Sami Repishti flet për grevën: Shoqëria shqiptare po tregon dobësinë e saj morale (VIDEO)

10 Tetor 2012, 21:07Politika TEMA

Një nga disidentët më të njohur të regjimit komunist në Shqipëri, prof. Sami Repishti, që jeton në SHBA, ka kritikuar sot ashpër presidentin e Republikës, kryeministrin, kryetaren e Kuvendit dhe Ministrinë e Financave për qëndrimin që kanë mbajtur ndaj grevës së ish të persekutuarve politikë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Repishti tha se “në qoftë se disa ish të persekutuem protestojnë, kjo tregon se ekstremi i zhgënjimit të tyne nga sistemi asht i plotë”.

“Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e randë të krimit që bahet ndaj ish të burgosunve, ish të persekutuemve.

Presidenti bani nji deklaratë jo dinjitoze dhe thotë se duhet nji dialog, por unë nuk mund të përfshihem. Kush mund të përfshihet në qoftë se presidenti nuk mund të përfshihet?

Kryeministri hesht sepse nuk ka ç’të thotë përveç sharjeve.

Kryetarja e Parlamentit ka la duart si Ponc Pilati, “unë nuk kam gja për të thanë” thotë, edhe vjen nga familje e persekutueme.

Të gjithë ata që kanë sakrifikuar për Shqipërinë janë për t’u respektuar jo vetëm tani, por edhe nga gjeneracionet e ardhshme, sepse kështu ndërtohet shoqëria, kështu ndërtohet kompaktësia e nji kombi. Shoqnia shqiptare po tregon dobësinë e saj morale për mendimin tim, ajo mban nji heshtje, nji heshtje që vret, ajo tregon nji indiferencë që ofendon.

Unë e dëgjova deklaratën e Ministrisë së Financave, për mendimin tim asht nji paturpsi, ka 22 vjet që ka filluar tranzicioni demokratik në Shqipni, atyre asht caktuar që shpërblimi t’u jepet për çdo vjet 1/8 e sasisë, deri tani për 22 vjet ata kanë marrë vetëm nji kist, janë shumë të paktë ata që kanë marrë kistin e dytë. Si mund të justifikohe qeveria se ka mbajtë premtimin kur atyne nuk u ka dhanë shtatë kistet, u ka dhanë vetëm nji. Kjo asht nji manovër e padrejtë, çështja e buxhetit është diçka që është rregulluar ma përpara, nuk asht diçka që e ka gjetë qeverinë të papregatitur, ose qeveria i ka konsumue paratë e burgosurve për probleme tjera, ose qeveria eshtë krejtsisht e papërgjegjshme dhe nuk dëshiron që t’ua paguej atyre”.

41 komente në “Sami Repishti flet për grevën: Shoqëria shqiptare po tregon dobësinë e saj morale (VIDEO)”

  1. Shkodrani says:

    Bravo Profesor Repishti, te pakten ka mbete nji intelektual qe e nderon Shkodren. Ah, more profesor te ishe kthye para 20 vjetesh ndoshta s’do te kishim pase kete Sali komunistin dhe Jozi servilen e ndyte.

    1. E kunderta says:

      Mund te ndodhte edhe e kunderta. Mund te mos kishim Profesor Repishtin. Nga Saliu cdo gje mund te presesh. Keshtu qe mbase me mire qe nuk u kthye.

      1. Nadia Shabani says:

        E kunderta, ha ha ha kam qeshur me komentin tend. 100% i sakte komenti juaj, sigurisht qe mund te mos e kishim sot profesor Repishtin, ben vaki qe te hypte ne elikopterin e tij per kurim dhe bente “aksident” ajror, keshtu qe me mire atje ku eshte profesori e ka jeten te sigurte.

    2. Kadri Martini says:

      Well done professor Repishti!
      Na ke nderu Shkodren!Te lumt njajo goj!
      Kur ka ma zi se sa njerini vetsakrifikohet per arsy ekonomike. I tash jan ba politike!
      https://www.youtube.com/watch?v=WCI5bvwYz24

    3. Eri says:

      Ore lerini falenderimet si per njerin dhe per tjetrin, mesazhi eshte i qarte:
      “Dilni ne shesh, ne mos per te rrezuar diktatorin, te pakten per te respektuar greven e te perndjekurve dhe sakrificat vetflijuese te Ndreces dhe Bejkos”.
      Komentet e tjera thjesht sa rendojne poziten tone si komentues qe bejme xhelatin qe do i presi koken Berishes pas kompjuterit, por s’denjojme te dalim nje xhiro deri tek Komuna e Parisit per t’u solidarizuar me grevistet.

