Mohd Ali Rustam
Një hetim anti- korrupsion ka nisur në Malajzi, pas raportimeve se fondet publike janë përdorur për të paguar dasmën madhështore të një zyrtari të lartë.
Sipas BBC, rreth 130 mijë njerëz morën pjesë në dasmën e djalit të Ali Rustam, ministri kryesor i krahinës Malacca.
Dasma u organizua në një qendër sportive.
Ministri tha se dasma u bë me paratë e tij.
Por opozita kundërshton, duke thënë se paga e tij nuk e mundëson një gjë të tillë.
Malajzianët janë bërë më të ndjeshëm ndaj korrupsionit, tani që vendi është në kohë të vështira ekonomike. Koalicioni qeverisës, Barisan Nasional, është akuzuar se është i korruptuar dhe arrogant pas 55 vitesh në pushtet.
Ali Rustam tha pas dasmës së djalit të tij, Ridhwan Ali, 26 vjeç, se opozita është xheloze nga turma gjigande që mori pjesë.
Në fakt u deshën plot tetë orë për të sistemuar njerëzit në dasëm.
Nuk e besoj se jane te korruptuar; vetem 55 vite paskan ne pushtet!!
Po orkester ke ka marre? Po kengetar, faten e Mjedisit?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
korrupsion Aliu ? E pamundur, vetem alinjte nuk bejne korrupsion
Hë çfarë fytyrash që u bien në hise ca popujve që t’i qeverisin…
E pastaj thone, qe e ka fajin Dulla…
mos ja tregoni sales se u mush qemal stafa:
A tropojan eshte ky udheheqsi ne Malajz??
hajdut