Para pak kohësh, aktori i njohur Matthew McConaughey zbuloi se ka ndërmend që të dobësohet rreth 13 kilogram për të luajtur në film rolin e një viktime të AIDS-it, Ron Woodroof.
Por duket se ka ardhur koha për aktorin që të ndalojë të dobësuarin, pasi fotot e fundit tregojnë se ai është vërtet shumë keq.
Ai është fotografuar së bashku me familjen e tij në Teksas, dhe duket që është dobësuar aq sa nuk e mbajnë këmbët.
Aktori që dikur bëri femrat të marrosen pas tij për trupin e shkëlqyer, do të luajë në filmin “The Dallas Buyer’s Club”.
Në fotot e mëposhtme ai duket së bashku me mamanë.
Ndërkohë që ai është i dobësuar shumë, e shoqja e tij është më e shëndetshme se kurrë, pasi është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë. Modelja braziliane, Camila, ka dy fëmijë me aktorin, Levi dhe Vida.
Kjo eshte nje nga sakrificat e aktoreve. De Niro ne rolin e boksierit (kur la boksin)eshte shendoshur 20 kilograme!!!
http://fashionguests.blogspot.com/
E kam pare filmin e boksierit, shume vite me pare. La Mota ne mos gaboj. Nje nga filmat me te mire te Bob it.
C’i paska bere vetes i shkreti… duket si plak 70 vjecar…
Kush eshte Matheu nga keta?
I kabe dhene gje rolin e vorraxhiut?
I kane dhene gje rolin e vorraxhiut?
Edhe ky eshte aktor i mire. Te dobesohesh keshtu per rolin do te thote qe te aktrosh me te vertete. Ka shume menyra trukimi, por Mathew ka preferuar origjinalen.