Një prezantuese në një televizion amerikan, vendosi që të përgjigjet direkt në lajmet e mëngjesit ndaj një shikueseje, e cila e kishte kritikuar atë për pamjen e jashtme.
Jennifer Livingston, e kanalit WKBT, iu përgjigj letrës ku thuhej se ajo nuk ishte një shembull që duhej ndjekur nga të rinjtë, sidomos nga femrat.
Në letër thuhej se ajo është obeze dhe me daljen e saj në ekran, nuk promovon një stil jetese të shëndetshëm.
Në letër theksohej se ajo ka disa vite në ekran dhe sërish është obeze.
Por prezantuesja iu përgjigj në TV.
“E vërteta është se jam mbipeshë. Mund të më quash të shëndoshë e madje edhe obeze. Por me ato fjalët e tua të ashpra nuk po më thua ndonjë gjë të re. Ti nuk më njeh, nuk je mikeshë e imja, nuk je pjesë e familjes time e madje nuk e sheh as këtë emision.
Ti nuk di asgjë për mua, por më sheh vetëm nga jashtë. Por unë jam më shumë se një numër në peshore”.
I shoqi i saj, që është po ashtu prezantues, e shpërndau letrën e shikueses online dhe menjëherë pasuan qindra komente.
Gruaja e tij drejtoi edhe një mesazh për fëmijët:
“Ju fëmijë që ndjeheni të humbur, që keni probleme me peshën, ngjyrën e lëkurës, preferencat seksuale, paaftësinë tuaj, aknet në fytyrë, me dëgjoni: mos e lini veten që të përcaktoheni sipas talljes. Mësoni nga eksperienca dhe kuptoni se fjalët mizore të njërit nuk janë asgjë me ulërimat e shumicës”.
I shoqi i prezantueses
respekte per kete femren si do qe te jete njeriu i shendoshe i dobet gjate i shkurter e rendesishme jane veprimet e tij ose te saj te jene te dobishme per komunitetin dhe gjithmone synimi te jete pozitiv..ka ik koha e racizmit.
Dil motra, dil! Ne po nxjerrim Nishonin qe e shte cyryk moral/karakterial, jo me ti qe je si shpirt!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html
Nuk eshte aspak cudi qe ne ditet e sotme te degjojme paragjykime te tilla kundrejt nje femre, kur shumica e femrave ne bote e shohin kim kardashian dhe lejdi gagane, si shembull personal. Njerezimi ka rene aq poshte, saqe nuk e vlereson me njeriun si person, por si artikull seksual, por c’eshte nje artikull seksual? artikull seksual eshte edhe nje prezervativ, dhe per mua si mashkull aq vlere kane si gagaqja ashtu dhe kardashja.Njeri i bukur eshte ai ose ajo qe ka mendjen dhe zemren e bukur.