Çmimi Nobel për mjekësi ka shkuar për japonezin Shinya Yamanaka dhe britanikun John Gurdon. Ata nderohen për kërkimet që kanë bërë për qelizat burimore.
Të dy shkencëtarët janë vlerësuar për punën që kanë bërë në riprogramimin e qelizave të pjekura në qeliza burimore pluripotente.
Këtë vit do të jepen 930 mijë euro për këtë çmim, një ulje prej 20 përqind në krahasim me një vit më parë. Në këtë mënyrë edhe fondacioni Nobel është prekur nga kriza.
Çmimi Nobel për mjekësi jepet që nga viti 1901.