Coca- Cola mbetet sërish marka më me vlerë në botë, por bumi i industrisë së smartphone-ve ka katapultuar shumë gjigandë të kësaj teknologjie në vendet e para.
Kjo bëhet e ditur në raportin e kompanisë Interbrand “Best Global Brands Report 2012”.
Gjigandi amerikan Apple është ngjitur në vendin e dytë, vjet ishte në vendin e tetë. Kurse konkurrenti nga Koreja e Jugut, Samsung, është ngjitur në vendin e nëntë (më parë ishte në vendin e 17-të).
Që prej vitit 2001, vendin e parë e mban Coca- Cola, që ka një vlerë prej 77.84 miliard dollarë. Në dhjetë vitet e fundit kjo kompani e ka rritur vlerën e saj në treg me 12 përqind.
Kapërcimin më të madh e ka bërë Pampers, që ka kërcyer direkt në vendin e 34-të.
SHBA mbajnë vendin e parë për markat më të forta. 53 nga 100 markat më me vlerë janë nga Amerika. Më pas vjen Gjermania, e cila sigurisht konkurron me emra si Benz, BMW, Audi dhe Porsche.
Vendi
2012
Vendi
2011
Sipërmarrësi
Vlera në mrd USD
KOKA; Uje me sheqer, sheqer i djegur dhe gaz !!!
Nejse, me shume befasohem nga Luis Vuiton. Midis kaq shume markave te mirenjohura, e para?!!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/top-trends-fall-2012.html
Te te bej nje pyetje e/i dashur??Ke quan ti marka te famshme qe u suprizoke qe Louis Vitton eshte para tyre???.Sa per dijeni eshte firma me prestigjoze ne profilin e vet te modes.Nuk eshte rastesi qe administratori i tij dhe Dior eshte njeriu me i pasur ne Europe.Thellohu pak me shume
po klani i sandrit ???? 55 e fahri plendesit apo firma e baces argita&shkerdhen berisha,po albpetroli i thaqit???po tegu i mane katnarit??? po meico e gerdecit????
kete renditje e kane bere socialistat si ka mundesi qe as nje biznes shqiptar nuk eshte jemi apo nuk jemi ekonomia e dyte ne europe.hahahahahahahahahahahahahah
Pak i cuditshem ky artikulli, sepse kompania me me vlere eshte apple dhe e dyta eshte exon mobil, wal mart etj dhe coca cola nuk eshte fare ne top 10. Vlera e apple arriti para disa ditesh ne rreth 700 mld dollare. Edhe nga te ardhurat vjetore eshte exon i pari dhe jo coca cola. Nuk e kuptoj se cfare eshte kjo lista.
Tema, hiqeni kete info sepse, eshte shume gabim, dhe krijon konfuzion te lexuesit me pak te informuar. Apple eshte grupi me me vlere sot ne bote. Vlera e keti grupi eshte ne kete moemnt USD 656 miliard, pra me shume se 11 here ne ate qe juve shkruani. Faleminderit.