Rritësit e bletëve në Francë befasohen nga mjalti blu

4 Tetor 2012, 19:57Lifestyle TEMA

Rritësit e bletëve në verilindje të Francës janë alarmuar kur kanë parë se bletët e tyre po prodhonin mjaltë me ngjyrë jeshile dhe blu.

Sipas BBC, rritësit e bletëve besojnë se burimi i problemit është një fabrikë biogazi aty pranë.

Mendohet se bletët kanë ngrënë mbeturina sheqeri nga çokollatat.

Drejtuesit e fabrikës thonë se u vjen keq për këtë situatë dhe deklaruan se do marrin masa.

Fabrika trajton mbetjet e një fabrike tjetër, që prodhon çokollata Mars dhe M&M. Drejtuesit e saj thanë se do të pastrojnë kontejnerët dhe se do i izolojnë më mirë mbetjet.

Mjalti ka mbetur pa shitur, ndërkohë që ekziston frika se ai është kontaminuar.

Numri i bletëve në mbarë botën ka njohur një rënie të ndjeshme.

Në Britaninë e Madhe moti i keq ka bërë që rritësit e bletëve t’i ushqejnë ato me shurup sheqeri.

“Bletët janë mjaftueshëm të zgjuara sa të dinë se ku është sheqeri më i mirë, gjithmonë nëse nuk ka burime të tjera,” tha një eksperte.

5 komente në “Rritësit e bletëve në Francë befasohen nga mjalti blu”

  1. miri suedi says:

    mos……..se e moren per sigel partie per fushate,une e haj shume mjaltin blue.

    1. Muli says:

      O Miri, te hengert flama.

  2. JC says:

    Po s’ka problem fare, evolucioni do beje te veten, pas nja 100 miliard vjetesh do dali ngjyre kafe prape.

    1. Shqip says:

      Jo ore çfar evolucioni thua ti e ka bërë allahu ?

  3. tefta says:

    i kontaminuar=i ndotur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje