Intervistoi: Arben Xhixho, VOA
Albpetroli, firma e vetme shtetërore që shfrytëzon fushat e naftës në Shqipëri, është një nga pasuritë më të mëdha publike që po privatizohet. Firma fituese e tenderimit, konsorciumi Vetro Energy, ka ofruar 850 milionë Euro për blerjen e Albpetrolit. Kjo firmë duhet të depozitojë tani në formë të paakthyeshme, 20 për qind të vleftës për të filluar negociatat me qeverinë shqiptare. Në këtë proces qeveria shqiptare ka marrë si këshilltar ligjor firmën amerikane Patton Boggs. VOA bisedoi me avokatin David Farber, lidhur me procesin e privatizimit të Albpetrolit.
Zoti Farber faleminderit për këtë intervistë. Albpetroli është një nga pasuritë më të rëndësishme që Shqipëria po privatizon, të paktën nga vlera monetare. A mund të na sqaroni fillimisht rolin që luajti firma juaj në këtë proces?
Patton Boggs, së bashku me partnerët tanë në Tiranë, studion e njohur ligjore Zaka-Kosta, shërbyen si këshilltarë të ministrisë së Energjetikës për privatizimin e Albpetrolit. Ky angazhim filloi para disa vitesh, na u desh kohë e gjatë të vijmë deri këtu, por sot jam i kënaqur që jemi në këtë fazë të projektit. Pra ne kemi shërbyer si këshilltarë së bashku me partnerin tonë lokal Zaka-Kosta.
A ishte firma juaj ajo që bëri vlerësimin e gjithë ofertave, duke i klasifikuar ato? Dhe si e bëtë ju renditjen?
Patton Boggs në partneritet me firmën Zaka-Kosta bën vlerësimin e ofertave. Siç e dini periudha e paraqitjes së ofertave u hap më 6 ose7 shtator dhe ne menjëherë filluam vlerësimin e tyre. Ofertat, me një përjashtim të vetëm, kishin paraqitur dokumente të shumta, kishim materiale të bollshme financiare për të vlerësuar. Firmat e interesuara paraqitën planin e biznesit 5 vjeçar, ne bëmë vlerësimin e tyre, i vlerësuam ofertat për nga kriteret teknike, në se i plotësonin ato apo jo, dhe pastaj vlerësuam çdo ofertë në tërësi. Patëm 6 oferta, bëmë vlerësimin për secilën prej tyre. Kriteret si pjesë e procesit të tenderimit, ishin bërë të njohura që në fillim, që kur u shpall privatizimi. Që atëherë u përcaktua se si do të bëhej vlerësimi dhe klasifikimi i çdo elementi të procesit të privatizimit. Bazuar në këtë proces, vlerësuam çdo ofertë dhe raportin përfundimtar ia dërguam ministrisë shqiptare me rekomandimin tonë.
Dy ndër elementët kryesorë vlerësues ishin kriteret teknike, pra përvoja e firmave në shfrytëzimin e fushave të naftës dhe kriteret monetare, pra sa para do të ofronin ato.
Po ashtu është.
Le të ndalemi tek secila prej tyre. Me atë që dini ju, kur u krijua firma YPO dhe çfarë përvoje teknike sjell ajo, që e kualifikon mbi të tjerat?
Po keni të drejtë. Kriteret u ndanë në dy kategori kryesore, në atë financiare, që ishte thjesht shuma që do të ofronin. Kriteri financiar do merrte një vlerësim deri në 75 pikë ….
Do të ndalemi tek ana financiare më vonë, por le të flasim për aspektet teknike në fillim.
Për anën teknike, pyetja juaj ishte përse u zgjodh YPO. Ne nuk vlerësuam firmën YPO më vete. Firma YPO është pjesë e një koncorciumi, ku bëjnë pjesë Silk Road Equity, dhe dy partnerët e tjerë, Huddleston Energy dhe Home Creek Energy. Ne e vlerësuam koncorciumin në tërësi dhe bazuar në kualifikimet e koncorciumit ishim në gjendje të vlerësonim përvojën, aftësitë teknike, si dhe aftësinë për të realizuar planin 5 vjeçar të biznesit. Në rastin e firmës Vetro, ajo që ishte e veçantë për të, është se oferta e tyre mbështetej edhe nga një bankë investuese ndërkombëtare BNP Paribas, me përvojë të gjatë në sektorin e energjetikës.
Cili është roli i kësaj banke? A e këshillon ajo firmën YPO?
Nuk e di në se ajo këshillon firmën YPO ose jo, por ajo këshillon koncorciumin Vetro, pra këtu kemi një kombinim të dy elementëve kryesorë të koncorsiumit, SiklkRoad YPO dhe Huddleston e Home Creek nga njëra anë dhe bankën investuese që është këshilltare e tyre, nga ana tjetër, që ne na u paraqit si pjesë e ofertës. Ne analizuam këtë përvojë dhe i kërkuam, jo vetëm Vetro-s, por të gjitha firmave, që paraqitën oferta, të na japin hollësi të shumta nga përvojat e së kaluarës, në shfrytëzimin e naftës dhe gazit si dhe në tregtimin e tyre. Të gjitha firmat e interesuara, jo vetëm Vetro, na paraqitën projekte konkrete që kanë kryer, fusha nafte që kanë shfrytëzuar. E morëm këtë informacion nga të gjitha firmat. Pastaj bëmë punën tonë për të kontrolluar me sa mundëm informacionin. Verifikuam një pjesë të mirë të tij, dhe kjo na çoi në klasifikimin e firmave nga ana teknike. Dua të theksoj se vlerësimi teknik nuk kishte të bënte thjesht me aftësinë për të drejtuar një biznes të caktuar, apo për planin 5 vjeçar të biznesit, por edhe për çështje të tjera, si për shembull për ato mjedisore, shëndetësore të sigurimit teknik, të punësimit e të tjera.
Edhe një pyetje e fundit për aspektet teknike. A është e saktë të thuhet se dy firmat, Huddleston Energy dhe Home Creek Energy, janë dy firmat kryesore të konsorciumit për shfrytëzimin e fushave të naftës në Shqipëri?
Po, ato janë qendra e ekspertizës teknike. Të dyja ato kanë përvojë të gjatë dhe secila prej tyre këshillon konsorciumin Vetro…
Cili është roli i firmës Silk Road Equity?
Ajo është partnere me firmën YPO dhe së bashku janë pronare të konsorciumit Vetro.
Silk Road nuk është e specializuar në energjetikë, a do të jetë roli i saj më shumë në aspektet financiare të konsorciumit?
Nuk më kujtohen hollësitë e përvojës së tyre në sektorin energjetik, për momentin nuk më kujtohen, por pa dyshim ata do të ofrojnë një pjesë të mbështetjes financiare.
Ju thatë se aspektet financiare morën deri në 75 pikë. ….. një ndër kriteret kryesore ishte përzgjedhja e atij që paguante më shumë. Dhe oferta më e lartë ishte rreth 1,1 miliard dollarë ose 850 milion euro. Dhe ata duhet t’ia paguajnë këtë në cash qeverisë shqiptare në mbarim të negociatave. A i kanë ata këto para?
Çdo gjë që kemi parë deri tani na jep të kuptojmë se ky nuk do të jetë problem. Por çështja këtu është se si kanë ndërmend ata ta financojnë këtë marrëveshje, pra nëse i kanë paratë në dorë, apo do t’i marrin hua. Kjo varet krejtësisht prej tyre.
Nga ajo që dini ju, a i kanë ata paratë në banka dhe do t’ia transferojnë qeverisë shqiptare?
Nuk mund të hyj në hollësi për mundësitë financiare. Unë e kam studiuar gjendjen e tyre financiare por nuk dua të hyj aty.
Apo do t’i sigurojnë me hua? Sepse këtu ka dy zgjidhje, ose i kanë paratë, ose do t’i sigurojnë diku? Pra nga do të vijnë 850 milion eurot?
Si konsulent i ministrisë, nuk dua të shpreh hamendje se çfarë synimesh ka konsorciumi. Nuk e di, sepse është punë e tyre se si do të vendosin, se si do ta financojnë marrëveshjen. Pra, nëse do t’i marrin paratë borxh, do t’i gjejnë paratë në ndonjë mënyrë tjetër, apo do t’i marrin nga llogaria e tyre bankare. Kjo do të varet nga konsorciumi dhe nuk është çështje e ministrisë.
Por ju si konsulent i ministrisë duhet të jeni në gjendje të thoni se ata janë të aftë t’i gjejnë paratë, bazuar në atë që ju keni parë, apo jo?
Mos harroni se procesi funksionon kështu: për t’u kualifikuar për të bërë një ofertë, jo vetëm për Vetron, por edhe për të tjerët, duhet të depozitosh një garanci në formë parash. Qëllimi i këtyre parave është pikërisht ky, që të mund të kemi firma serioze në tryezë, pra jo firma që thjesht thonë se janë në gjendje të paguajnë e që në fakt nuk janë. Me shpalljen e konsorciumit si fitues, që u bë javën e kaluar, kërkesa për këtë garanci dyfishohet dhe bëhet 20 përqind. Këtu flitet për shumë para…
Pra, rreth 200 milion dollarë, që duhet të depozitohen në një bankë.
Fjala tani është 170 milion euro, pra 20 përqind, që do të ofrohen nga një bankë si garanci e pakthyeshme, që ne mund t’i kërkojmë në çdo kohë për të mbështetur realizimin e procesit. Ne besojmë se kjo do të ndodhë shpejt, përndryshe procesi nuk do të shkojë përpara. Më lejoni të shtojë se këtu flitet për një sasi shumë të madhe parash që dikush i depoziton si garanci e pakthyeshme dhe kështu duhet të funksionojë procesi.
A është kjo e njëjta bankë ku është depozituar edhe 10 përqindëshi i parë, The American Charter Bank?
Ne parashikojmë që garancia prej 20 përqind do të jetë nga një bankë tjetër.
Pra, nëse negociatat nuk realizohen, konsorciumi humbet 170 milion euro. Por si mund t’i humbasë ai kur nuk i ka këto para?
Këtu është edhe i gjithë qëllimi, që banka vendos një garanci të pakthyeshme. Pjesë e procesit është garantimi që hollësitë e ofertave të mbahen konfidenciale dhe ne e respektojmë këtë. Ajo që ne dimë është se kjo duhet të jetë një garanci e parevokueshme nga një bankë e madhe dhe këtë presim.
Sa pritet të zgjasin negociatat?
Ne ende nuk i kemi datat e sakta, por sigurisht ne dëshirojmë që ato të fillojnë menjëherë. Varet se kur do ta njoftojë këtë konsorciumi dhe me ta njoftuar negociatat do të fillojnë.
Asnje problem nuk ka Zoti Taci me likujditetin, ASNJE. Eshte opozita Socialiste dhe nje pjese e komentuesve te saj ne gazeten TEMA qe mohojne arritjet gjigande qe Zoti Taci beri gjate qeverise Berisha. Pse more zotrinje keni inat?! Se Zoti Taci ishte nje biznesmen modest gjate qeverise socialiste dhe u be miliardere gjate qeverise te demokratike?! Ju pasuruat vetem Fatos Nanon dhe Edi Ramen, kurse Berisha i tha JO pasurimit te FAMILJES te vet dhe beri gjithshka qe te pasuroheshin biznezmenet si Zoti Taci, Mane dhe te tjere. Tani perhapni panik sikur keto para nuk do vine. Do te vine dhe shume shpejte, me keto para do likujdohen ish te persekutuarit dhe do marri fryme ekonomia jone. Por PS kete nuk e do.
po mor demokar njashtu si thu ashte.po e din zotnia jote se ai picajoloja i yt rezart taci sashte as ma shume e as ma pak vetem nje kukull ne duart e gruas me te fuqishme e me te pashpirt qe ka ajo toke me emnin liri berisha.kjo familje po merr pasunine e vetme qe ka shqipnia perpara se te vine zgjedhjet (se i ka te humbuna as qe bahet fjale).atij krimineli sali berisha, i duhet konfisku pasunia me fut ne burg nja 10 vjet si qenin.e asaj japonezes se tij me nis ne gjini ne serbi.
or Demo-karat lexo mir dhe kupto..pastaj shkruaj—osht si puna e Sudes dhe kjo Firma qi ka privatizu Alb-pjerdh-trolin ton
ALBANIA IS NOT FOR SALE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html
Per mendimet e vyera te keti debili idjot shteti shqiptar paguan rreth 10 milion euro konsulentin e huaj!!!!
Ju garantoj se mendimet dhe keshillat e ketij palacos nuk vlejn asnje qindark me shum se ato te nje gjimnazisti te rendomt shqiptar.
intervista e dhene e perfaqesuesit te patton bogs ne voa me len te dyshoje shume per seriozitetin e saj ,pasi per shume pyetje ai eshte i paqarte. kur pyetet per pagesen e 20% se ku do ta marre ose i ka ato mp-ara ai mbetet e paqarte. tjeter problem eshte se alpetroli u falimentua nga qeverite per mos manaxhim te mire. une them se ne sektorin e naftes duhet nje hetim i gjere qe te filloje qe me fillimet5 e viteve 90-te. tjeter problem spekullant eshte marrja e firmes ne fjale qe me duket aspak serioze si konsulente nga ana e ministrise per kete ministri perkates duhet te japi llogari,pasi ne duhet ti paguajme ketyre 22 milion dollar. une jam nacionalist ku dua qe bisneset e medha te jene ne dore te shqiptareve pasi kompanite e huaja do te transferojne te ardhurat. doli se fituesi eshte kompania taci oil dakort pse nuk u tha qe ne fillim dhe mos te dilte ministria bllof me kete show. nafta sot mban ekonomite e ketyre vendeve ne ja japim te tjereve, e fundit sa kompani operojne ne sektorin e naftes dhe sa jane te ardhurat ne shtet nga keto kompani se me sa di une keto akoma nuk kane filluar te paguajne pasi po bejne “investime’.uroj q
demokrat apo jo demokrat ,ja pse shqiperia eshte ne kete ghendje te keqe sepse ju demokrat nuk e ke iden e demokracise ,fluturon gomari po thua ti fluturon ,e tha berisha
intervista e dhene e perfaqesuesit te patton bogs ne voa me len te dyshoje shume per seriozitetin e saj ,pasi per shume pyetje ai eshte i paqarte. kur pyetet per pagesen e 20% se ku do ta marre ose i ka ato mp-ara ai mbetet e paqarte. tjeter problem eshte se albpetroli u falimentua nga qeverite per mos manaxhim te mire. une them se ne sektorin e naftes duhet nje hetim i gjere qe te filloje qe me fillimet e viteve 90-te. tjeter problem spekullant eshte marrja e firmes ne fjale qe me duket aspak serioze si konsulente nga ana e ministrise per kete ministri perkates duhet te japi llogari,pasi ne duhet ti paguajme ketyre 22 milion dollar. une jam nacionalist ku dua qe bisneset e medha te jene ne dore te shqiptareve pasi kompanite e huaja do te transferojne te ardhurat. doli se fituesi eshte kompania taci oil dakort pse nuk u tha qe ne fillim dhe mos te dilte ministria bllof me kete show. nafta sot mban ekonomite e ketyre vendeve ne ja japim te tjereve, e fundit sa kompani operojne ne sektorin e naftes dhe sa jane te ardhurat ne shtet nga keto kompani se me sa di une keto akoma nuk kane filluar te paguajne pasi po bejne “investime’.uroj qe te jene te verteta ato qe thuhen por paton bogs po i merr parate tona qyl. nje dite do dale e verteta.
Patton Boggs i intereson çmimi fillestar te jete i larte,ne baze te tij do marre perqindjet sipas kontrates.
Çmimi eshte rregulluar te jete i larte me qellim te shperblehet, per aritjet politike , ne LOBIMIN e interesave te Berishes.
Nga ky kendveshtrim investitoret e maskuar jane shqiptare,te cilet mund te marrin borxhe te tjera,te cilat nuk “llogariten” ne kufirin e 60%.
Me cfare shohim dhe degjojme, iku Albpetroli, u mor falas. Kokerr leku, nuk ka per tu futur ne thesarin e shtetit. Keni per te pare…
Pa analizuar se cfare qendron pas kesaj afere, deshiroj te ve ne dukje standartin e dyfishte qe perdor qeveria qe pervecse shperdoron ne menyre te shfrenuar parate e taksapaguesve, rrit ne menyre galopante borxhet qe cdo shqiptar do te paguaj ne breza, dhe nuk ndalet ne shkaterrimin dhe pervetesimin e cdo aseti te ekonomise se brishte shqiptare.
Ndersa Llotaria u fal per 3 milion ne emer te parandalimit te pastrimit te parave, ne vleresimin e kesaj oferte askush nuk merret me origjinen e parave te deklaruara nga kompania qe zoteron paketen kontrolluese te konsorciumit. Fuqia reale financiare eshte nje nga kushtet kryesore ne perzgjedhje ne cdo sipermarrje te kesaj permase. Pervec detyrimeve financiare te paplotesuara ende nga per privatizimin e Armo-s, ortaku kryesor i deklaruar me pompozitet duhet ti kish paguar shtetit dhjetra milion euro si tatim per shumen e deklaruar. Dhe kjo mund te verifikohet lehtesisht. Sidomos kur kete e kerkon Saliu i cili ka ne dore te gjithe instrumentat e shtetit te afta per te investiguar. Fatkeqesisht duket sikur qeveritaret me Saliun ne krye po vetshperblehen me asetin me te shendetshem te atdheut tone te rraskapitur. Uroj qe koha te vertetoj te kunderten.
Kjo eshte genjeshter, si keni lexuar ju me pare termat e tenderit?
E kisha shkruajt edhe ate dite qe Taci deklaroi qe ishte ai ne kete pune me aq e kaq perqind,qe keto nuk e derdhin shumen e percaktuar,sepse eshte shume e thjeshte,Sala dhe Taci nuk i kane kaq para,dhe kete vend,Shqiperine,Sala e ka per detyre ta rrjepi,kujton se ja ka lon Ram dhe Sheqere Berisha me tapi.Ndoshta mbas ca vitesh fillojne ti pagujne me keste,ndoshta.Mbas pak kohe do dalin te nxjerrin lloj lloj variantesh pse nuk duhet paguar.Keo nuk ka kapterr ti kapi,e kthyen Shqiperine ne prone private, e shkelyne fare.
Cfare gallate dhe hiprokizie.Gazetari e pyet kete robin e kompanise “Patton Boggs” per pervojen e firmes, qe gjoja e bleu Albpetrolin,per pervojen ne energjitike,dhe pergjigjia eshte super skandaloze,nuk me kujtohet-thote,ku nderkohe nje nga kushtet ishte qe te kishte pervoje te gjate.Si gjithmone,pune Sale,vjedhje dhe mashtrim skandaloz.
ketu do jemi. parate e albpetrol nuk kane per tu dhene ndonjehere. as garancia nuk ka per tu marr ndonjehere nga shteti shqiptar. meqe nuk ju dha miqeve te Metes Bankers Petroleum pazari u prish dhe per sy e faqe shpallen fitues nje kompani fantazem. asnje nga atao kompanite e kosorciumit nuk ka para, 850 milion ne keto kohe krizash nuk ti jep njeri me hua. Paton Boggs te fuse gishtin ne bythe dhe te shkoje andej nga ka ardhur se nuk ka per te marr gje nga privatizimi i Albpetrol.