Njësoj si personazhi i famshëm i Tom Hanks, Forrest Gump, edhe amerikani Nick Kleckner nisi të ecte. Dhe më pas kur ndaloi, ‘Hobo Nick’ i kishte rënë Amerikës cep e më cep.
Ai nisi të ecte pa pasur ujë, ushqim apo para. Por 25 vjeçari ia doli që për 178 ditë të bëjë udhëtimin epik nga oqeani në oqean. Ai e nisi nga bregu i Floridas dhe përfundoi në bregun e Kalifornisë.
Pesë palë këpucë grisi gjatë kësaj kohë dhe bëri një udhëtim prej 2500 miljesh.
Ai la mjekër njësoj si Gump dhe të gjithë rrugën e dokumentoi përmes fotove dhe të dhënave që i niste tek mamaja, e cila mirëmbante blog-un e tij.
Tom Hanks pati fituar një çmim Oscar për rolin e Forrest Gump në vitin 1995.
Kleckner thotë se ka jetuar në një familje ku ka pasur para dhe mirëqenie.
Por udhëtimi i tij kishte për qëllim që të jepte më shumë sesa të merrte. Gjithmonë kishte dhuruar para e gjëra të tjera.
“Njerëzimi është më i mirë nga sa kam ëndërruar,” tha ai në fund të udhëtimit.
ky mund te kete para !!! po ate “baby wipes” e ka blere nga me te lirat, produkt i supermarket TARGET ….