    4. Mirë e ke profesor, por me pak vonesë. Ai u ngrit edhe fal përkrahjes tuaj të gjatë.

  2. misionari says:

    He, Sami Repishti, me 1992 deshe te ktheheshe ne Shqiperi si i perndjekur politik! Une te thashe jo. Tash a me falenderon se nuk te lashe me i vue flake vetes?

  3. I nderuar says:

    I nderuar zoti Sami Repishta e keqja e shqiperis nuk paska qene ajo qe ne kemi pare por paska qene dicka tjeter shikojeni. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  4. More Prof fajin me te madhe e ka populli i cili lejon veten qe te neperkembete nga Sala dhe Edi(opozita)e kure e dine forte mire se keta te dy jane bashke,ejani o populle frigacak te qohemi ne kembe e ta rrexojm kete UDB-ash kryminister dhe ta heqim qafe kete opozite

  5. Diaspora says:

    PROF.SAMI RE{ISHTI-dihet te jete PRESIDENT I SHQIPERISE-Jo BUJAR Nishani -Jo Bujar Katrani!!

  6. HORRI bulevardit says:

    E mor Sali, po ky mos o komunist, qe po ta mat koken me pe ty dhe atij presidenti plehr.
    Komunist o se ky ishte ne burg, ti sekretar partije.
    Ku jeni ju komentusa saliste, mos ju ka hik zoni, apo jeni ftof mtajare dhe skini mo ca te pirdhni.

  7. tigri says:

    e kupton tani o ti qe nuk vlen te quhesh
    popull
    edhe ju profesor ta dini se diktatori hoxha
    ka qene tiger letre shqiparet jane turme.

  8. Zoti says:

    Po kur tha Berisha i dyti Lirak Bejko u dogj se ishte fai i sigurimit qe lejoj benzinen,shterngoni rrethimin burra thot Berisha,kur njerzit po vdesin nga uria o zote pse nuk vepron cfar pret do fakte te tjera per kete njeri.

  9. ipashpresi says:

    e ku mund ta kuptojne keta vuajtjen e te burgosurve politike, keta kane qene te gjithe komunista

  10. Antikomunist si Saliu e Iliri says:

    E ka bere shoqerine Shqiptare lesh e li Saluku; edhe te persekutuarit i ka percare. Dikujt i ka dhane Nje poste ne Ministri te jashtme e dikujt Nje privatizim kur e ka lene vendin per ibret. Te persekutuarit Jane pjesa me delikate e popullsise po per te vuajtur jane edhe me shume.
    Aman mos ja shani Salukun plehrave ne pushtet sot.

  11. Mallakastrioti says:

    …Ne te vertet Qeveria e Berishes,nuk ka Paguar ata qe bene Burge ne Kohen e Diktatures per Politike, apo edhe ishin kunder Pushtetit..
    Sali Berisha, ka Shperblyer te Burgosurit Ordiner….hajdute Dhish..apo Delesh…Mjaft qe keta te Votojen per Ngjyren “Blu te PD-se” se inkriminuar….Por “Cudia” eshte se Sali Berisha me “Arritjet” e Medhaja Ekonomike te Shqiprise, si nuk paska “Ca Leke” qe tua japi ish-te Perndjekureve?????Po Lul Basha ???C´thote??si kry-Bashkiak??
    Shqiperia Shtet-Bananesh.. mbase per te ardhur keq por jane 80% e Shqipetareve “Banane”..prandaj dhe po na Qeveris Spiuni Sali Berisha,,lol

  12. Tirona says:

    Berisha prap me sigurimin e shtetit per e hube pushtetin kesaj rradhe nga antikomunistet qe ti i urren me qeverin tende.

  13. Demokrati says:

    Prof. Repishti po flisni me ngarkese politike dhe eshte e qart pse. Sot u kthye Rama nga SHBA dhe duket keni qene dhe ju ne takim me te. Pak rendsi ka kjo fundi i fundit eshte e drejta juaj te takoni ke te doni. Por meqe jeni dhe profesor duhet te dini se shteti shqiptar e ka te pa mundur te demshperblej menjehere te gjithe ish te burgosurit se nuk kemi buxhetin e SHBA po buxhetin e nje shteti te varfer qe komunistat e lane te mbytur ne borxhe dhe qe Sali Berisha eshte munduar ti laj gjithe keto vite. Normale qe po mos ishin borxhet e jashtezakonshme qe la Enver Hoxha sot te gjithe ne familjet e ish te persekutuarve te regjimit te Enver Hoxhes do kishim marr shume me shume se parate qe na ka njoftur Sali Berisha. Kujto zoti profesor se PS nuk ju ka dhen asnje cerek leku klases tone. Turp per ju zoti profesor qe beheni komunist ne ditet e fundit te jetes.

