për të përmbysur me dhunë qeverinë si në asnjë rast tjetër në historinë e këtyre viteve dhe u rrethua KQZ për të marrë mandat me dhunë. U bënë përpjekjet më të papranueshme për bllokimin e vizave me vallen e famshme që më kujtonte vullnetarët e Enverit ‘Hap kutitë që të çlirojmë vizat”. Me përpjekje me racistë antishqiptarë që lobonin kundër heqjes së vizave.

Pasi votoi në parlament heqjen e imunitetit pas presionit të referendumit dhe presionit të bazës, tani kërkon Fierin për ligjin e Gjykatës së Lartë. Është e vërtetë se ka 13 vendime, është edhe Gjykata e Lartë dhe ajo ka hedhur poshtë pretendimet e kandidatit socialist. Ai kërkon që të legjitimoj unë ato që ka hedhur poshtë Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë ka thënë se ky vendim qëndron derisa të gjykohet në themel çështja. Pse unë kam durim të pres deri sa të zgjidhet në themel çështja e Edi Rama nuk pret? Deri dje ai nuk ndjehej për këto. Pse, unë nuk dua që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më parë. Pse Rama nuk kërkon mocion nëse ka votat? Por ajo që ka ndodhur është se ka humbur shumicën. Dhe kur humbet shumicën, kalon në pakicë. Por ai kërkon pazar. Por nuk veprohet në këtë mënyrë. Jam i vendosur të respektoj çdo vendim të gjykatave.

Për përdorimin e të ardhurave nga privatizimi i Albpetrol

Të ardhurat nga privatizimi do kenë destinacion kryesor qytetarin. Ai do jetë përfituesi numër një nga këto të ardhura. Ato do shndërrohen në një seri projektesh të reja, ujë, kanalizime, ujësjellësa. Ato do shndërrohen në rritjen e re të pagave e pensioneve, një politikë konstante e jona. Ne nuk i largohemi detyrimit tonë. Ato do shndërrohen në mbështetje të fuqishme të biznesit dhe veçanërisht zhvillimit rural. Të mos harrojmë se janë bërë investime kolosale në sistemin rural. Por akoma nuk është ngritur një sistem vaditje.

Ato do jenë një mbështetje e madhe për arsimin dhe të rinjtë shqiptarë. Në tërësinë e tyre, këto të ardhura do kenë këtë destinacion. Do shihet mundësia e ngritjes së një Banke Shqiptare të Zhvillimit.

Për çështjen çame

Kjo çështje është ngritur nga ky kryeministër në çdo takim të nivelit të lartë me autoritete të vendit mik. Ministri, në zbatim të këtij qëndrimi, ka ngritur çdo çështje jashtë çdo pretendimi territorial, por mbi bazën e traktatit të miqësisë mes dy vendeve dhe angazhimit për të zgjidhur me dialog të gjitha problemet që janë për tu zgjidhur.

Për abuzimet e Arben Imamit

Është një fushatë e organizuar, e strukturuar, shpifjesh e trillimesh banale ndaj një institucioni që përfaqëson me dinjitetin më të madh vendin edhe në zonat më të nxehta ku NATO operon, dhe ka vetëm këtë qëllim. Nëse e keni ndjekur, për dy muaj rresht, çdo ditë shpifën e trilluan se është përgjuar opozita, se janë përgjuar ambasadat dhe nuk sollën dot qoftë edhe një fakt të vetëm. Këtyre shokëve me rekorde trafikantësh u djeg shumë tregtia transparente sepse kanë histori lyerjesh dhe përlyerjesh në trafiqe, të përfolura dhe të denoncuara.

Del e deklaron se qenka bërë trafik me Malin e Zi dhe i janë dhënë dy predha për familje. Mali i Zi është vend mik dhe këta që mendojnë se do përlyejnë mbrojtjen shqiptare, ushtrinë shqiptare nga bashkëpunimi me Malin e Zi, këta kanë ngelur fatosa me shami të kuqe në qafë.

Pavarësia e Malit të Zi është parë me dhimbje të madhe nga Beogradi dhe grupe të vogla që akoma e mbajnë mend si një vend armik. Mali i Zi është një vend që ka firmosur Partneritetin për Paqen me Atlantikun e Veriut dhe që Shqipëria e mbështet plotësisht për procesin e anëtarësimit në NATO. Kjo është e vërteta. Në gjithë këtë fushatë trillimesh ka një fakt të hidhur, botimi i dokumenteve të klasifikuara. Unë u garantoj ju se ata që botojnë dokumente të klasifikuara, kryejnë një vepër penale, por do përgjigjen para ligjit për këtë.

Për reklamat shtetërore

Ka dy realitete, realiteti i kësaj ndërtese, i cili pa përjashtim të gjitha reklamat i ka ndarë në tre televizionet kombëtare, TVSH, TV Klan dhe Top Channel. Në raste të caktuara Top Channel, me një gjest miqësor, ka kërkuar mirëkuptimin se jo në çdo kohë mund të transmetojë reklamën tonë dhe ne kemi pasur mirëkuptim.

Që nga viti 2006 deri në vitin 2011, gjer ditën që iku nga bashkia, miliona euro, dollarë, lek, iu janë dhënë vetëm tre mediave të dashura të tij, Top Channel, Vizion Plus, Neës 24. As dhe një qindarkë. Të thotë Shijaku, Ora Neës a ka marrë reklama. Merita e tyre është gënjeshtra. Të thotë nëse u ka dhënë reklama TV Klan, shtetërorit. Po pse vetëm atyre?

Ne kemi shpenzuar katër deri në gjashtë herë më pak se çdo qeveri e rajonit për reklama.

Për mandatin e Ina Ramës

Kjo mazhorancë është e vendosur të zbatojë Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve. Personalisht kam besim të plotë tek trajtimi dhe mënyra e ushtrimit të pushtetit nga ana e presidentit të Republikës. Siç e dimë, Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga presidenti dhe votohet në parlament. Presidenti është një ish- ministër i Drejtësisë, një njeri i ligjit. Ai ka këshilltarët e tij, të zgjedhur në funksion të problematikës që shqyrton presidenti dhe kjo problematikë është kushtetuese për çdo president. Unë nuk kam asnjë koment përveç besimit tim të plotë se zoti Nishani do zbatojë me përpikmëri ligjet dhe Kushtetutën e vendit, për të cilat është betuar në parlament ditën e inaugurimit të tij.

Për përballjen në zgjedhjet e ardhshme

Problemin e zgjedhjeve Rama e ka zgjidhur duke thënë ‘fundërrina të gjitha vendit bashkohuni për të rrëzuar Berishën’.

Le të ndalemi tek ky lajtmotiv që ka zgjedhur. Kjo është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet të majtës shqiptare. Nëse dilet me moton ‘të bashkohemi me çdo fundërrinë për të mundur Berishën’, tani imagjinoni ju kë do ketë përballë Berisha në zgjedhje.

Së dyti, më duhet të them se këta të nderuar, nuk do kenë për fat disfatën, por fshesën, se ndaj tyre përdoret fshesa. Në një kohë kur dëshmon me këtë se nuk kanë asnjë alternativë. Se janë në panik, të gjithë panikun e brendshëm që ka ky zotëri, e nxjerr tani në forma nga më të ndryshmet.

Pra, nga një anë kam thirrjen e tyre, nga ana tjetër kam PD në kuotat më të larta të historisë së saj që në vitet ’90. Kërkoju pak pollet atyre dhe shihni se ku është PD. Pse e them këtë? Për të kuptuar se beteja që vjen do jetë e shkëlqyer, e bukur, më vjen keq që kundërshtari im i lejon motive unike, të padëgjuara ndonjëherë, e fyen të majtën shqiptare duke u thënë se bashkohemi me çdo fundërrinë, duke harruar se kjo ndihmon Berishën.

Mua nuk më takon të jem avokat i të majtës, sepse kur e fyen të majtën, harron që mungesën e vlerave do t’ia transmetojë një krahu që është një vlerë.

Për aleancën me LSI

Kjo është një aleancë që funksionon në përputhje me një marrëveshje të firmosur. Unë mendoj se aleanca funksionon plotësisht. Nuk ka forcë politike që nuk ka problematika të caktuara, ju i patë gratë e Sarandës, e patë reagimin e tyre, ishte reagim për çështje demokracie. Në tërësinë e vet, aleanca funksionon shumë mirë.

Zoti Rama u thotë aleatëve të vet se unë nuk fitoj zgjedhjet pa ardhur LSI dhe i çon mesazhet LSI që ik nga qeveria, të vish tek unë, duke treguar se është jashtë çdo standardi politik të besueshëm, sepse ecën duke gjetur ndonjë fije bari të kapet. Pra, aleanca funksionon shumë mirë.

Nuk kam asnjë shqetësim nga takimi mes Metës dhe Ramës. Kur e ka kërkuar nevoja, jam takuar edhe unë me zotin Rama.

Së dyti, PD në zgjedhjet e kaluara doli koalicion kryesor dhe bëri koalicion me LSI-në me një vendim të saj, gjykoj unë plotësisht të moralshëm në sensin që nuk u josh nga ofertat e dhjetëra milionë eurove, por i tha atij se në kodin ligjor e moral të vendit koalicioni duhet bërë me koalicionin më të madh të vendit dhe ky ishte koalicioni i PD.

Cili do jetë vendimi i zotit Meta, apo i PD, ne mbetemi të hapur plotësisht për aleancë me LSI-në, dhe siç e dini PD është parti aleancash. Theksoj se është periudha e artë e saj në sondazhe, çka nuk më bën mua të tregohem i pavëmendshëm për aleanca sa më të gjera, sikundër do bëj të gjitha përpjekjet e ligjshme që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti të dalë fituese.

60 komente në “Berisha: S’negocioj me grevistët e urisë. Rama po fyen të majtën duke mbledhur gjithë fundërrinat për të më rrëzuar”

  1. Komshiu says:

    Gomarit mashkull, andej nga ana e kryeministrit i thonë = Magar!

    1. V V C says:

      I korrespondon me tragjedine e Asadit dhe i vjen ngushte muhabeti. I eshte mbledhur ajo suma e vyshkur!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html

      1. Vlora says:

        duhet te ngrihet lapidar per NAMIK HOTIN.

        ai e tha qarte; MALOKU PO I HIPI KALIT NUK ZBRET ME.

      2. raimondi says:

        Ky Sala sa e fillon fjalen tregon se ka instikte diktatori KUR THOTE QE NUK NEGOCIOHET me protestuesit, dhe opozita ketu duhet te ngrihet dhe ta diskretitoje Salen ne parim

        Ketu ne USA bejne greve 5 vete me nga nje tabelle ne dore dhe ecin lart e poshte neper trotuar, dhe pas 1 dite apo dy direkt shteti negocion me ta , i degjon shqetesimin e tyre dhe e mer parasysh shqetesimin e tyre

        Vertet ne demokraci lejohen protestat, por ne te njejten kohe me kete,
        duhet patjeter te negociosh me protestuesit –Ta degjosh shqetesimin e tij dhe ta zgjidhesh ate

        Sepse negocimi me protestuesit tregon se sistemi demorkatik funksionon,
        Pse quhet Demokraci,? Eshte sistem demorkatik sepse merr parasysh shqetesimet e popullit

        Me greven e urise absolutisht qe Sala duhet te negocioje, sepse greva e urise eshte PAQESORE, nuk eshte dhuneshme

        Sala nuk e kupton se ne nje shtet demokratik nuk negociohet vetem me protestat e dhuneshme
        , ndersa me gjithe protestat paqesore Negocimi i Qeverise eshte nje Detyrim Kategorik –eshte tamam thelbi i Demorkacise

        Por nga an tjeter nqs do negoioje me greven e urise kjo nuk do te thote qe te pranoje kerkesat e tyre te padrejta, por te gjendet nje ruge e mesme ….

        Ndersa kur flet per favoret e te persekutuarve ka plotesisht te drejte
        Ish te persekutuarit kane rembyer cdo gje nga ekonomia shqiptare, por kur akuzon PS-na Sala e ka gabim ,
        sepse kur erdhi PS-ja ne pushtet Sala ua kish dhene cdo gje ish te persekutuarve _
        -Keshtu qe nuk kish ngelur azgje per tu dhene -Cdo gje ishte privatizuar nga ish te persekutuarit _-
        Nuk kishte me objekte per privatizim , me perjashtim te privatizimeve te medha strategjike ,
        te cialt i po i privatizon tani Sala per miqte e tij

        Per fjalimet politke peprara femijeve ai eshte krejtesisht gabim , pavareishst se cfare ju thote

        Femijet riten jashte politkes, dhe opozita duhet te ngrihet ne parlament per kete ndotje toksike , kete helmim qe Sala ju ben botes se femijeve

        Eshte njelloj sikur ju helmon ushqimin femijeve

        __Absolutisht ketu opozita duhet te ngrihet me force ne Parlament
        dhe te kerkoj qe te behet ligj qe politka te mos trazohet ne jeten e femijev
        e kunder ketij Pislleku te neveriteshem te Sales

    2. Bali Staka says:

      Jo more ti zotni,
      Po ç’farë Magarit,
      Ne Shkoder,i thona:
      Asht -Kar-Karit…!
      ———

    3. NETI VJOSA says:

      O Berishë,
      Rama nuk po mbledh funderrinat, por ajken opozitare te Shqiperise!
      Në se ti quan funderrina TË BURGOSURIT E NDERGJEGJES,
      ti je vet nje M o n s t ë r !….
      Ti je Funderrine mbi funderrinat!
      Ish te burgosurit politik jane Heronj mbi heronj,
      sepse
      KANE MPOSHTUR FRIKEN,
      dhe paten guximin te kundershtonin ate qe ty te shpetonte Shurra prej tij!
      O shurrembajtsi Enver Hoxhes,
      Ti i ke frike tmerresisht ish te burgosurit e ndergjegjes!
      O Sharlatan,
      Kur te duheshin per qellimete tua karieriste, tè persekutuarit,
      nuk le varr dhe kocka pa nxjerre nga varret!…
      Qendrimi ndaj Greves se urise se te perndjekurve
      eshte GURI I PROVES QE DEMASKON PERFUNDIMISHT,
      FYTYREN TENDE PREJ KAMELEONI!…
      Berishe Demagogu,
      Leri historite per tu hedhur fajin socialisteve!
      Grevistet po kerkojne sot plotesimin e te drejtave te tyre!
      S o t !
      Pse Nano Pordhen e shpërbleve
      dhe keta heronj
      qe u kalben burgjeve
      i torturon me keq se ne kohen e Enverit?!…
      Nanua te duhej per Pazarlleqe, o Qen bir Qeni!
      Nuk ka me naiv qe te mis kuptoje Genjeshtrat e tua te trasha!…
      Mbare Shqiperia duhet te solidarizohet me Greven e Urise!
      Partit opozitare, media e lire, shoqatat politike, çdo njeri qe do Shqiperine duhet te bashkohet per te rrezuar VARRMIHSIN E SHQIPERISE!
      O sot o kurre!
      Le te jete kjo sakrifice e ketyre Heronjve te vertete te Demokracise,
      Nisja e Betejes se madhe per te rrezuar Demagogun e fundit komunist te Europes!…
      O sot o kurre!

    4. Gjergj epiroti says:

      Ky trapi yne eshte unik ne llojin e vet,thjesht me i zi nga e zeza ,gomar nuk mund ta quaj se ofendoj gjithe stazet mbi
      dhe nen toke,por as jashteqitje gomari,sepse kur hap halene(gojen) qelb gjithe njerezine.

    5. Pali Miska says:

      Nuk e besoj kurre qe Saliu t’u kete ngrene parate e burgut ketyre viktimave te komunizmit. Mendoni sa i gjere eshte ai, ai paguan pension prej l milion leke ne muaj akademikeve te komunizmit te ri e te vjeter si Arben Puto, Kristaq Prifti, Alfred Uci, dhe lloj lloj pseudoshkencetaresh te tjere dhe nuk ka mundesi te mos u kete dhene leke ketyre te perndjekurve. Ja fusin kot, duan shume, qenkan te babezitur me sa duket. Saliu nuk le njeri pa e cuar drejt lumturise.

  2. shefqeti says:

    Dje fitoi Romni kundra Obames sot fitoi Berisha ne debatin me Berishen

  3. Heron says:

    Te lumte palla; genjeshtar ishe je dhe do te jesh ; kryeminister te bejne shqiptaret! Te lumte kur detyron Ramen te thote ” nuk do djegim shqiperine per te hequr saliun”! Shqiperia eshte si shtepia pa themel e sa me shume rri ti ne krye aq me shume afrohet drejt vdekjes dhe sa me pare ti vihet kazma kesaj shtepie pa themel aq me mire do jete!

  4. loni says:

    ti e meriton edhe 35 vjet ne pushtet zoti kryeminister,,ke te drejte kur thua i kam demshperblyer te tere njerezit,,me pak fjale na ke shqepur me leke te gjithe popullin shqiptare,,do ti vjedhesh votat kete rradhe apo jo??thuaj te verteten,,se vetem keshtu meriton edhe 35 vjet pushtet,,rrofte pd me saliun ne krye,,,,,,,,,,,,,,,urra urra urra…

  5. Qitesi says:

    Me kete kafshe vertet eshte e veshtire te negociohet..nuk gdhendet eshte i pashpirt.Turp

    1. NjeQytetarOptimist says:

      I pashpirt ka qene qe kur i ktheu supet shpise te tej ku leu…

  6. ardian says:

    e more psiqik i ndyre e nxorre fytyren prej bastardi po ku do negocjosh ti me ato te shkreter ti i ke mare ne qafe ato mer klysh komunist me regjimin ti i ke spiunuar e plasur neper burgje sa do te vleje ajo lekure ty sindrome vicidoli shqiperia e shqiptaret nuk kan per te falur me babezite qe ke bere e po ben ore plere sa te jesh ti ne shqiperi atdheu yne nuk ka per tu rregulluar ndonje here more kriminel keto 20 vjet vetem ke vrare e prere vjedhur e shitur kombin e shume e shume te zeza …

  7. ben says:

    Me menyren se si flet Sali mashtruesi,sikur eshte ne kafene,sikur tregon barcaleta,ku niveli llogjik eshte estrade,por i pershtatshem per pjesen injorante te Shqiperise,qe me thene te drejten eshte maxhorance ne Shqiperi,ky qendron ne pushtet edhe 30 vjet te tjera.Kend veshtrimi i ngjarjeve,problematikave eshte komplet menyre idiote,hidhja fajin tjetrit,dhe genje sa me shume,dhe me kete njeri pergatituni per zgjedhjet e ardhshme te ndodhin cudira ne dem te shqiptareve dhe demokracise.Ky,jo Europa dhe Usa,por nuk i bo dermon zoti vete.Mbani mend dhe verini vath ne vesh,fjalet e Namik Hotit,ky nuk zbret nga kali,ky zbret vetem po e vrave.Mos e harroni kete fjale.

  8. brigada 8s says:

    mashtrus irrezikshem

  9. NjeQytetarOptimist says:

    “tu jepet e gjithë shumë atyre që janë mbi 85 vjeç”
    Hahaha Nastradini…
    O Zogoll, po kush nga te persekutuarit kane jetuar mbi 80 vjec ?!?!
    O figure qesharake, po si mund te jetoj nje person 85 vjec me nje mesatara 20 vjet brenda ne qeli i mbajtur me nje cope patate te zjere…

    Hej, por si nje shtet dhe kreu i saj je ti, p’se nuk del me shifra, p’se nuk del me totale sa i ke dhene ketyre personave ?!?! Pse nuk del si nje shtet serjoz me ate qe flet, ballafaqoje me shifra qe edhe “ata” qe kane ngelur dhe te degjojne te te besojne…Po si s’ke turp dhe del e flet per miljarda e privatizime dhe hedh fjale kuturu..

    “Sot gjeta mësuesit duke shpjeguar ADN-në”
    Hahaha…I madh…Vetem nje person me figure te larte qe s’flet per te kaluaren e tij s’ka ADN-e..

    “Në gjithë takimet me fëmijët nuk do ketë asnjë temë tjetër përveç ëndrrës së tyre evropiane”…Plaku Mere, pleqeria po te merr mend edhe me thell…Boll i re gjoksit dhe thua jam normal ne trup, por problemi eshte se ti e ke ne qelemendre…Truri vogel, gje e madhe – Populli..

  10. Arberor says:

    Si ka mundesi Saliu te jete kunder greves se urise?! Greva e Urise, eshte njesoj si demostrata, protesta te cilat jane pjese e demokracise. Atehere ky tregon qe sic tregojne shume studente te asaj kohe qe i merrte i fuste ne klase me zorr. A nuk ka qene edhe Argita ne ate greve urie te studenteve, keshtu thone, ose genjejne. Ky eshte vertet i cuditshem. A nuk futi ky ne greve urie te ndjerin Arbnori kur kerkonte tekat e tij.

    1. Lex Rex says:

      Mire Saliu, por edhe Ilir Integrimi eshte shprehur kunder greves se urise megjithese ka qene vete ne (pseudo)greve urie ne vitin 2008 kunder binomit Rama-Berisha ?

  11. alban4eva says:

    do vazhdoj te shkoj neper shkolla dhe te bej politike me femijet e mitur, do vazhdoj ti tremb ata, tua mbush koken me budalliqet e mia, do vazhdoj te genjej duke thene se Shqiperia po lulezon, do vazhdoj te tall bythen me gjithe shqiptaret.. po te lumte o Sali kurva, te lumte o Sali bythqiri, ke gjetur popull leshi pa ben keshtu..

  12. Donjet Liridoni says:

    Po e ndjek Live konferencen (perrallen) e shtypit te SRB-it.

    S’jane asgje “rekordet” e tij me vetveten: as Muri i Madh Kinez, as 141 minutshi me poca nen koqe. Ky eshte RASPUTINI me i shquar i ketij shekulli. Mashtrues ordiner. Gjithcka eshte fajtore opozita. Mbasi iu grabiti te sotmen dhe te ardhmen (dhe retushimin e historise, duke e kthyer 100-vjetorin e pavaresise ne ate te rehabilitimit te tradhetarit e hajdutit me damke AHMET ZOGU)tani iu eshte versulur si nje ujk i terbuar endrrave te bukura te brezit te ri, te nxenesve te pafajshem.
    Ky do vetem “alternativen” e Namikut (Hoti).
    Edhe Imamin po e mohon. Po mire, mor zotni po kontrollin ne Maj tek Imami perse deshe ta beje?

  13. alban4eva says:

    po normale o Sali qe nuk do besh marreveshje (negocim) me grevistat ti, se ti i ke bere marreveshjet me serb dhe grek.. vetem me ata negocion ti.. cpune ke ti te negociosh me shqiptaret, as te lidh puna fare me Shqiperine ty.. te lumte palla o Sali kurva.. vazhdo, se asnje gjemb nuk do te hyje ne kembe me kete popull dele..

  14. bakojani says:

    Folu shoku Sali femijeve te refugjateve qe u kthyen nga Greqia,nga endra evropiane.

  15. KOLONJA says:

    He,doni me sqarime nga kryeministri? Nuk negocion me ata qe hyjne ne greva urie,ketu eshte fjala per kundershtaret e tij,pasi grevat e organizuara nga ai jane te drejta.Po ne kohen tende,kur ishe i plotfuqishem si president e cahesh televizioni shqiptar duke te dhene ore e caste,pati po nje greve urie nga te perndjekurit,edhe atehere nuk nogociove ,po kerkove nga shiku i cdo rrethi te te jepte emrat e cdo grevisti,e duke u respektuar te drejten e tyre i nxore duke perdorur drerin edhe kunder KYRT Koles.Mos valle jane kaq budallenj sa tu besojne hartimeve tuaja te mesuara permendesh.Sa per merakun tuaj ndaj femijeve, se do tu plotesoshe endrren e tyre ,eshte fjala me e poshter qe nxier nga goja ,kur 700-800 femije lotojne pas xhamave te dritareve se nuk shohin diell me sy ,pasi pushka u rri gati tu marrin jeten.E ti qe po te qan zemra per te ardhmen e tyre nuk ke folur nje here,nuk ke aprovuar asnje ligj kundra gjakmarrjes,po si i skrupullt ne shpirt qe je ,vetem perkrahe inisjativen e kishes katolike,qe teorikisht eshte e drejt ,po nuk do zgjidhi asnje problem sidomos te brezi i ri qe eshte i ftohte ndaj fese. JO,MOR JO nuk e ke hallin te femijet ,po te zgjedhjet e 2013-tes qe tete mos humbasi pushteti.

  16. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN. says:

    Per Sali Hajvan Berishen: Kur ishe ne opozite perballe qeverise Ramiz Alise, pse i kerkove Ramizit per te negociuar me grevistat e urise?? Te pakten Ramizi negocioj me grevistat qe ishte edhe komunist, pra ne shqiptaret kemi te bejme me nje idiot qe eshte kryeminister per faj te shqiptareve. Berisha foli edhe per nje vend te lire, por vravi 4 protestues pa ju dridhur dora dhe eshte edhe krenar per 21 janarin sepse Kemi nje debil dhe frikacak ne krye te opozites. Per popullin shqiptar, po gaboni sic gabuat kur mbajtet Enverin per 45 vjte, pra po perserisni historine me Berishen tani. Zgjedhjet e 2013-tes nuk do ta largojne Berishen nga pushteti, prandaj duhet vetem largimi i Berishes para zgjedhjeve te 2013.

  17. Donjet Liridoni says:

    Ky (SRB-i)ka dale fare nga fiqiri. Qysh i thote mbare popullit FUNDERRINA? Si adopton sloganin e manifestit komunist kunder popullit te vet njeriu qe deklaroi boterisht ne parlament “Se do t’ua bej me keq se me 21 Janar”.
    Si i thote AKZ FAQEZI?
    Cfare duhet te presim më? Cfare? A ka prokurore te pergjithshme? A ka perfaqesi te Ambasdave te Huaja? Ky po terrorizon popullin me keq se Asaadi, per te cilin “mban qendrim”.

  18. Devolliu says:

    Qënie më të poshtër në Botë sesa ky psikopati i Viçidolit nuk mund të ketë.

  19. katunari says:

    Gabim i 1997-es,duhet te kishte mbaru puna qe atehere,sic ka thene Namiku(Hoti).Tani mbaheni dhe degjoni edhe pallavrat e ketij komunisti.

    1. Mark says:

      Shume e vertete.Per sa kohe qe ky bastard merr fryme mbi toke vetem tragjedi do shkaktoje.

  20. 1444 says:

    Do te mundim o FELLIQESIRE do te mundim ┌∩┐(◣_◢)­┌∩┐

  21. elinor says:

    Booo, kete pis as ne ferr nuk kane per ta pranu; ky ia merr edhe djallit per ligesi! Edhe njehere te pyesim vehten o njerez: a largohet me vote ky njeri?

  22. kitara e thyer says:

    nu7k ka njeri me te ndyre dhe grumbullues plerash si ….. me vjend ndot te permend epitetin e ndyre.

  23. VERONIKA says:

    S.R.Berisha,e ka mire M.BAZE,kur thote lereni te flase me femijet,sepse do te kujtojne gjithmone,dhe nuk da bejne gabimet qe berem ne ,duke te vendosur aty ku je.kur erdhe ne pushtet ,ti zoteri,po te quaj keshtu sepse jam me edukate jo se e meriton,une te shikoja si perendine,sepse me kishin edukuar qe nuk ka zot,por jo kta femijet e sotem,jo ,per kta ti do jesh pergjegjes edhe 50 vjet mbasi te kesh vdekur.Sepse u ke humbur dinjitetin,i ke bere prindrit administrate servile,i ke bere prostituta te mendjes dhe te ndergjegjies.I dhe ktij vendi nje iluzion-deluzion ,u vrave enderrat.Komunizmin nuk e rrezove ti-ata komunistet te vune atje ku je,duhet tua dish per nder ,,ti nuk mund te integrosh as veten tende,sepse mentaliteti jot nuk ta lejon,jo me femijet tane.Po te them nje sekret–jam shkolluar dhe kam jetuar andej,per 15 vjet,kam lindur 3 femije andej[po te isha ktu doktor,te spitalet e tua,do kisha vdekur me pr qe kisha]dhe qe thua ti doktor,europian te ben materia gri,jo heqja e vizave.Kam disa vjet qe jam ktu kryeminister,hehe e di çfare—ky vend po e zhduk edukaten time,qytetarine time.Sepse ktu te drejtorat e tu,ata militantet pa shkolle,nuk vete dot ne pune nga intelekti,por nga sa bukur te rri fustani,,jo nga shkolla qe ke ,dhe une ti doktor kam bere vertet shume shkolle, por nga leket qe jep.Kam leke doktor,dhe mund ti jepja,por e di pse nuk i dhashe dhe nuk do ti jap kurre,sepse do humbisja dinjitetin,dhe me gjithe leket qe do merrja nga puna dhe sikur te kisha 3 jete nuk do ma kthenin me.nejse doktori ,te kthehem te deklarata per greven,jo se qe thua doktor,kane bere ca burg dhe ata te mite,shume,keshtu pa varr kam akoma nje xhaxha te babait,ah se mos harroj ,nga hetusia me doli dhe babai,po vetem baba,nuk ishte.eshte akoma,doktor,ilaçet ja marr une ,jo me leket e tua,me ato qe i takonin,e di pse,sepse atje neper ato zyrat e tua,ne ate drejtesi te shk…….qe ti trumbeton ,na fyejne,na shohin si kryetari i keshillit atehere,ata injorantet-militantet e tu. keshtu qe i lashe fare–sepse mundim doktor,dhe pa kerkuar lemoshen tende,e kam jashte shtetit vellain,dergon leket muaj per muaj,dhe sherbyese i kemi vene,kurse ti duhet te kesh kujdes nga Xeni,sepse mund te te blej fotoksinen,,sepse thone qe kur behet jevgu mbret vret te atin–thone.Ti me krahasohesh me PS?????Doktor ti gjykatesit tane i ke ne administrate,,ti vendose kr te komisionit te ligjeve ILIR CAJUP RUSMAILIN,kopilin komunist,,kam te drejte te them PSE JO NJE NGA NE????Kam te drejte te ulurij,kur deputeti jot eshte Fatbardh kadilli?????KA pushkatuar,Berisha,a kupton ka pushkatuar njerez?????TI me tregon ligjet qe ke bere???Po kush i zbaton ligjet ne kte vend te shk….nga ty dhe Kopili jot?????E di ti qe je i vetmi vend qe nuk ke mbaruar akoma demshperblimin???????Kur vdiq ai i persekutuari qe ngeli 18 dit ne morg,ILIR C. RUSMAILI,kalonte atje dhe parkonte makinen sa nje pallat dykatesh,ku i gjeti leket ,zt Berisha,ku ???Mos ndoshta kishte punuar me shume se ai ,mos i kishte dhene me shume ktij vendi Cajupi sesa ai????SHQIPTAR,BERISHA,SHQIPTAR ,PA NJERI NE KTE BOTE,NGELI,SEPSE NUK KISHTE KUSH TA VARROSTE!!!!!!!TI ME FLET PER DEMSHPERBLIM MORAL??????TI NUK JE MALESOR,TI NUK E KE IDENE E RESPEKTIT AS TE JETES AS TE VDEKJES!!!!E KE MERITUAR PLOTESISHT KUR TE QUAJNE *KELYSH SERBI*!!!!HAP DOSJET,BERISHA,DHE PASTAJ DO FLASIM PER DEMSHPERBLIM MORAL!!!!!!merr nje makine me qira,ose lere fare,se po te bredh une me timen,e kam goxha te mire kryeminister,dhe hajt se do te tregoj une tmerret e ktij vendi.Sot po te rrije ta degjoje mire ate mesimin e ADN,do kuptoje qe krenaria,edukata,qyteterimi na eshte bastarduar,na u bastardua kto 22 vjet,,,jo nuk jam komuniste,,,zoti te me ruaj,po une nuk i mbaj mend ata,mbaj mend ty,njesoj si kta femije,qe ti vete po u tregon kush je.Ime bije donte te pyeste,::PO SIKUR TE DIGJET VERTET GJERGJ NDRECA,,CFARE DO I THUASH 3 FEMIJEVE TE ATIJ?????!!!PERGJIGJU KRYEMINISTER!!!!!!

  24. Tepelena. says:

    ”Nuk negocioj kurrë me greva urie politike”.-Këtë thotë kryeministri,dhe çuditi të madh e të vogël,në këtë vend të rrëgjuar…Greva e urisë është forma ekstreme e të shprehurit të një a më shumë kërkesave,politike,shoqërore,ekonomike..a çdo tjetër…-Greva e urisë prandaj ushtrohet si mjet ekstrem…që dikush…(që është përgjegjës….) të dëgjojë kërkesat,nevojat imediate të dikujt që mendon se i takojnë të drejta të cilat,nuk i janë zgjidhur…(Nuk përjashtohet mundësia që edhe të gabojnë ata që grevojnë…..por kjo nuk zgjidhet me mohim,indiferencë,me injorim…por me negociata.) dhe të afrojë zgjidhjet e mundshme…Ato që mundet të bëjë ai..Nuk thotë askush ..se përse..Ju zoti kryeministër apo ministër…drejtor..a çtë jesh…nuk e zgjidh menjëherë..dhe në vend problemin a çështjen që shtrohet…Por,të ofrohesh në dialog,me përfaqësitë e grevistëve…është detyrë kushtetuese e një kryetari qeverie…Nëse nuk mundesh ta bësh..atëherë….-Hape krahun zoti kryeministër…?-Ler të vijë dikush që është i gatshëm të ofrojë maksimumin që mund të bëjë…Edhe po ti referohemi rastit që pretendon z.Kryeministër…se është zgjidhur problemi i tyre….Përse nuk dërgon një specialist,këshilltar a dikë tjetër..një të besuarin e tij..dhe ti përcjellë ato që kryeministri mendon..në përputhje me ligjin dhe të drejtën e shtetasve që ankohen…Qasja e kryeministrit është nga më të gabuarat…Qasja duke injoruar kërkesat…madje edhe jetën e të tjerëve,pavarësisht se kush janë ata…Janë një shtresë e mjerë që ka vuajtur padrejtësisht burgjet e diktaturës..për arësye politike..apo..ndoshta,edhe të burgosur ordinerë….kur ata arrijnë në situata ekstreme qeveria ofrohet me zgjidhje të qarta…Ajo është detyra e saj…Në rastin e të burgosurve politikë…kjo shtresë e ka përkrahur këtë kryeministër dhe qeveri…madje e ka mbajtur shpesh herë edhe në pushtet…(Qoftë edhe vetëm për këtë,qeveria,mund të mos i plotësojë kërkesat e tyre,në rastin kur nuk i takon dëmshpërblimi…por që të bisedojë me ata,është detyrim kushtetues.Sepse,duket nëpër blogje dhe site,por më së shumti në realitetin e grevës,që kjo grevë ka përkrahje të gjerë të publikut,lidershipit politik,trupit diplomatik,etj.etj…-Përse shkoi atje ambasadori i USA…?-A thua se u shtri njësh me grevistët,për të mësuar të vërtetën përse rrini shtrirë ata burra,sepse nuk ja thoshte dot dikush,para se të arrinte tek çadrat e grevës…?!

  25. Mark says:

    Fjalet e fundit te Gaddafit kur lutej per meshire:” Cfare ju kam bere?” (Gaddafi’s last words as he begged for mercy: ‘What did I do to you?’)

    http://static.guim.co.uk/sys-images/Admin/BkFill/Default_image_group/2011/10/22/1319290919797/Frame-grab-of-a-man-purpo-007.jpg

  26. KASOLLE says:

    Ke qene je dhe ke per te ngelur nje kasolle pjerdhur.

  27. krosi says:

    ky si Gadafi nuk kupton se cfare pislliqesh ka bere dhe do te beje !!!

  28. eni says:

    Endrren europiane te p…. te robve tuj. Bizantin malesh

  29. fox says:

    Monstren e vicidolit mund ta heqin ato qe e vune ne pushtet ne 1991-1992.
    Sipas gjasave KA KALUAR DIKU VIJEN E KUQE ne linjen beograd-moske dhe do te hiqet ne menyren me spektakulare te mundeshme.
    Me keto deklarata bombastike duke i shpallur lufte njeheresh
    AHMEDINAXHADIT
    ASADIT
    EDI RAMAES
    BAMIR TOPIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    INA RAMES
    BAHRI SHAQIRIT
    etj etj po firmos ne nje fare menyre fundin etij tragjoko komik.
    Edhe nqs mban shprese te frankenstein wisler eshte e kote pasi nuk eshte hera e pare qe ky proserb se bashku me tom rixhin jo vetem kane demtuar shqiperine por dhe vete ameriken.
    Ndoshta kryeqelbesira e vicidolit do te imitoje legjenden e EHH ne moske dhe pashaliman duke i dale kundra amerikes por nuk eshte nga ato kokrra.
    Legjenda si enver halilhoxha dalin nje here ne 2000 vjet.
    Kam parandjenje qe brenda tetorit 2012 kryemonstra e vicidolit do egzekutohet vecse nga tropjanet e vet se ka me la hak me 400 familje ne tropoje.HAK LAJ
    I lutemi trupit dipllomatik qe te mos rrine fare me berishen se nuk i dihet.
    Mos thoni pastaj se nuk na lajmeroi njeri…

  30. NINO says:

    FUNDERRINA ME E MADHE E VENDIT DHE E POPULLIT SHQIPETARE JE TI O SALI LEGENI,O TE ZENTE CANCERI NE FYTE ISHALLA SE NA SHKATERROVE CDO GJE O PLEHER O BAJGE GOMARI.EDHE KAFSHE TE KISHE QENE DO ISHE GDHENDUR PER 22 VJET POR DEBIL LINDE E DEBIL NGELE E DEBIL DO NGELESH DERI SA TE NGORDHISH,FUNDI YT DO JETE ME KEQE SE I GEDAFIT .

  31. viktor says:

    Pet ty serbiberisha qe ashtu babai i madh i yti enver keni gjet nje popull dhe po e shkaterrani me keq se qdo pushtus pasi pushtusi merr ato qe don dhe nje dite iken apo e shporrin por ju na keni marre gjithqka e po na pini gjakun.Ishalla nje dite ky popull nje dite egersohet e ti dhe familia jote perfundoni si kadafi e vllai jot millosheviq te shpetoi ky komb i poshter burr kriminel i pa far

  32. eli-Tiv says:

    …sa me teper te degjeneroj saliu…aq me teper – ne fitojme…fitojme forcen; deshiren per nje shtet e vend normal….”po su turbullua –nuk kthjellohet”…Zoti i dha saliut detyren me te veshtire e te felliqur…ate te gjarperit.!!!….ate te “halese”…ne fund te fundit cdo shtepi e ka nje te tille..

  33. tomori i beratit says:

    Kur thot ky trap qe pd eshte ne kuotat me te larta do qe te na tregoj vitin e zi 97 kur zedhendesi i tij tritan preshi doli e tha kemi fituar mbi 95%.Saliu eshte i çmendur .Ai dhe klika e tij vrasese kane vdekur.POPULLI nuk e do kete vrases dhe kete regjim vrastar.Ike sali trapi ike .nuk ke ku futesh.Drejtesia do te denoj ashper per krimet e tua.

  34. Arbri says:

    krejt ne panik , cdo fjal qe i faturon opozites dhe rames i nenkupton per veten e vet, e ka kuptuar qe nuk e voton me askush, vjedhes ike , nuk ka as lum as det qe te laj me ty dhe mekatet e tua, zvarr do te heqi ligji dhe populli, do vrisi nje , dy, dhjet , njeqind apo tre mije si ne 97ten, por te jesh i sigurt qe vdekja dhe ndershkimi popullor ju pret dhe ju plaku djall.

  35. Toni.I. says:

    Njeri pa moral me Kafkè dhe ndjeja jo njerzore nuk krahasohet edhe me njè
    KAFSHè ,Diabeti po ia konsumon trupin dal nga dalè per 2013 shpresojmè
    ti konsumojè edhe KAFKèN,OOOOO Salè KAFKA nuk do tè lejojmè tè vdesèsh
    nè komè POLITIKISHT OOOOO kèlysh Mijonizmi.

  36. usa men says:

    dr. evili i tropojes nuk eshte absolutisht fajtor,eshte kriminel,tradhetar dh ete pakten keto dy veti ai i ka pranuar publikisht dhe jo vetem nje here po qysh ne 2 prill 1991 kur se bashku me azemhajgarin dhe dr evilin # 2 ali spahija u vune ne bashkpunin te udb jugosllave qe fatkeqesisht u ndihmuan nga cia amrerikane me kontigjentin e fashisteve,zogisteve dhe krimelet e luftes qe i mbanin per disa dekada ne beograd,athine dhe rome.
    shtrohet pyetja ? a ka ngelur zyrtar ,dipllomat,ambasdor deri dhe president qe ka minimumin e ndjenjave njerzore.
    a nuk i vjen turp dyshes rajerson-biberaj qe ishin skenaristet e pucit demo-fashist te berishes ne 1992.
    Mire atehere qe nuk e dinim po tani si spjegohet qe po shkaterrohet nje vend nga te gjitha anet.Qofte koloneli rajerson dhe majori i disa sherbimeve elez biberaj duhet t’i kerkojne falje shqiptareve..CLEAN UP AFTER YOUR DOG RAJERSONOVIC-BIBEROVIC.

  37. H. Malo says:

    Njé sqarim i vogél. Berisha ka harruar kur thoté se ishte né Zagreb
    kur e mori ai shoku nga Brukseli né telefon dhe i foli pér Ramén. Né
    fakt si Berisha, si ai shoku kané qené né té njéjtén tavoliné né Beograd.

  38. ALpini says:

    Bravo Sali,pergezime.
    jane mbledhur nje grusht halabakesh te sponsorizuar neveritshem nga socialistet dhe kujtojne se perfaqesojne te perndjekurit.keta vertete kane nga nje status si te perndjekur,por jane pjesa me e ndyre e asaj shtrese.Çdo grup,shtrese ,krahine edhe familje ka te miret por ka edhe te keqijt.sot aty jane llumi i te perndjekurvet jane ata qe ju po ti njifnit mire do shkonit aty dhe ti peshtynit me rradhe.ju lutem hapeni linkun me poshte :
    http://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/809669c0e025432efe925432fdc83441.html
    .ky person sot do ishte aty,besoj se kryetar greve.them me siguri se te gjithe ata aty ne greve nuk jane aspak me te rregullt se rasti.

    1. Spektatori says:

      A-lpin.pse pergjitheson o qen i zgjebosur?
      Pse hedh balte mbi te tjeret se paska qene midis tyre nje njeri ordiner.

      1. ALpini says:

        Spektatori,u merzite se paske bere sehir kur te paskan …ndonje nga ata batanijexhijte….
        e mora shembell se ishte kryetar.

        1. arrixhiu says:

          Do ishin te perndjekur vetem po ta benin kete ne emer te fundurines dhe te shpellorve si ju. Qeke mundu ta besh te bukur nofken, po ce do shpellor ngelesh prape. S’keni faj, jeni prodhim i inceteve te tribuve shpellore.

  39. Landi says:

    po normal, se ti gjithmone ke qene armik me ta !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. shqiperia says:

      se mos fillosh te shkosh tek femijet e kopeshtit se na more
      ne qafe do ti degjenerosh dhe ata

  40. HORRI bulevardit says:

    E ka marre amanetin nga Ramiz Alija, ata plehra te mi shkaterrosh shoku Berisha dhe ai sot e tregoi vehten.

  41. dmc says:

    ky mashtrues tipik dhe legen.sa per informacion amnistia eshte bere me kerkese te OKB dhe KE dhe ne vitin 1989,kur ky funderrina lepinte topet e ramizit dhe meneren e nexhmies.ktije kryelegeni the kryeperversi as i rruhet tek te perndjekurit,ketij i intereson vetem rrumpalla per sa kohe shqiperia eshte rrumpalle aq kohe do lulezojne tipat si ky krye poshtersira.

  42. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk ka te perndjekur politik qe se njeh komunistin. Te perndjekurit politik e kane votu PD me nje logjike te thjesht : me mire votojme nje parti ku 50 % jane komuniste se sa PS ku komuniste jane 100 %, pamvarsisht se edhe kryetari i PD eshye nje komunist, Krim Berisha !!!
    Forcimi dhe gadishmeria e AKZ per te perfshire ite perndjekurit politike do sjelle kete rezultat : Te perndjekurit do votojne AKZ ku komuniste mund te jene jo me shume se 3 % dhe kryetari i tyre nuk eshte komunist. Komunistet ne AKZ nuk kane asnje peshe e keshtu qe afrimi i te perndjekurve eshte i natyrshem. Nuk ka njeri aq me teper Shqiptare qe i eshye shkatrruar rinia apo ka humbur nje njeri te tijin dhe te mos kete ndjere ndjenjen e hakmarrjes !!!
    Nje gje dua t’ju a perseris te ngujuarve !!! Une jetoj ne Itali e ketu mjaft sipermarres te vegjel e te mesem kane vrare veten pasi jane zhytur ne borxhe. Ne fillim jepeshin lajme mirpo numri i tyre u rrit shume dhe tani askush nuk shkruan per to as neper gazeta !!!
    Nese ju vrisni veten kush mendoni se e ka problem Krim Berisha , Ambasadori Italian, Grek Spanjol apo Gjermane. Atyre te BE as ja ndjen fare. Apo mendoni se do e kete problem OSBE ???
    Ajo qe u djeg me teper eshte ” partia ” per te cilen ju do votoni !!!
    Ne jemi perndjekur per qendrimet tona politike e tani po ju a kthejme kosurin : nuk votojme me per to !!!
    Nuk votojme me komunistin Sali Berisha dhe pike. Ju keshilloj te ngujuar :
    – Jetoni dhe votoni kunder nje komunisti, kjo do jete hakmarrja e jone !!! —

  43. brace says:

    Ke fyen ky i degjeneruar komuniste,ata shqiptare qe nuke jane komuniste e spiuje,ata qe nuke votojne kriminelte komuniste,ke quan fundrrina ky i degjeneruar,duhet vrare ky vrases,para se te vrase ky krokodil i terbuar.Me ja q. vazen e ka pake,te gjadhe e te vdekur,ku e gjen kurrajon te na ofendoje,cfare mendon ky kafshe e eger,sote duhet te pergjigjet,te kerkoje falje,te bjere ne gjunje para popullit,e kundertta te fillojne protestat,edhe te dhunshme po te mose kerkoje falje para shqiptarve.Kto protesta duhet ti organizojne partite opozitare,me perkrahsit e kundershtaret e vertete te komunistave e te spiujve,qe jane mbi 75%,duhet izolohen kta komuniste u shofshin,e u thafshin ne barkun e NENES.

  44. al says:

    kjo konference shtypi ershte nje turp per demokracine shqiptare te hedhesh poshte vendimet e kushtetutes qe nuk i lejohet askujt te beje propagande zgjedhore ne shkolla si institucione te pavarura. te ngresh gjykaten e larte te zgjedhur nga ai vet qe nuk ka raport te osbe, be ke qe moas te jete e para qe kritikohet per vendimet6 politike qe merr.te quash opoziten qe nuk do qe te marrim statusin eshte turp se ajo ka kerkuar partive te majta qe te ndihmojne per statusin,te quash partite qe jane opozitare funderrina tregon qe ti nuk ke m,e normalitet. ketij njeriu qe ka pushtuar kete vend eshte mire ti pergjigjeni me te njejten gjuhe. dhe ne qofte se do organizoje vjellje zgjedhjet me njerez te caktuar ketyre opozita ti tregoje ate qe meritojne. turp per ne me kete njeri qe kemi ne krye. me dhune nuk mbahet pushteti se nje dite nuk do te duroj njeri. me kete opozite ky luan si te doje. agresivitetit i kthehet me agresivitet. ne duam shtet jo kupole.

  45. alban4eva says:

    me mori ne telefon me pyeti “si je”, i thashe “mire jam”… hajde e folur hajde, tamam tipik e folur maloku shqiptar-.. ca na ka gjetur neve me kete njeri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje