Në Dubai është zbuluar një projekt që synon të ndërtojë një kopje të Taj Mahal. Projekti kap shifrën e 1 miliard dollarëve.
Sipas BBC, kompleksi Taj Arabia do jetë shumë më i madh se monumenti origjinal i dashurisë dhe do të përfshijë një hotel me 300 dhoma, dyqane dhe qendra tregtare.
Kompleksi do jetë gati në vitin 2014 dhe do të quhet “Qyteti i ri i dashurisë”, bëri të ditur zhvilluesi i këtij projekti, Arun Mehra.
Kompleksi do zgjerohet më vonë me të tilla struktura si Kulla Eifel, Piramidat dhe Muri i Madh i Kinës.
Taj Mahal, që ndodhet në qytetin verior indian të Agras, është një monument i mbrojtur nga UNESCO.
Është përfunduar më shumë se 350 vite më parë nga perandori Shah Jahan, si një tempull për gruan e tij, Mumtaz. Për ndërtimin u deshën njëzet vite.
Projektuesit e Taj Arabia shpresojnë se kompleksi do tërheqë sidomos dasmat dhe çiftet e reja, pasi do jetë simbol i jetës, dashurisë dhe romancës.
HALLALL, NA LLOGARISNI EDHE NE:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html