    1. aleks says:

      Me falni zoteri po pse keni buxhet per te rikonstruktuar vilat e juaja, bordellon qe do te ndertoje Jozefina kurva te parlamenti, pse keni leke per te nginjur derrin e felliqur Frangaj etj etj dhe per ne nuk keni? Pse e vodhet per vete Albpetrolin, pse vidhni perdite e pernate per xhepin personal? Ju jeni nje bande e felliqur hajdutesh qe tani keni mare permasa kriminale dhe duheni zhdukur. Ai qe nuk ka zemer dhe lejon njeriun te digjet per buken e gojes, e ka vendin me se paku ne ferr e me se shumti ne burg. Pse nuk perfitojne ish pronaret nga privatizimet tuaja per buke goje?

    2. VERONIKA says:

      Ti Demonkrati,po me pelqen,,merre vertet si kompliment,sepse mua te pakte jane ata qe me rezistojne ne pergjigje,,fillojne ndryshojne emrat,kurse ti insiston,,,hehehe,mire-mire,me pelqen kur me mundesojne pergjigjen.Sa shpejt e kuptove qe Profesori,qenka nen ndikimin e E .Rames,,po ske ça i ben,nuk derguam Zhelefinen,ishte e zene me azerat,i kishin blere nje kale te madh,jo vetem aq po dhe po bente xhiro…uaaaa mire qe i dhe leje PR.te takoje ke te doje hehe,sa demonkrat qe po beheni…hehehe çfare na beren ato kamunistat,,borxhe-borxhe,,po ku i beren borxhet ata mo,,ata vetem kapardinat gri dhe pantallonat dok vishnin,dukeshim te gjithe si vellezrit Bluz,aaaaa jooo mire e ke,po flet per kta kamunistat qe kemiiii,eee ,,kta po nuk mbahen,jane fis i shtuar ata,jo se ngaqe andej nga shpellat ku zbriten ,jane mesuar pa drita,dhe nuk kane si shtyjne kohen,,pastaj kta jo vetem te tyret,po kta na ushqejne dhe kopilat e botes,,po kta dhe nje fotografi e paguajne miliona,,mbahet Bogsi,nuk ha buk,ha lek.ka gjetur kta te zgjuarit e fisit serb dhe ju thote lobojme per ju.PROFESORI ESHTE SHUME LARG NGA HORIZONTI JOT,PER ZGJEDHJE PERSONALE,MUND TE BEHET KOMUNIST,KURSE TI DHE DAK-TORI DHE MBAS 17 BREZAVE NUK DO U IKI ERA E SHPELLES!!!!

  14. OPOZITARI says:

    O DEMOKAR, po ti qenke bere me keq se Enveri qe thoshte o me ne o kundra nesh, rruge te mesme nuk ka.Paska nevoje per mjekim, ju lutem kerkoni ndihme mjeksore sa nuk jeni renduar dhe te arrini ne fazen ne te cilen eshte komandanti juaj

  15. Donjet Liridoni says:

    Humusi, nga ai katrani fare, ku “lulezon” SRB-i, jeni ju komentues iashtuquajtur Demokrati. Dukesh se je nga hajnat e parë, që përvetësuat (dmth vodhet, grabitet kaçakshe) endrren e bukur te Shqiptareve per demokraci, e cila tani, pas dy dekadash tranzicion i pasegmentarizuar, rezulton jo funksionale (Dep.Am. i Shtetit), po dhe e semure rende, diktatoriale. Ti je zhuls, nga ato qe kane mbushur zyrat e shtetit, qe kur rastisin, qe kompjuterizojne ndonje gje, si kjo pacavra e mesiperme, mbi tasten e kompjuterit, shtrini gishtrinjte si pula neper pleh duke mbledhur therrime. Ti drejtohesh ne kete menyre Profesorit te shquar Repishti, tregon, e ç’ta zgjas më, kur qe ne krye te heres te thashe se je humus, vete injoranca, ligesia, antihumanizmi e, per me tej po iu le komentuesve te tjere, ta plotesojne se cfare mendojne ata. Turp per ty, ate qe ushqeni me humusin tuaj, diktatorin Sali berisha, te cilit TASHME i ka ardhur fundi. Natyrisht dhe ju!

  16. Dike Mullai thote- says:

    TEMA:- Pse e hoqet nga linja Lajmin e “GEZUESHEM” se Sokol BEJLERI rikthehet ne Shqiperi si PRONAR ne VALIAS? Ate e pret mepadurim Visho Ajazi, i larguar ne vitin ’97 per ne KANADA!

  17. genti says:

    te drejte plotesisht ke prof. Repishti. Ishte e ndyre dek;arata e Ministrise se Financave, me kryesekserin e fondeve, ate qe se bashku me Lek Hajdarin vetem i kan rrjepur te perndjekurit ne kestin e pare. Qeveri hajdute

  18. Tepelena. says:

    …Moralisht dhe fizikisht ne duhet të jemi të gjithë në atë shesh,në ato çadra…Në të gjitha sheshet e qyteteve shqiptare…jo vetëm në qendrën e tiranës,ku ata 20 burra së bashku me qindra dhe mijëra të tjerë,që sot janë shpërndarë,fatkeqësisht nëpër kahje të ndryshme politike,që nuk ju nënshtruan rregjimit gjakatar të E.hoxhës,sot në fund të jetës së tyre po na japin përsëri një shembull qëndrese dhe vendosmërie për të luftuar për të drejtat që pushtete si ky tipiku…na i mohojnë përditë e më shumë…Prandaj,le të bashkohemi në protestë derisa të plotësohen kërkesat e tyre…dhe tonat njëkohësisht…Sepse ato kërkesa,janë një minimum i malit tëlartë…(Everestit…)të kërkesave që ka shoqëria shqiptare…këtu e 22 vjet të shkuara…Ata,nuk mund të gjykohen pse mbështetën dikur,berishën dhe rregjimin e tij të lig…Sidomos,sot,nuk ka asnjë moral të bëhet …Sot,duhet të gjykohet rregjimi në fuqi…Që nuk ka siguruar asnjë standart të qëndrueshëm për shoqërinë tonë…Sot duhet gjykuar S.Berisha,për mizoritë dhe mjerimin që ka ngritur në sistem…Për urrejtjen e madhe që ka mbjellë në shoqëri…Për politizimin e tejskajshëm që i ka bërë vendit dhe shoqërisë…Për metodat orientale të të qeverisurit të vendit,të pasurive dhe financave…Sot duhet gjykuar presidenti B.Nishani,si njeriu më i papërgjegjshëm i dytë në këtë vend të cfilitur…Sot,duhet gjykuar rregjimi arrogant dhe i papërgjegjshëm që po e kthen vendin në një rrënojë të pashembullt…Sot duhet gjykuar kryetarja e parlamentit e cila e cila është nxitësja e tretë(për nga radha…por jo më pa e rrezikshme se dy të tjerët para saj…)e urrejtjes,përçarjes dhe papërgjegjshmërisë më të lartë,si njeriu më skandaloz i atij parlamenti…Sot,duhet dënuar përfundimisht rregjimi satrap i pazareve dhe allishverisheve,që e ka zëvendësuar sistemin demokratik me sistemin autokratik të një njeriu të vetëm…Sot,detyra e seicilit është ti bashkohet protestës së këtyre njerëzve fatkeq..që rregjimi po jua merr jetën…atë kohë kur do duhej ta gëzonin edhe ashtu dhimbshëm, në finishin e pashmangshëm të saj…Ska gjë se vetëm pak ditë na ndajnë nga gjoja’’ fitimi’’ i titullit kandidat.E kujt i duhet ai titull fals,sot…?!Ai titull bajat,që ka identifikuar vetëm një grup njerëzish me europën,pikërisht njerëzit që urrehen më shumë në këtë vend….për paudhësitë terrorin e gjithanshëm që kanë bërë mbi qytetarët shqiptarë…Ajo i ngjan një beteje të fituar ku pas flijimit të gjithçkaje,(popull e gjë e gjallë….)i gjallë ka dalë vetëm mbreti nga fusha e betejës…Greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë,është më në fund,fundi i ‘’urisë së shqiptarëve’’ për një sistem të drejtë shoqëror dhe demokratik për të gjithë…Atë nuk mund ta presim as nga ambasadorët dhe as nga Brukseli,’’çelësin’’e ka në dorë vetë shoqëria jonë, shqiptarët,…Me vlerësimin që do ti bëjnë votës së tyre në muajt e ardhshëm…Deri atëherë,jo duarkryq…deri atëher në protesta,dhe në solidaritet të përhershëm në gjithçka preokupon jetën dhe standartet e shoqërisë në këtë vend…Vetëdjegja e Gj.Ndrecës,le të jetë akti i fundit të dhunës dhe mizorisë në këtë tranzicjon të gjatë,të vështirë dhe të padrejtë për shqiptarët…Ndoshta…fillimi i një pranvere të begatë shqiptare por,pa dhunë,pa gjakderdhje…në këtë vjeshtë të 100 të tij…!

  19. protestanti says:

    MALLKUAR BYTHELEPIRSAT
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Zgjojuni shqiptare
    boll bythelepres
    pse kaq egoiste
    jo gjitheperfshires?
    c’e do ate jete
    kur renkon komshiu
    se qenka koke mish
    kreyegoist saliu
    s’vlen Shqiperia
    Ende e percare
    ca jane te nenes
    ca ngelen zorethare
    ata s’jane armiq
    a s’jane shqiptare?
    jemi te nje gjaku
    dhe prej nje vatani
    Cohuni te gjithe
    Perse po na ndani
    boll jemi te ndare
    nga armiqte tane
    djersen dhe florine
    Ende na perlane
    Ti more kodosh
    Qe ron si nje be
    Per ate qe digjet
    C’mut njeriu je?
    C’do te beje ti
    Te digjej femija
    Pse per te pa fajshmit
    s’can koke salia?
    JO,kjo s’eshte demokraci
    JO,kjo s’eshte Shqiperia
    Mallkuar bytheleprsat
    kudo qe te jene
    Ne se s’ndrojne rrugen
    Belane do gjejne.

    1. shqiperia says:

      More demokrat si nuk te vjen turp qe kerkon te justifikosh qeverin e Sali Berishes
      Tashme i gjithe populli e njeh mire kete regjim te ndyre , shume me te felliqur se
      ajo e Enverit. Cfare mendoni ju ” Demokratet ” qe ky popull han bare , jo more felliqesire e ndyre
      se e verteta flet ndryshe dhe nuk ka ngelur ky popull ti sqarosh ti bythmut.
      Fjalet e profesorit Repishti jane mese te sakta .une doja te thoja Pr . Repishtit se populli
      flas per nje mase te mire te tij , perjashtoj disa fundrina medioker, jane te ndergjegjesuar
      qe qeveria po mban nje qendrim te pa drejt dhe teper armiqesor , por
      ketu une e justifikoj kete popull per arsye se ne protestat e para u perdoren
      mjete zjarri dhe ndodhi ajo qe ndodhi. dhe e dyta mungon nje organizim
      masiv nga ana e opozitave . popullit i ka shkuar thika ne palce
      Maskarralliqet e kesaj qeverie vijne cdo dite duke u shtuar,
      Z. Profesor te gjthe ne e dime qe duarkryq nuk fitohet asgje.por po presim te vije ajo dite
      ku te shperthejme te gjthe shqipetaret nga veriu deri ne jug.
      le te shpresojme qe dikushi ta marri kete inisiative dhe kuraja w ketij populli
      te forcohet , ne te kundert forcohet cdo dite krimet , padrejtesia,
      e ketyre pushtetareve grabitqare.

  20. RADIO TANJUGU says:

    Sa mire kishte para SALI MONSTER ME NJE SY I BREKEVE te finansoje 100-D vjetorin e Vatres se titisteve ne New York?

  21. Delli USA says:

    Me kete intervist Sami Repishti e ka shlyer ndihmen qe i ka dhene Sali Kriminelit deri tani.Me mire vone se kurre thot populli.

  22. nje pergjigje te shkurter per Repishtin. says:

    Interesi personal beka qe edhe profesoret idealiste ta mohojne idealin e tyre.A e sheh,o profesor,kush ngrihet ne perkrahje te fjales tende?Te jeshe i sugurte se pjesa me e madhe e tyre jane pikrisht ata ose bijte e atyre qe iu futen neper burgje,ju vrane dhe as varr nuk iu lane te keni.Nje profesor qe ne krye te principeve te tija ka LIRINE nuk e tradheton lehte ate ideal per interesa te thjeshta materjale.Edhe po te jete se tanime interesin materjal e ka vene ne krye te prncipeve,perseri pak llogjike duhet te perdore per ta justifikuar kete ndryshim:5 vitet e para te demokracise,ky popull ushqehej e mbijetonte akoma me lemoshat e botes.Ndonse ne ato vite u kopensuan dhe u krijuan shum mundesi per ate shtrese.Pas kunderrevolucionit bolshevik te vitit 97 e gjere ne 2005-n,as qe u mendua per kete shtrese dhe per ish pronaret dhe as nje qindarke nuk u planifikua dhe nuk iu dha nga partija socialiste gjate 8 viteve, pervecse u zaptuan nga to toka e troje ne kater anet e vendit.Pas 2005-s qe e detyruar PD-ja te vente ne buxhet dhe te japte kopensime aq sa mundej per te persekutuarit,per ish pronaret si dhe per oficeret e liruar etj.,qe te gjith kercenonin me greva e me uri.Nderkohe qe duheshin shlyre edhe borxhet e vjetra te regjimit komunist ndaj Rusise,Kines,Vjetnamit e tjere,qe mesa kemi degjuar, s’eshte pak por rreth 600 miljon dollar.Tjetra:ne nje situate krize financjare boterore,kur shtetet fqij po ulin dhe pagat e pensionet,te kerkojsh me kemngulje demshperblime te menjhershme dhe te ngrihesh e ta perkrahesh kete kerkese,e pakta qe mund te thuhet,eshte njelloj sikur te bashkohesh me korin e nje hipokrizije te pashoqe,qe rreket ti shfrytezoi akoma edhe sot viktimat e saj ne interes te karjerizmit …Mos valle edhe ideali juaj ka degjeneruar gjer ne kete mase…?

  23. realiteti says:

    Nadijushka,
    te beri te qeshesh e kunderta?Po nuk u muar vesh, qeshe sepse vertete mund ti ndodhte pr.Repishtit ajo e keqe,apo sepse tu kujtuan mijrat e intelektualeve,klerikve e patrioteve shqipetare te likujduar nga idhulli jot i”diktatures demokratike te proletarjatit”,i cili u be shkak te te jape ate emer komsomolas bolshevik,qe, pervec emrit,nuk i ke lene gje mangut edhe ne mentaliktet e karakter.

  24. nastradini says:

    SHQIPERIA AKOMA VUAN FAREN E KEQE, QE MBOLLI ENVER HOXHA.

    Ndryshe c’mund te preshesh dhe te shpresosh nga:

    1. Sali-Doktori-Komunisti
    2. Jozefina-Agjentja-Sigurimsja
    3. Bujar-Kamarieri-Kapteri

    te tre Besnike te perbetuar te Enverit.

    Prandaj nastradini thote:

    SHQIPERIA AKOMA VUAN FAREN E KEQE, QE MBOLLI ENVER HOXHA.

  25. FYTYRA E KRIMIT KA NJE EMER: SALI BERISHA
    sot ESHTE KOHA PER TE PROTESTUAR TE BASHKUAR
    ME TE SHUMTE SE KURRE KUNDER FYTYRES SE KRIMIT
    sot ORA 10:00 PARA PARLAMENTIT.
    GJERGJ NDRECA FLAKET E TUA NUK DO TE SHUHEN KUR

  26. kuq e zi says:

    pse kur keto sahanlepirsa u demtohet imazhi organizojne nje udhtim per usa me u taku me bashkombes (sidomos vatra) kur ne usa shqiptaret qenkan kaq te ndergjegjshem pse si kthejne nga kane ardhur pa i kombinuar asnje takim do mendoheshin dy here parlamentaret tane kur qeverisin

  27. shpatar says:

    Tema te tilla se cfare jane keta te socmit diskutohen ne vazhdimesi pa nxjerr nje konkluzjon qe te ndryshojme .I nderuari Sami ka te drejte qe fajson shoqerine shqiptare per inaktivitet.Por nuk kupton se kjo shoqeri eshte e carmatosur nga politika qe mbiu artificjalisht mbas viteve 90.Me te drejte nje Shodrane thote:Po te ishit ju Profesor nuk do te bente keshtu Sali komunisti.
    Ato qe ndodhin sote e kane zanafillen qysh kur komandonte R.Alia.Ne ato vite komunistat qe ju fajsoni ishin te carmatosur e te tulatur nga qe nuk kuptonin se cbente udheheqia . .Si gjithe shqiptaret ata ekuptoni se kjo rruge qe ndiqet do kete nje perfundim te dhimshem .Jo se nuk ishin per ndryshim por kuptuan qe Ramizi do ti qendronte besnik vijes se ashper per pushtet.Llogjika, sic ndodhi dhe ne lidje,ai duhej te jepte doreheqje e ti hapte rruge demokracise reale ne Shqiperi.Vetem keshtu do te behej lufte e ndershme per pushtet. Ramizi lejoje qe shqiperia te mbushej me spiuna te llojeve shumekoloresh .Kur ata kuptuan dobesit e tije, me siglen posht komunizmi,muaren pushtetin ne Shqiperi.
    Tani eshte shume vone te flasesh per nje shoqeri inpotente.Kokat e mencura, u dorzuan para harbutllekut qe mbiu pas ndryshimeve, e kuptuan se nuk u degjohej fjala dhe merguan per te nxjerr dufin jashte Shqiperise.E djathta si dhe e majta u sajuan nen siglen e R.Alise.Ata qe muaren drejtimin mbas 91 nuk kane asnje lidhje me komunizmin.Jane pa ide por qe kane si mburoje retoriken kunder komunizmit.Populli u shkoje qorrazi dhe tani eshte teper vone per ndryshime.
    Nuk ka lider te udheheqi nje levizje demokratike sic pame ne vendet e lindjes e tani si ato te Egjyptit ,Tunizise,Libisee Sirise.Cpo bejne te tjeret:Po heqin regjimet diktatorjale sic eshte ky i joni .Cduhet te beje me populli ku vetedigjet .Pse u faturohen keto momente te shkuares dhe nuk shohin kamikazet qe cdo dite hane koka shqiptaresh.Ata qe permend Profesori si dhe disa te tjere te LSI e komandojne Shqiperine sikur ta keni placken e tyre .Ngrihuni dhe ju qe jeni e djathta reale se keshtu do ta shpetojme Shqiperine.

  28. KOMBI says:

    Nderime profesore. jeni i vetemi qe keni thene te verteten per qeveritaret tane.
    SALI BERISHA, ZHOZEFINA TOPALLI,BUJARE NISHANI,dhe RIDVANI jane ata qe duhet ta zgjidhin kete problem. Po deshet shikoni se te gjithe ata qe jane ne pushtet ose deputet i kane marre pronat keste te para e te fundit dhe shumica kane mare edhe shume gjera qe nuk u takon.
    Nuk eshte e vertet se nuk ka fonde ose mundesi per te paguare,se per vilen e bujarit u shpenzuan 1 miljon per vilen e saliut ne vlore po keshtu,per te ber nje miting ku te dali SALIU harxhohen miljona per publicita t ne televizion e gazeta po keshtu,shpenzimet qe bejne nenpunesit ne hotele e restorante te klasit,blerja e makinave etj jane para qe me nje dore e mendje te kujdeshme munde te likujdohen edhe te burgosurit e vertet politik.
    KJO VJEN NGA POLITIKA E QELBUR QE NDJEKIN QEVERITARET TANE.

  29. ligji says:

    Shpatar,
    e ke degjuar ndonjehere shprehjen:Te thuresh enderra ne penje.Ne fakt ne vend te fjales edrra eshte nje fjale tjeter,qe fillon me germen p,por per etike s’me behet ta permend.I tille eshte komenti jot,zoteri.Pas 90-tes paska mbire artificialisht politika, qe e paska carmatosur Shqiperine,thoni ju.Domethene para keti viti ishim sic duhej,vetem me mesimet e sh.Enver pa politike e vetem me nje parti.Pas 90-tes pushtetin e moren ne dore spijunet,qe s’ishin aspak komunista,se po te ishin komunista do te ishin me ide,kurse keta e moren pushtetin me siglen poshte komunizmi,duhej te behet si ne Egjypt,Tunizi…e ku ta marresh vesh se cke desh me thene.Vetem nje gje del e qarte nga ata qe thua ,o shok:Demokraci ishte ajo e kohes se diktatures se proletarjatit,kjo e sotmja eshtre diktature qe as dhe gojen s’po ju len ta hapni….(!!!)

    1. shpatar says:

      Po te ktheje nje pergjigje qe e meriton .Je shume miop.Ndoshta nga qe ke perfituar nga politika e te djathtes. Nuk te ve faj .Tani me mirre nje derr i kenaqur se sa nje protestues.Une nuk mburre komunizmin por po ju them se kini gabuar sot shigjetat dhe nuk kini vizjon se cduhet bere.Po cishte 97.Cndryshim ka nga ato qe ndodhen ne vendet qe permenda .Pse u rrezua i dashuri yte.?Pse srrezohet sot .Se ka lepuj si puna jote.

  30. Parid Turdiu says:

    Me duket se prof. Samiu nuk e kupton se eshte gjysma e popullsise qe ka qene e persekutuar, pavaresisht se nuk kane marre statusin zyrtar te “te perndjekurit”. Qeveria e Djathte gezon meshtetjen e kesaj gjysme.

    Ne kete rast ceshja nuk duhet shtruar nese jane te perndjekur apo jo, por nese eshte zbatuar ligji apo jo.

    Ligji nuk mund te jete opsional. Veteflijuesit meritojne respektin e popullit, se po nenvizojne me force faktin e njohur se ne Shqiperi ligji zbatohet ne menyre selektive.

    Ne nje vend normal, kjo do te zgjidhej duke hedhur shtetin ne gjygj. Nqs u takon me ligj, e detyron gjykata shtetin te paguaje. Ne Shqiperi, njerezit nuk kane besim te gjykatat. Per me teper pushtetaret nuk pyesin per vendimet e gjygjit.

    Duhet nje revolucion antikorrupsion. Shpresoj se e Djathta do vihet ne krye te tij.

  31. ligji says:

    Qe je nga mbeturinat vajtice te komunismit,kjo s’do mend,me ere njihesh.Paske dashte qe pas vdekjes se udheheqesit te “lavdishem”,te ishte nje dore me e forte e jo Ramizi.Ka me e qarte se kjo?”Keta te sotmit,thua zoterote, nuk kane lidhje me komunizmin,jane pa ide,por qe luftojne me retoriken kunder komunizmit”.Ka se si behet rrefim me i qarte i nje komunisti te djegur.Ay regjim pra,para Ramizit paska qene nje demokraci e vertete,ndersa kjo e sotmja qenka nje diktature qe u dashka shembur si ne Egjypt e tjere…Llogjike me e shendoshe dhe gjykim me i drejte s’ka si behet.Degjo,vllacko,Ne ate kohe,jo me une,por edhe ti per ato fjale qe shkruan duke e kritikuar bute e si me doreza komunizmin,kishe shkuar ne litare.N’ate kohe s’kishe as edhe nje te drejte njerzore,sot i ke gjitha pa perjashtim dhe megjithate,sipas teje ay regjim nuk duhej lene ne doren e bute te Ramizit qe te shembej.Ndersa ky i sotmi duhet shembur se eshte “diktature”qe ne komunistat se durojme dot…

  32. Aqif Kopertoni says:

    Nuk ka asnje dyshim qe te burgosurit e rregjimit komunist kane te drejte dhe duhet te pakten sipas ligjeve ekzisturese te shperblehen dhe trajtohen si njerez te barabarte te nje shoqerie post-komuniste pasi ta quash demokratike duhet akoma kohe.Por ajo qe mua me cudite eshte fakti qe ata zgjodhen per te protestuar ne menyre ekstreme ne kohen kur komisioni evropion per intregimin do te jepte opinionin per vendin tone.A mos valle gjene perdorim shpreha “se s’te le shtriga te besh dasem” dhe rolin e shtriges ne kete rast e luajne ate qe shajne dhe shpifin cdo dite si Balla,Tahiri,Rama etj.Nje deputet ka detyrimin kushtetues qe tu drejtohet organeve te drejtesise kur shikon se ka shkelje dhe mos zbatim te ligjit dhe jo te dal ne konferenca shtypi duke u bere papagalli i partise se tij.E kuptoj sikletin e profesor Repishtit por pune eshte qe nese i dhimbsen beshkevuajtesit pse s’organizon dhe vere ne levizje forume apo kryej veprime ligjore duke sesnibilizuar dhe komunitetin shqiptar dhe ate amerikane per ti zgjidhur hallet e bashkevuajteseve te tij dhe jo te shprehet kur ata kalojne qe veprime eksteme. Me qesharak ky problem po behet tani kur ata merren ne mbrojte nga ata apo bijt e tyre qe i kane vrare dhe burgosur,cudirat nuk kane fund ne Shqiperi. Ajo qe bie ne sy eshte psikoza e luftes civile per tu pozicionuar ne kahe ekstreme,ne keto kushte problemet nuk zgjidhen por shtohen dhe behen me dramatike dhe qesharake ne sy te bote.Ne kemi shume probleme dhe perderi sa te kemi neperkemb fundrinat e se kaluares zor se do ecim perpara ose me mire progresi do jete i ngadalt.Shpresoj qe ata njerez qe kane vuajtur padrejtesisht te gjejne sherim dhe te qetesohen shpirterat e tyre. Per ata qe duan te nxjerrin kapital politike ka vetem nje perfundin ne koshin e plehrave te historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje