Ambasadori Sekui tek Rama, vlerëson opozitën për statusin: Zgjedhjet- kusht i BE për statusin e plotë

11 Tetor 2012, 17:30Politika TEMA

Dorëzimi i raportit të progresit të Komisionit Europian ka shërbyer si një rast i mirë që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui t’i shprehë kryetarit të PS, Edi Rama vlerësimin e tij të plotë për rolin që ka luajtur opozita pikërisht për këtë arritje.

“I shpreha udhëheqësit të opozitës edhe falënderimet e komisionerit Fyle dhe të drejtorit të përgjithshëm z. Sanino për gjithë punën e bërë, si edhe për rolin dhe meritat e plota që i përkasin opozitës në këto arritje që kemi parë deri më tash”, është shprehur Sekui menjëherë pas takimit që ka pasur me kryesocialistin Rama në selinë e PS-së dhe dorëzimit të Progres Raportit.

Kreu i PS-së nga ana e tij ka falënderuar edhe publikisht ambasadorin, Komisionin Europian dhe posaçërisht Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit për këtë vendim që ai e konsideroi inkurajues në favor të Shqipërisë në rrugën drejt kandidimit. Rama është shprehur krenar për atë rolin vendimtar që ka luajtur opozita në këtë proces mjaft të rëndësishëm dhe të dëshiruar nga shqiptarët.

“Jam krenar sot për çka ne Partia Socialiste, opozita parlamentare, kemi arritur të bëjmë në këtë proces përmes përfaqësuesve tanë në parlament në rishikimin e Planit të Veprimit për 12 prioritetet në përmirësimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, në përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, në përgatitjen e Reformës Zgjedhore dhe përfaqësimin si opozitë në të gjitha forumet e përbashkëta BE-Shqipëri ku kemi kërkuar me këmbëngulje që Shqipërisë t’i akordohet statusi i vendit kandidat. Jam krenar sepse të gjitha këto së bashku përbëjnë atë aspekt vendimtar për këtë vendim të komisionit që lidhet me progresin”, ka thënë kryesocialisti Rama.

Si ambasadori i BE edhe kreu i PS janë ndalur në fjalën e tyre në një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. “Ne e dimë që çelja e negociatave, siç e tha edhe komisioneri Fyle, ka të bëjë dhe do të ketë të bëjë edhe me natyrën e zgjedhjeve në Shqipëri”, ka nënvizuar Sekui.

Ndërsa Edi Rama nga ana e vet ka shprehur kënaqësinë që hapja e negociatave do të jetë absolutisht e varur nga procesi zgjedhor i vitit të ardhshëm. “Jemi absolutisht të kënaqur si opozitë në këtë rast, si një forcë e dëmtuar seriozisht nga proceset e mëparshme zgjedhore, por edhe si një forcë e interesuar në radhën më të parë që në Shqipëri të vendosë vullneti i popullit sovran, që hapja e negociatave, çka është në fakt procesi i konkretizimit të dhënies së statusit kandidat, është absolutisht e varur nga cilësia e zgjedhjeve. Këto unë i konsideroj një arritje domethënëse të politikës së ndjekur prej nesh dhe njëkohësisht një moment të rëndësishëm për t’ju thënë të gjithë atyre që me plot të drejtë kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme se procesi integrimit është mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se bashkërendimi i energjive me Komisionin Europian është një gur themeli shumë i rëndësishëm për këtë proces”, ka theksuar kreu i opozitës.

I pyetur nga mediat nëse do të votojë opozita ligjet e kërkuara nga BE, apo do i kushtëzojë ato me çështjen e Qarkut të Fierit, Rama tha: “Unë nuk shpresoj që TV Klan të pranojë dhe t’ua përcjellë atyre që e ndjekin atë që, është tanimë e qartë si drita e diellit në këtë raport dhe që, ishte e qartë edhe në fjalët e ambasadorit; Kontributi i opozitës për të marrë këtë vendim në favor të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk ka asgjëkundi asnjë shenjë të opozitës bllokuese përveçse në gjuhën e kryeministrit dhe në kronikat e TV Klanit”.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka përsëritur sërish se statusin e vendit kandidat nuk e meriton kjo qeveri, por e meritojnë shqiptarët.

“Si i zoti i shtëpisë më takon që ta falënderoj edhe njëherë Ambasadorin. Përmes tij Komisionin, Komisionerin, Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit, duke ripërsëritur atë që e kam thënë edhe në instanca të tjera publikisht; Statusin e kandidatit sipas nesh nuk e meriton kush qeveris sot Shqipërinë, por e meritojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Jam shumë i lumtur që nga ana e Komisionit Europian Shqipëria dhe shqiptarët kanë marrë një vendim mbi të cilin na takon ne forcave politike të punojmë dhe të bashkërendojmë energjitë pozitive në funksion të së ardhmes, duke mos humbur kohë me lojën e vjetër të fajësimit. Që është një lojë e cila vetëm krijon kosto në kohë dhe në cilësinë e procesit dhe që nuk i duhet absolutisht Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

11 komente në “Ambasadori Sekui tek Rama, vlerëson opozitën për statusin: Zgjedhjet- kusht i BE për statusin e plotë”

  1. liri a vdekje says:

    je ne vete mor derman .nuk shiko se cbehet njerezit skan buke te hane .kafsha ja fut me fishekzjarre .do nderhyni sa nuk esht vone se plani juaj me duket pak i vonuar .per cfar statusi fol ti zoteria jote e kupton statusin e barkut bosh ti provoje njeher cdo me thene

    1. Guri Durollari says:

      Ore mos i kane bere monstres ndonje gjilpere me vdekje te ngadalte keta te evropes?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

  2. kol tivari says:

    Kontributi Rames eshte i math.Bllokimi ka pasur resultet.Nuk e di se si u be per ate takimin me Obamen sa pagoji per kete takim.Shume i sukseseshem ka qene takimi.Edhe CNN dha nje reportazh te gjate te ketije takimi dhe per Ramen per bllokimintegrimin

  3. Picktori says:

    Kaq i mjafton Rames, nje flm nga Evropa dhe eshte OK ky sharlatani Piktor. Kujt i plasi se cfare i ben Sali Bisha popullit te vet?! Sic po kuptojme dita dites Ed Piktorin e paska blere Bisha. Vend i pashprese.

  4. vloraku says:

    Ky eshte BLLOFI i rralles i politikes nderkombetare me Shqiptaret.Jam i sigurte se zgjelljet do te behen si gjithmone MADE IN SALA dhe Shqiperia do te hyje me sesben ne EUROPE.Si i thone nga anet tona :SALA i ka kapur per TOPESH nderkombetaret dhe do beje siç do vete.Zgjillja e vetme eshte ajo qe ka dhene gjithnje rrezultat per rregjimet e kesaj prerje.REVOLTA eVERTETE e THELLE,TOTALE dhe PAQESORE.

    1. albani says:

      E pate dje sa i gezushem u paraqit Rama ne konverence per shtyp me amb Seku O Vlorak

  5. Ben Chicago says:

    zhgjedhje te lira behen me qeveri teknike
    po qe sali kryemonster zgjedhjet do ti vjedhe

  6. luis says:

    Nuk eshte gabim qe per te miren e popullit te bashkpunohet pozite opozite por nuk mund te quhet e drejte kur ne krye kemi nje maskara si Berisha qe nderet qe ia ben eshte njelloj si tja pastrosh pidhin magjypes.
    Nuk e di se cfare mendon Edi Rama me keto manovra as nuk mund te thuhet me saktesi se perse po vepron kaq i zbutur ne nje klime kaq te eger por mbase ai nuk ka pare nje mundesi tjeter perpos asaj se vetem nepermjet votimeve dhe me ndihmen e faktorit nderkombetar ashtu sic arrihet gjith sa here ne Shqiperi te mund te vije ne pushtet.
    Llogjikisht edhe Berisha qe njihet si njeriu i rremujave dhe i konflikteve erdhi ne pushtet atehere kur u shkeput nga protestat dhe iu bind cdo versioni te nderkombetareve.
    Qe te jemi realiste nuk mundet qe opozita te vije ne pushtet me ane te forces dhe kete Edi Rama e di mire e pothuajse edhe shume nga qe revoltohemi me te e kuptojme fare qarte kete opsion pavaresisht se kjo qeveri dhe ky kryeminister maskara na jane bere te padurueshem.
    Protesta e te perndjekurve politike nuk eshte thjesht ekonomike dhe kjo duhet kuptuar qartazi sepse faktori nderkombetar ceshte e verteta as qe e mendon Berishen per nje mandat tjeter,prandaj mendoj une kjo proteste eshte e iniciuar nga ky faktor per te bere te mundur te sensibilizoje opinionin publik per radikalizim te situates qe gjendja te perepicitoje ne rremuje dhe kesisoj te pregaditen zgjedhjet e reja pa Berishen,pra me nje qeveri teknike.
    Edi Rama ma do mendja eshte ne dijeni te cdo skenari por nuk mund te dale ne skene per kete rast thjeshte per mos ti dhene ngjyra politike.Pritet reagim popullor si ndaj cdo diktatori por tek ne kjo nuk ka gjasa te ndodhe sepse shqiptaret jane sot ne piken me te ulet morale dhe nuk e kane aspak sensin e solidaritetit.
    Sejcili deshiron te shohe ndryshime por vete deshiron te qendroje larg.
    Per mendimin tim faktori nderkombetar e ka bere te veten dhe po i jep mjaft shanse ketij populli,por ne gjerat i duam dhurate dhe pike.Gjithsesi me revolten qe me zien ne brendesi te shpirit nje gje eshte me se e sigurte se Berishen pas nje viti nuk eshte me kryeminister pavaresisht se deri atehere do me duket e larget ajo dite.

  7. Din Kruja says:

    Karagjoz dhe sharlatan mbete mor qiries Rama. Mjere e majta se cfare partie e drejton. Vazhdo Edushka ta shkaterrosh qe nga themelet partine e punes me emer tjeter. Sa me shpejt aq me mire shko e behu minister tek e djathta. Nderet qe u ke bere ti eshte pak posti i ministrit. Ndoshta te bejne edhe president, pasi ai i shkreti memzi zvarritet.
    Edi behesh aq i peshtire, cinik dhe hipokrit kur replikon me gazetaret e Klanit dhe kur con te fala per mikun tend Sandri. Do zoti nuk te bie bingo te ulesh ne karrigen qe ka sot Sala, se Shqiperine do ta ndash me Sandrin dhe Fevziun.
    Historia boterore njeh popull shume me te kulturuar se ne, si ate gjerman, qe shkuan pas te cmendurit Hitler dhe dihet ne c’derexhe perfunduan ne 45-en. Harroje ate se me shume se gjysma e Shqiperise deri para 2 vjetesh mbante shprese tek ty. Tashti popull i majte te njeh mire, pasi ke ngrene krokodilin dhe njalen, nuk mund te shkoje mbas nje njeriu delirant. Nje dite kur Shqiperia te behet vend ku te mbreteroje ligji ti nuk mund te kesh vend ne atdheun tend,do perfundosh azilant si para 97-tes.

  8. OPOZITARI says:

    NUk e rruan shume ai se me makina i ka nxjerre leket jashte Shqiperise. Ai eshte nje plehre e vertete por me vjen te plas me ata QORRA qe e ndjekin pas dhe nuk shohin se me ke kane te bejne. Ai njeri qe rreh nenen e tij, qe spjerdh per femijen e tij dhe qe vazhdimisht lincon femra nuk e rruan shume per NE

  9. pelivan says:

    Ej, z.Din Kruja! Qe je i majte dukesh bukur mire,por qe te fyesh Ramen qe e majta e ka ne krye dhe mburret me te,do te thote, qe, ti shtiresh si i majte!…Nejse,pune per ty,por mua do me pelqente te mos shpreheshe keshtu! Sepse,Rama eshte i zgjuar dhe ka tru edhe ne ….. po aq sa sala dhe lirua te mare se bashku,kane ne koke! Dhe mbaje mend qe e majta do fitoje dhe Rama do beje shume per Shqiperine dhe shqipetaret pa dallim,majtas,djathtas,ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje