Një konferencë e djeshme për decentralizimin fiskal, ka nxjerrë na pah se edhe kryeministri Sali Berisha është i mendimit që taksa për biznesin e vogël duhet hequr. Por në mbrëmje, Berisha tha se nuk do hiqet kjo taksë. Është e qartë se ky reagim i vjen për shkak se opozita e ka propozuar heqjen e taksës së biznesit të vogël. Po ashtu nuk do të pranojë dështimin me këtë taksë. Mbi të gjitha nuk do të pranojë që e ka shkatërruar biznesin e vogël, të cilin e mbronte aq shumë kur donte të vinte në pushtet në vitin 2005.
Por pro heqjes së taksës së sheshtë është edhe USAID. Në raportin e prezantuar dje nga USAID para kryebashkiakëve, kryeministrit, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave apo dhe më gjerë, theksi vihej tek heqja e taksës për biznesin e vogël duke argumentuar këtë propozim.
“Taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e biznesit të vogël nuk kanë gjasa të sjellin të ardhura të qëndrueshme në të ardhmen. Gradualisht qeveria vendore duhet të heqë dorë nga taksa e biznesit të vogël”, thuhet në raportin e USAID, të cituar nga “Panorama”.
Nga ana tjetër, një propozim i radhës lidhet me taksën e pasurisë .
“Shqipëria renditet e fundit krahasuar me vendet e rajonit për nivelin e të ardhurave nga taksa e pasurisë. Duhet të bëhen përpjekje për përmirësimin e të ardhurave prej kësaj takse nëpërmjet bashkëpunimit mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Përmirësimi i mbledhjes së taksës duhet të shoqërohet me kalimin nga taksa e pasurisë me bazë vlerën e pronës”, thuhet në propozimin e USAID-it.
Po çfarë realisht do të thotë taksim në vlerën e pronës. Sot një qytetar taksohet në bazë të metrave katrorë të pronës dhe jo sipas vlerës, pra paguajnë njëlloj si në Bllok, dhe në Kinostudio nëse kanë një hapësirë. Me ndryshimin e propozuar, i bie që njerëzit të paguajnë sipas vlerës që ka prona e tyre.
Bajraktar, plak matuf tipik.
Nje here ne nje fshat te malesise, banoret u mblodhen ne kuvend per te diskutuar si te sillnin ujin ne fshat. U dhane shume mendime, por asnje nuk ishte i realizueshem sepse kerkonin investime dhe kohe te gjate, ura e akuadukte, pompa, tuba e kanale. Cobani i fshatit, qe njihte mire vendin, por qe nuk kishte te drejte te fliste ne kuvend, e kerkoi disa here fjalen dhe me ne fund bajraktari e la te fliste: ta kalojme gjate kesaj vije dhe uji vjen ne fshat me rrjedhje te lire – tha ai. Bajraktari e degjoi dhe tha: “i mire ky mendimi yt, por behet po ta kisha thene une”.
PSE AMERIKA THOTE: “BENI SI THEM UNA, POR MOS BENI SI BEJ UNA!”
The United States Agency for International Development – USAID, nese propozon qe te hiqet taksa per biznesin e vogel albanez, me pare duhet te thote se ku do t’i gjejne LEKAT shqiptaret, kur me kete propozim dallkauk te Edi Rames do te hapet nje BRIME jo e vogel ne buxhetin e shtetit. Heqja e taksave deri ne eliminimin e tyre te plote behet vetem ne shtetet komuniste te Kohes se Qepes. Keshtu eshte ne Kuben komuniste te Fidel Kastros dhe ne Korenve e Veriut te Kim-eve me sorrollope, ku njeriu ha njeriun nga mjerimi dhe uria. Keshtu ishte edhe ne vendin e enver Hoxhes vite me pare, kur shqiptaret u transformuan nga pastertia maksimale e marksizem-leninizmit ne kafshe pylli dhe kur si majmune xhungle ja hypen dyrekeve te anijeve per t’ja mbathur ne Bote te lemerisur nga vendi i tyre pa taksa dhe pa tatime, te gjithe te barabarte ne mjerimin makaber komunist. Kjo Agjensi Famoze per Ndihme Nderkombetare nga SHBA, e krijuar nga John Kennedy ne vitin 1961 kollofit 1 % te buxhetit te SHBA-s per programe financimi ekonomik per vendet ne nevoje. Me keshillat qe jep per heqjen e takses se fitimit per biznesin e vogel, sepse qeveria dhe pushteti nuk e mbledh dot tani dhe ne te ardhmen kete takse me pare duhet te tregoje se kush do te plotesoje BOSHLLIKUN e krijuar. Sepse ndryshe nese kane ndermend ta financojne kete BOSHLLIK me paret e amerikane taksapagues nuk do te ishte llogjike dhe e padrejte. Sepse po te hedhesh nje sy te shpejte ne sistemin e tatimeve ne SHBA do te mesosh menjehere, qe eshte pikerisht kjo klase biznesi, qe paguan edhe taksat me te larta ne shtet, afro mbi 30 % mbi te ardhurat. Dhe askujt nuk i shkon ne mendje t’i ule sado pak, apo largqofte t’i heqi fare sic kerkon Edi Rama Artisti. Perkundrazi nese ndonje biznesmen hileqar ne SHBA mundohet t’i shpetoje Sopates se Tatimoreve dhe fillon e ben xhibla me pagesat e tatimeve dhe taskave inspektoret e ndjekin nga pas si fashistet ndiqnin partizanet e Babe Myslymit ne gerxhet e Pezes te Edi Socialistit. Derisa i gjejne ne brimen e miut dhe i prangosin si kriminele. Prandaj edhe nastradini ben pyetjen e tij te zakonshme per USAID-in famoz me keshillat e tij akoma me famoze per albanezet: Shqiperia nuk eshte ne HA-MER-IK-a dhe bamiresite me taksat dhe tatimet paguhen shtrenjte nga dallkauket me shallvare turqie. Per kete lind edhe pyetja ne TEMA:
PSE AMERIKA THOTE: “BENI SI THEM UNA, POR MOS BENI SI BEJ UNA!”
Nastradin:
Ne Kaliforni,qe eshte shteti me i pasur amerikan dhe nje nga kater a pese me te pasurit ne bote,edhe per nje tavoline ku shiten cingerima ka takse.Ay lajmi per USAIDI-n,qe paska thene te hiqen taksat e bisnesit te vogel,kushedi si eshte trasformuar,akoma su mesuat me transformimet e shtremberimet e perditshme te “lajmeve”qe lexojme neper gazetat tona?