Shumëkush ka provuar të dalë me çadër gjatë një stuhie dhe e ka parë se sa shpejt deformohet ajo.
Tani do keni mundësi që të përdorni çadër në stuhi falë shpikjes së disa të rinjve holandezë.
Ata kanë prodhuar një çadër kundër stuhive, e cila është pak a shumë si një helmetë çiklisti dhe mund të durojë erëra deri në 110 kilometër në orë.
Që të kuptohemi, çadrat normale shkatërrohen edhe me 20 kilometra në orë.
Çadra ka vetëm një problem: duhet shumë forcë për ta mbajtur atë në pozicion, sidomos nëse mbajtësja është një femër.
Shpikja u bë nga një student inxhinierie në Holandë, i quajtur Gerwin Hoogendoorn, pasi stuhitë i prishën tre çadra.
Çadrat janë në shitje dhe ato kushtojnë duke nisur nga 25 euro.
këtu te ne nuk mund të shiten!ësthë e ndaluar nga kryeministri i viçidollit,janë më të rrezikshme se ato çadra poistoletë që janëpërdorur për të mësyrë k/ministrinë!
Jeni pak te vonuar me kete lajm. Me habit ky fakt. Une jetoj ketu ne Hollande e mund tju them qe kjo cader eshte nja 2-3 vjet ne shitje. Eshte e vertete qe eshte krijuar nga studente te Universitetit Teknik te Delftit por ishin nje grup qe e projektuan dhe e zbatuan dhe me ne fund e patentuan.
linku origjinal:
http://www.typicaldutchstuff.com/senzoriginalstormumbrelladelft-p-3687.html
Ketu mund ta blesh por tregon pak per historine e saj.
Duket si cadra e shtriges per Halloween.
Modeli, ngjyrat i ka te moderuara.
Sa per stuhine mund ta mbaje, por shiun ta sjell mire perpara.
Po te kete material te forte, mund ta kosnsiderosh, por prape do preferoja nje te madhe te rumbullaket,,dhe po u be aq stuhi nuk besoj qe do marr cadren model i ri dhe te dal ne rruge nga qefi.
Thjesht o do pi kafe, ne ndonje bar, ose do rri brenda sa te mbaroje stuhia.