Vdes ish- polici pas sherrit në Gjykatën e Lushnjes

11 Tetor 2012, 10:28Politika TEMA

Konflikti për pronën ka sjellë vdekjen e një ish- polici para derës së Gjykatës së Lushnjes.

Sipas gazetës “Shqip”, mësohet se konflikti e ka zanafillën në një rivalitet mes dy familjesh për zotërimin e një pike përpunimi inertesh në lumin Shkumbin. Grindjet mes dy familjeve kanë agravuar deri në përdorimin e armëve, ku Agim Sopjani vëllai i viktimës së djeshme, ka qëlluar një nga vëllezërit Rustami, dhe ky i fundit ka mbetur i paralizuar për gjithë jetën.

Agimi e ka kryer dënimin prej 8 vitesh, por familja Rustami ka ngritur një padi civile, ku ka kërkuar dëmshpërblim për paaftësinë e përhershme të shkaktuar nga plagosja.

Dje pas zhvillimit të seancës së radhës 38, vjeçari Arben Sopjani është përleshur me vëllezërit Rustami, ku janë fyer dhe janë gjuajtur me gurë dhe me grushte.

Në kohën kur palët janë konfliktuar trup më trup ka ndodhur dhe ngjarja, ku ka mbetur i vdekur Arben Sopjani.

Tashmë pritet ekspertiza mjekoligjore, për verifikimin e shkaqeve të vdekjes, nëse ka ardhur si pasojë e dhunës apo si shkak i ndonjë ataku kardiak.

Vëllezërit Rustami janë lënë të lirë deri në përfundimin e ekspertizës mjekoligjore.

3 komente në “Vdes ish- polici pas sherrit në Gjykatën e Lushnjes”

  1. KOMBI says:

    RESPEKTE DHE NGUSHELLIME PER TE VDEKURIN
    Si gjithmon ne policin shqiptare kur ka vdekje fajen e ka ai qe vdiq dhe ai qe e vrete lihet i lire.
    Po si more te lihen te lire vrasesi,po ju kur gjeni nje qe vjedhe nje celulare apo edhe ndonje gje per te ngren e fusni shume shpejte brenda e rrifni sipas menyres tuaj dhe elini atje deri sa te plotesohen deshirat tuaja. AFERIM PER KRYRJEN E DETYRES.

    1. hahaha says:

      Kombi,
      me mire tani kur kemi nje Sopjan me pak ne kombin tone.
      Faktikisht, edhe te gjithe mos ti kishim, s´do merzitesha fare.
      Lengaraqet e Shenepremtes, qe u bene cuba me Sal Vucidolin ne krye.
      Kur e ka pushtetin PeDeja, behen cuba, kur bien nga fiku, bejne si morra.
      Pushka top cermanakeve.

      1. Xhon says:

        ore ti hahaha dukesh qe je nga cerma ti.kur ka te vdekur nuk duhet me fol sic ke fol ti.edhe un jam nga shenepremtja i njoh shum mir sopjant.kan qen dikur te bezdisshem por kohet e fundit e kuptuan per gabimet qe kan ber edhe shikonin hallin e vet.nuk e kuptoj cfar hyn ktu politika?ngushellime familjes ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje