E pabesueshme! Si mund ta kesh atë gjë në stomak? (FOTO)

4 Tetor 2012, 11:40Lifestyle TEMA
E pabesueshme! Si mund ta kesh atë gjë në stomak? (FOTO)

Kur një vajzë në Indi nisi të ankohej se nuk ishte në gjendje të hante e as të pinte, mjekët vendosën të kontrollojnë problemin.

Ajo që zbuluan është e pabesueshme- mes stomakut dhe zorrës së vogël kishte një top me lesh, që peshonte rreth 1.8 kilogram.

Mjekët në Indi zbuluan se 19 vjeçarja kishte një zakon që hante flokët e saj. Por jo vetëm kaq, ajo kishte qejf që të hante edhe shkumësa.

Ajo që zbuluan ata në stomakun e saj ishte një përzierje mes qimeve dhe shkumësit.

Ekipi i mjekëve, i udhëhequr nga Parvinder Singh Lubana, arriti të heqë topin gjigand me një operacion të suksesshëm.

Por kjo nuk është hera e parë që gjendet një top me qime në stomak. Një grua në SHBA ka pasur një të tillë prej 4 kilogramësh. Ai iu hoq në nëntor të vitit 2007.

4 komente në “E pabesueshme! Si mund ta kesh atë gjë në stomak? (FOTO)”

  1. deni says:

    mos u cudisni. para disa viteve dr. ilir shani me ekipin ne spit. durres kane hequr 1 te tille

  2. tironci - usa says:

    Qyqa mi none, i kile e gjys lesh? Paska shku per lesh 1 kile e ghys lesh? Ta kishim dit e kishim perdor per t’bo corape leshi se po vje ftofti. Se mos osht “lesh i omel” ose kadaif, a e kon investigu mir ket pun apo jo? Se ne publiku i kulturum shqiptar na ngelet qefi po nuk i morem gjith te dhonat sagllom. N’jashtu t’keqen lala…O ju shplaft panuklla..po nuk keni noi lajm mo te mir po na mytet me lesh e me pamuk? Hajt shkofshi per lesh…

    1. tironci - usa says:

      O milet, m’falni…Qeka 1 kile e 800 grom me qen sagllom…me falni per corientimin..cdo gjo u rregullu per sa i perket shifrave. Si do qe t’jet prap lesh njelet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje