Vogëlushi 11 vjeçar gjen një mamuth të ngrirë (FOTO)

5 Tetor 2012, 12:58Lifestyle TEMA
Vogëlushi 11 vjeçar gjen një mamuth të ngrirë (FOTO)

Fëmijët janë gjithmonë kuriozë për të mësuar më shumë për botën. Ata eksplorojnë kudo. Zakonisht edhe zbulojnë ndonjë gjë.

Por një 11 vjeçar rus, që kishte vendosur të eksploronte lagjen e tij, arriti të gjejë diçka të rrallë. Ai zbuloi një mamuth, në gjendje thuajse të paprekur, me mish e kocka.

Besohet se mbetjet e tij janë gjysma e trupit, që peshon 500 kilogram.

Djaloshi që bëri zbulimin e jashtëzakonshëm quhet Yevgeny Salinder.

Ai e gjeti trupin në Taymyr, në veri të Rusisë, ku jeton së bashku me familjen, pranë një stacioni polar.

Që nga viti 1929, në Siberi janë gjetur mamuthë të ngrirë, po ky është i ruajtur në gjendjen më të mirë.

Mamuthi do quhet Zhenya, sipas pseudonimit të djaloshit. Ai do merret në shqyrtim nga shkencëtarët.

1 komente në “Vogëlushi 11 vjeçar gjen një mamuth të ngrirë (FOTO)”

  1. Luana NYC says:

    OK mamuthi po shikoni nje video-dokumentar 3 minuta e gjysem, vertete prekes.
    Cifti Barack dhe Michelle Obama festojne 20 vjetorin e marteses:
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/happy-20th-anniversary-barack-and.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje