Kompania e madhe suedeze, Ikea, kërkoi falje pasi katalogu saudit i firmës, kishte të fshirë imazhet e femrave.
Sipas BBC, firma bëri të ditur se “zhdukja e imazheve të femrave nga versioni saudit është në kundërshtim me vlerat e Ikea-s”.
Por kompania tha se kjo gafë është bërë nga dega vendase e Ikea-s, që vepron si franchise.
“Ne mbështesim të drejtat themelore të njeriut dhe nuk pranojmë asnjë diskriminim,” thuhet në deklaratën e firmës.
Ligji islamik sharia aplikohet në mënyrë të rreptë në Arabinë Saudite.
Ikea, që ka një fitim neto prej 3 miliard euro në vit, ka tre degë në Arabinë Saudite.
Edhe me kafsherore duket komenti yt qe nuk ke idene se cfare jete behet atje. Vetem cfare ke ndegjuar nga propagandat.