PS: Ajo që ndodhi me Gjergj Ndrecën është vepër e Sali Berishës

8 Tetor 2012, 18:30Politika TEMA

Lindita Nikolli, anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, mbajti një deklaratë në emër të partisë së saj, në lidhje me ngjarjen e rëndë të vetëdjegies së ish- të burgosurit politik, Gjergj Ndreca. Ajo tha se nuk ishte menduar se do shihej një formë e tillë proteste në Shqipëri.

“Kur Gjergj Ndreca vuante në burgjet e komunizmit, kryeministri kapardisej majë barkës me familjen e diktatorit.

Kur Gjergj Ndreca u lirua nga burgjet e komunizmit, kryeministri zbriti nga barka e na e shpalli veten kampion të ish të përndjekurve. Kampion të Gjergjit e të gjithë atyre burrave që sot e 17 ditë lëngojnë në grevë urie e që prej kryeministrit kanë marrë vetëm batuta e të shara.

‘I besoja Sali Berishës si Krishtit’, thoshte Gjergj Ndreca dhe ja ku është sot, duke luftuar për jetën, sepse Sali Berisha zgjodhi të bëjë atë që di të bëjë më mirë: ta injorojë, ta tallë, ta quajë të çmendur e sharlatan nëpër mediat e tija. Për të arritur deri këtu, në një protestë që jemi mësuar ta shohim në Tunizi, në botën arabe e të tjera vende ku sakrifikimi i jetës është mënyra e vetme për të protestuar ndaj padrejtësisë e harresës. Por që nuk kishim menduar kurrë ta shihnim në Shqipëri,” tha Nikolli.

Nikolli tha se gjithçka ndodhi është vepër e Sali Berishës.

“Unë vij nga një familje ish të përndjekurish politikë, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk e kisha kuptuar ç’përmasa kishte arritur dëshpërimi dhe humbja e shpresës tek Gjergji e të gjithë ata burra të tjerë që plot 17 ditë me parë filluan protestën e tyre që kulmoi sot me këtë akt sa ekstrem, aq dhe tragjik.

Për këtë që ka ndodhur janë fajtorë të gjithë, shoqëria dhe politika. Janë fajtorë të gjithë që vuajtjet që këta njerëz hoqën në komunizëm, sepse guxuan të kundërshtonin atë regjim, ua kanë shpërblyer për dy dekada me radhë me harresë, indiferencë e mjerim.

Le t’i shohë edhe Sali Berisha ato pamje që kanë traumatizuar mbarë shoqërinë dhe ta kuptojë se kjo që ka ndodhur është vepër e tij. Është përgjegjësi e Sali Berishës që një ish i përndjekur duhet t’i vërë flakën vetes për të marrë atë që vetë Sali Berisha ia ke premtuar për kaq e kaq vjet.

Prandaj sot Sali Berisha në vend që t’i japë leksione demokracie Europës, në vend që të rrethojë parlamentin e vilën me policë e gardistë si të ishte ndonjë satrap i Lindjes së Mesme, duhet të gjejë kurajën të përballet me këta njerëz që i ka shfrytëzuar për 20 vjet me radhë për të marrë pushtetin e për të mbajtur pushtetin, por që i ka braktisur në mjerim e skamje në mënyrën më të paskrupullt,” tha Nikolli.

29 komente në “PS: Ajo që ndodhi me Gjergj Ndrecën është vepër e Sali Berishës”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN. says:

    Humbje kohe me keto socialistat.

    1. Drita Hoxha says:

      Nuk kane dashur te politizohet greva dhe kane bere mire qe kane qendruar larg socialistet.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  2. feniks says:

    Nuk eshte e vertete,zonja Nikolli,kjo qe thua!!
    FAJTOR JENI ME SHUME JU TE PS-se,qe nuk beni opozite,por i RRINI GATI-TU Berishes!!!
    Populli ka ngelur JETIM se opozita eshte ne MUAJ MJALTI!!!

  3. tironci says:

    O zoje! Si nuk ju vjen turp !
    E keni fute ne greve, i keni vu fleken tsh edhe po i boni adetet!!!! Turp tu vije. U keni nxi jeten per 50 vjte, u keni lone me gisht ne goje per 20 vjet dhe tash done me ardhe ne pushtet tu i perdore e mosanej te talleni me ta prape si mo pare!!!!

    1. zefi says:

      O gardisti tironc!
      Paske qene nje kerric gomari ti,qe nuk e ke shokun!!!
      Te perndjekurit i kane sherbyer per 22 vjet Berishes,ndaj mire ua beri,qe i MASHTROI,sic te ka hedhur edhe ty TRUTE E GOMARIT!!!

    2. Aldo says:

      Kisha kohe pa komentuar po kjo nuk mban!
      Ne 22 vjet demo(n)kraci socialistet kane qeverisiur vetem 8 vjet, 14 ka qeverisur Doktori yt i shtrenjte. Ehen ne ato 8 vjet kane qeverisur Nano e Meta (Qeveria Majko mbahej ne kembe nga klani i Metes), qe sot jane miqte me te mire te doktorit tend.
      Po Gjergji u dogj edhe per ty o i mjere qe te hapesh syte!

  4. Ben Chicago says:

    Une mendoj znj.Nikolli qe Ndreca e meriton tashme plotesisht teseren e PSSH,ai eshte nje socialist-progresist i denje,dhe nje”pishtar i demokracise”.

    1. raimondi says:

      Ndreca eshte Pishtar i Parase , megjtihse edhe pishtari i demorkacise duhet quajtur Pishtar i Parase

      –Njelloj jane keta Pishtaret se vetem per te vjedhur parate e popullit
      e kane pas mendjen keto 20 vjet keta pishtaret e hajduterise

  5. raimondi says:

    O PS-ja merru me zgjedhjet , shiko gjej njerez besnike per komisionet e votimit
    dhe lere Ndrecen me shoket e tij qe i fusin fitilin njeri tjetrit, se ata nuk e ruajne per PS-ne fare, dhe e quajne armike , biles

    Por ju socialista sportista merni masa mos tju vjedhin votat ne votimet qe vijne se nga sa duket Sala do i vjedhe rencem dhe OSBE do e ndihmoje po rencem

    1. dori says:

      pse me dukesh si fuks ti raimonda? Kushedi cin ke fut mrena ti mer,bajge dhe era perc

      1. raimondi says:

        Ik ore kaur i qelbur , se soji juaj e kalbi PS-ne ne opozite ,
        Na ngeli Sala ne krye gjithe jeten…po ja merr dhe Dulles

        Ikni ore debila –shkoni andej nga Internacionalja Socialiste ne Athine
        dhe lerjani PS-ne ndonje myslymani qe ta rrezoje Sa;en brenda muajit

        Se po qendruat ju kauret ne krye te PS-se , nuk bije Sala as pas vdekjes,
        se do e marre Shkelzeni stafeten, dhe ai duket qe eshte me i zgjuar se Sala ,
        ….Hajde pastaj te presim edhe Shkelzenin nja 50 vjet…

        Ndaj ikni hapni krahun Shoke Kaure, se 22 vjet e keni pas mendjen vetem per vjedhje
        dhe per ti puthur bithen grekut,
        Ndaj marsh, dilni nga rreshti dhe shkoni atje poshte ne llozhe, se nuk keni as tru dhe as kuraje per te drejtuar

        Ju jeni te lindur per te qendruar ne fund , jo ne krye.T’u drejtojne , jo te drejtoni

  6. fiearaku4u says:

    TE DHJEFSHA OPOZITEN…NJEHER BERTET SALIU, EDHE KETA FRIKACAK FUSIN KOKEN NEN DHE SI STRUCI…KSHU NDODHI DHE NE 21 JANARE. NXORRI 100 MIJE NE SHESH, DHE RAMA FRIKACAKU JA MBATHI.

  7. Gjergji i Madh says:

    Mirë, mirë ,moj Lindita; po ju socialistët e opozitarët ku në djall jeni futur?
    E merrni me mend se ç’do të ndodhte nëse një akt i till të ishte kryer nëse do ishit ju në qeverisje; nuk do gjenit vend në Shqipëri nga lukunia opozitare berishiane! Ç’është kjo tulatje e pashpjegueshme ?!
    Ju futi frikë salehi me 21 janarin? Gabim e keni: as gishtin e vogël nuk do t’a luante dot më, pasi ai është frikacaku më i madh.
    Bëni detyrën !!!

  8. ardian says:

    o tironco ca je ty bo llogarine e kaushve te lulediellit qe ke shit sot i ke ra lapsit kot po ke ai 50 vjecar dhe te kjo 20 tjeter nuk ka qen berisha apo harrova ti ke qene ke topet e babit tend po mos ja fut pordhes kot po a nuk je ty i dhon dum car po bohet ne shqiperi me ne krye psiqikun apo dhe ty te ka pru nga malet saliu dhe tani je bo tironc vetem vicidolsat shprehen keshtu si ty o tironc me kaush lule dielli boji te fala psiqikut tironco ..

  9. fanja says:

    Edi rama dikur shkruante ne Twitter, tani as ne twiter nuk shkruan se ka frike se mos ja gris breket Saliu.

  10. tironci says:

    Or ti Zef! Çare ke mer lal qe bo nevrikun. Or ti Zef po ju nuk i thone mer lal krriç por Zog magjarit! Kshu je or ti zef Zog Magjarit!

    1. zefi says:

      O katunar tironci!!
      Dukesh,qe je tironc i vjeter,dmth,JEVGJIT!!
      Se jevgjit ishin tironcit e pare te hershem!!!
      Qe je injorant,kjo duket,por mos ha MUT kot,kur mund te hash PLOT!!
      A ke germuar gje ne kazanet per ndonje kanoce???

  11. ariana says:

    Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli,ne video duket mire qe e dogji shoku,kjo thote Sali Berisha,keto ngjarje dhe kjo opozite vetem sa ja zgjat jeten ne politike Berishes.Populli e shikon videon dhe mendon,nuk eshte 1997 qe te merret shteti me pallavra,pastaj dhe kryetar keniEdin dhe jo Nanon.Beni opozite serioze se po beheni qesharake.flm

  12. dantes says:

    kur ndreca digjej ne zjarrin e flakeve te herojit saliu mbante fjalim per demokracine . ndrecatregoje se fundi i saliut eshte si ardhja e tije ne pushtet mbi viktima nderca ndreca digjej ne zjarrin e lirise jam sigurt se saliu do digjet ne flaket e ferrit . ky eshte regjimi i cili erdhi ne pushtet nga ata qe rezuan regjimin ky eshte regjim i pinjollit te ramizit , ky eshte regjimi ndoshta i fundit diktatorial ne europe . dhe do te mbahet mend do te hyje ne histori saliu si njeru qe vrau ne bulevard si njeriu qe ne rregjimin e tije vetflijohen ata qe u dergjen per dekada ne burgjet e enverit qe sali berisha i sherbeu dhe po i sherben me devotshmeri. po shqiptaret prap duhet te presin per te rrezuar ker regjimi qe mbahet me viktima

  13. dymi says:

    O njerez idiote me qeliza gomari! Gjergj Ndreca djeg veten ne shenje proteste kunder Sal-iut dhe partise se tij mafioze ju i bini legenit jo opozita keshtu e opozita ashtu.Vete te perndjekurit akuzojne Sal-iun dhe PD-ne ju,duke goditur PS dhe Edi Ramen,e largoni vemendjen nga e keqja kryesore dhe merreni me gabimet e PS.Po cila parti do ta largoje nga pushteti kete qeveri te korruptuar? Mos valle partia e kryehajdutit Ilir, apo ajo e F Mediut qe na premtoi pronat dhe kete premtim e mbajti vetem per vete e soj e sorrollopin e tij. Apo Partia e atij qe flet me heshtjen si miza ne qyp.Sal-iu e quajti horr e ai s’doli qe s’doli nga qypi e ju thoni se do ju mbroje nga Sal-iu nga i cili nuk mbrojti dot as veten e tij.Apo Kreshniku i drejtesise,qe mbasi i sherbeu si zagar Sal-iut e mbasi ky nuk i dha postet qe shpresonte,tani i doli kundershtar. Sa shpejt genjeheni o te marre!Beni ore thirrje qe te bashkohen te gjithe pa dallim kunder TERSIT te Shqiperise e lerini menjane ato komente idiote si ne skecin e Fierit,”po hajditi nuk ka faj”.Fajin nuk ju a ka Rama po Sal-iu,ndaj te gjitha batarete kunder atij. Kush merret me opoziten hallall e ka Sal-iun edhe 30 vjet mbi zverk.Po nuk mbeshtetem PS,qe ka me shume se gjysmen e elektoratit,s’ka ndryshim ne Shqiperi, hajdutet e mafiozet do te vazhdojne te qeverisin.Keto qe shkruajta deri tani ia drejtoj te gjithe njerezve qe e urrejne me gjith shpirt kete rregjim qe eshte instaluar, por qe nga marrazi dhe urrejtja bien ne gabim, ne vend qe te flasin e shkruajne kunder Sal-iut,godasin me shume PS. Eshte e kote t’u pergjigjesh bathoristeve si tiranasi e bencikagi,te cilet duken fare qarte qe jane zagare qe lehin gjithe diten per te justifikuar llokmat qe ju jep ky pushtet i korruptuar. E di,ata jane si bishti i qenit nuk ju ndahet shpirti nga Zagari.

    1. Aldo says:

      Dymo
      Une kam heq dore nga komentimi per te kthyer ne rrugen e drejte keta tipat qe thone: Saliu eshte i keq, po fajin na e ka Edi!
      Keta or mik nuk jane idiote sic bejne! Jo, keta jane njerez qe marrin rrogen dhe kane hall se i heqin nga puna po nuk bene 30 komente ne dite tek Tema.

  14. miru says:

    Qe nga momenti qe Rama nxjerr kete goje beshtymen ne Konference kuptohet se sa opozitar i lodhur eshte. Na e shpifi legeni, e keni pare qe nuk po thote asnje fjale per mafiozin Taci qe gjasme bleu pasurite kombetare, eshte shitur dhe Rama, i punon truri me 2 binjaket e tij Koco hajdutin dhe Veliajn intrigantin.

  15. Tepelena. says:

    Titulli i shkrimit e përkthen shumë qartë veprimin e Ndrecës…Por,që ta kuptojmë dhe ti bashkohemi protestës së tij…të ndezim një uragan popullor…biblik….kundër padrejtësive,dhe mjerimit ku na kanë çuar qeverisjet e këtyre 22 viteve,duhet patjetër Vullnet,guxim,kurajo qytetare,duhet mirëkuptim gjithëkombëtar dhe vendosmëri…për të qëndruar sëbashku me ata që janë ngujuar këtu e gati 20 ditë…!Ata,nuk duhet ti gjykojmë sot…Atyre duhet tju japim mbështetje,solidaritet..sepse kërkesat e tyre janë një pjesë e gjithë malit të kërkesave që ka shoqëria shqiptare sot!Ata duan një dëmshpërblim të premtuar si e drejtë natyrore që ja u jep çdo shoqëri demokratike,qoftë edhe në nivelin e asaj tonës…një pjese të persekutuar të saj…Moralisht dhe fizikisht ne duhet të jemi të gjithë në atë shesh,në ato çadra..ku ata 20 burra,që nuk ju nënshtruan rregjimit gjakatar të E.hoxhës,sot në fund të jetës së tyre po na japin përsëri një shembull qëndrese dhe vendosmërie për të luftuar për të drejtat që pushtete si ky tipiku…na i mohojnë përditë e më shumë…Prandaj,le të bashkohemi në protestë derisa të plotësohen kërkesat e tyre…dhe tonat njëkohësisht…Sepse ato kërkesa,janë një minimum i malit tëlartë…(Everestit…)të kërkesave që ka shoqëria shqiptare…këtu e 22 vjet të shkuara…Ata,nuk mund të gjykohen pse mbështetën berishën dhe rregjimin e tij të lig…sidomos,sot,nuk ka asnjë moral të bëhet sot…Sot,duhet të gjykohet rregjimi në fuqi…Që nuk ka siguruar asnjë standart të qëndrueshëm për shoqërinë tonë…Sot duhet gjykuar S.Berisha,për mizoritë dhe mjerimin që ka ngritur në sistem…Për urrejtjen e madhe që ka mbjellë në shoqëri…Për politizimin e tejskajshëm që i ka bërë vendit dhe shoqërisë…Për metodat orientale të të qeverisurit të vendit,të pasurive dhe financave…Sot duhet gjykuar rregjimi arrogant dhe i papërgjegjshëm që po e kthen vendin në një rrënojë të pashembullt…Sot duhet gjykuar dhe dënuar përfundimisht rregjimi satrap i pazareve dhe allishverisheve,që e ka zëvendësuar sistemin demokratik me sistemin autokratik të një njeriu të vetëm…Sot,detyra e seicilit është ti bashkohet protestës së këtyre njerëzve fatkeq..që rregjimi po jua merr jetën…atë kohë kur do duhej ta gëzoninedhe ashtu në finish të saj…

  16. Lika says:

    Shikoni si ja. Ve flaken shoki i vet kti ndrec leshit pastaj thon qe udjeg vet me pas dasht me u djeg vet ky skish ardh bulevard po si te tjeret shpi te vet po kto jan perfitus dhe te mashtruar nga edvin rama shoku i tij i vuri flaken shikone mir ska faj qeveria por opozita mashtruse me te varferit

  17. Fred says:

    Po ikni more shkerthatat e edi rames pse nuk delni ju bashke dhe ti bashkoheni greves ….. Po ju jeni ma shkerthata se pd te gjithe ne burg e Keni vendin si mut pd si ps ….. Ngriju o popull mos Keni frike Saliun dhe te tjere Atambarojne nga frike juaj….. O popull mos vara luledielli

  18. Mentari says:

    Ligji fites; Doktrina e darvinit me luften e fites per mbijetese.Te pakten nuk demtoj njerez te tjere te pafajshem por persa i perket vendimit te tij qe te digjet me zjarr ai e dinte se cpo bente dhe me ndihmen e mbeturinave Enveriste ai beri ate qe beri dhe fajtor eshte vet personi.O me jep para ose une djeg veten time? ore kusht i nje mendje te semure.Fajesoni Berishen qe nuk po i jep miliona dollar atyre qe kane pase “luftuar” kunder Komunizmit.fatkeqesi familiare dhe jo indivite.

  19. anticensurë says:

    “Unë vij nga një familje ish të përndjekurish politikë, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk e kisha kuptuar ç’përmasa kishte arritur dëshpërimi dhe humbja e shpresës tek Gjergji e të gjithë ata burra………”
    “kurrë nuk e kisha kuptuar “jo vetëm ti moj pjesë e dekorit “opozitar”,por dhe piktor mafishja akoma nuk ja ka idenë se çfar po ndodh në këtë vënd!ai akoma është duke “fluturuar” nëpër ëndërrat e tij!ai akoma nuk ka filluar as të cicërojë në folezën e tij virtuale e jo më të bëjë diçka tjetër!
    në kohën kur makina propagandistike e diktaturës ka bërë gjithçka për të minimizuar këtë akt sublim,deri në futjen e pykës arvizu,mafishja është duke u strukur në folezën e tij pa cicëruar aspak!si duken faktet ai jo vetëm është gjetur i pa pregatitur për një akt të tillë por po “mallkon”gjergj ndrecën për atë që ka bërë!
    FRD nga ana tjetër i kërkon interpelancë qeverisë që ajo me votat e saj e mban në këmbë!
    i vetmi që ka folur diçka është spahiu i A KZsë!
    por në fund të fundit që të gjithë nuk po bëjnë as më të voglën lëvizje!
    luan rama i grupit grabitqar të LSIsë kërkon që të mos “përdoret politikisht ky akt”,në të njëjtën kohë që një pompë që i bëri levinski klintonit u përdor politikisht!kur në amerikën demokratike politikisht përdoret jo vetëm jeta politike ekonomike por dhe ajo morale e seksuale e politikanëve!në shqipëri nuk mund të përdoret politikisht vetflijimi i një njeriu!kuje e faqe e zezë për këtë popull që dëgjon e voton këta fundërrina të trasha!
    në votimet e ardhëshme,si duket atje do të përfundojmë,askush nuk duhet ti japë votën të aashtuquajturës “opozitë”përfshi këtu dhe FRD e A KZ,nëqoftëse nuk bëhet gjë për këtë akt deri mësot UNIK NË SHQIPËRI!
    DUHET TË BOJKOTOHET TËRË KLASA POLITIKE!

  20. anticensurë says:

    “Unë vij nga një familje ish të përndjekurish politikë, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk e kisha kuptuar ç’përmasa kishte arritur dëshpërimi dhe humbja e shpresës tek Gjergji e të gjithë ata burra………”
    “kurrë nuk e kisha kuptuar “jo vetëm ti moj pjesë e dekorit “opozitar”,por dhe piktor mafishja akoma nuk ja ka idenë se çfar po ndodh në këtë vënd!ai akoma është duke “fluturuar” nëpër ëndërrat e tij!ai akoma nuk ka filluar as të cicërojë në folezën e tij virtuale e jo më të bëjë diçka tjetër!
    në kohën kur makina propagandistike e diktaturës ka bërë gjithçka për të minimizuar këtë akt sublim,deri në futjen e pykës arvizu,mafishja është duke u strukur në folezën e tij pa cicëruar aspak!si duken faktet ai jo vetëm është gjetur i pa pregatitur për një akt të tillë por po “mallkon”gjergj ndrecën për atë që ka bërë!
    FRD nga ana tjetër i kërkon interpelancë qeverisë që ajo me votat e saj e mban në këmbë!
    i vetmi që ka folur diçka është spahiu i A KZsë!
    por në fund të fundit që të gjithë nuk po bëjnë as më të voglën lëvizje!
    luan rama i grupit grabitqar të LSIsë kërkon që të mos “përdoret politikisht ky akt”,në të njëjtën kohë që një pompë që i bëri levinski klintonit u përdor politikisht!kur në amerikën demokratike politikisht përdoret jo vetëm jeta politike ekonomike por dhe ajo morale e seksuale e politikanëve!në shqipëri nuk mund të përdoret politikisht vetflijimi i një njeriu!kuje e faqe e zezë për këtë popull që dëgjon e voton këta fundërrina të trasha!
    në votimet e ardhëshme,si duket atje do të përfundojmë,askush nuk duhet ti japë votën të aashtuquajturës “opozitë”përfshi këtu dhe FRD e A KZ,nëqoftëse nuk bëhet gjë për këtë akt deri mësot UNIK NË SHQIPËRI!
    DUHET TË BOJKOTOHET TËRË KLASA POLITIKE!
    U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
    botojeni atëherë!!!!!!!

  21. Aldo says:

    Per ata qe duan te degjojne!
    Po tentojne ti nxjerrin ish te perndjekurit si njerez qe duan te perfitojne me cdo kusht nga leket tona (te taksapaguesve).
    Ata jane denuar dhe perndjekur sipas ligjeve ne fuqi keshtu qe nuk mund te shpallen te pafajshem si Nano, Nexhmia, Ramizi etj. Keta te fundit i moren leket!
    Po mire more po ku ishim ne pjesa tjeter e shoqerise kur keta kalbeshin burgjeve e kampeve te perqendrimit. Ne shtepi, te vegjel per te reaguar do me thone disa. Po baballaret tuaj ku ishin, menduan per ju, nuk folen, nuk moren pushken apo fjalen e te rrezonin regjimin. Ne jemi sot taksa pagues sepse baballaret tane moren vendimin te qepnin gojen, perndryshe do te ishim edhe ne ish te perndjekur.
    Atehere ne u kemi borxh jeten ketyre njerezve sepse si shoqeri nuk reaguam atehere kur duhej. Kjo eshte gjoba qe duhet te paguajme pse atehere beme nje gabim. Po po edhe une qe atehere kam qene femije sot duhet te paguaj. Eshte borxhi i prinderve te mi qe nuk folen, i gjysherve te mi qe nuk folen i qytetit tim qe nuk foli, i Shqiperise sime qe nuk foli.
    Po ata njerez sot nuk kerkojne te perfitojne ata duan jeten e tyre mbrapsht. Nese edhe ata nuk do te kishin folur sot ndoshta do te ishin biznesmene, Specialiste e studiues te shkolluar, ose edhe kryeministra po te kishin qene ne ate varken e famshme. Por jo sot ata jane te papune sepse folen. Te pa strehe sepse folen. Pa familje sepse folen.
    Mendohuni mire kur i konsideroni perfitues dhe kujtoni ate priftin gjermane qe shkroi: Kur erdhen per cifutet une nuk fola se nuk isha cifut. Kur erdhen per komunistet une nuk fola se nuk isha komuniste. kur erdhen per protestantet une nuk fola se isha katolik. Kur erdhen per mua berita sa kisha fuqi por nuk me degjoi njeri, nuk kish kush te me degjonte, tashme i kishin marre te gjithe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje