Një mësues në Britaninë e Madhe është zemëruar sepse u gjobit me 150 sterlina pasi hodhi lëkurën e një molle nga makina e tij.
Një oficer policie rastisi pas makinës së tij dhe u preu gjobën prej 50 sterlina.
Por mësuesi tha se lëkura e mollës është e bio- degradueshme dhe nuk përbën rrezik për ambientin.
Mësuesi harroi të paguante gjobën dhe u detyrua të dilte përpara gjykatës, e cila e rriti gjobën në 150 sterlina, plus 100 sterlina shpenzime për gjyqin.
“Jam mërzitur se kam fëmijë në universitet që mund të kishin përfituar nga kjo shumë,” tha mësuesi.
Sa keq qe e kane denuar, ceshte ky ligj i poshter, lereni si ne Shqiperi, qe i hedhin ne mes te rruges, dhe asnje denim, sepse ndryshe ai qe e hedh te hidhet ne fyt, dhe rrezik te rrezikosh jeten. Ka lezet!
Ha ha ha, e bukur kjo: “lëkura e mollës është e bio- degradueshme dhe nuk përbën rrezik për ambientin!”
Po, e biodegradueshme eshte, por krijon papasterti, mbledh miza, insekte te tjera, bakterie dhe ndonjehere behet shkak aksidenti. Po te benin te gjithe si ky, rruget do te ishin letyre me ere te keqe e njerezit do te rrezikonin jo vetem shendetin nga ndotja dhe prezenca e papastertive, por edhe rrezimin me thyerje kockash.
Ve bast se nuk ka qene anglez; nje anglez, vetem po te jete i dehur, mund te gjeje nje justifikim si ai!
Bravo policise qe i futi gjoben!