Mijëra persona që gjenden në burg apo që janë në proces hetimi, pritet që të përfitojnë nga një super-amnisti e shpallur gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë nga ana e kryeministrit Berisha. Sipas këtij të fundit, kjo amnisti e gjerë vjen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
“Këshilli i Ministrave miratoi sot, projektligjin “Për dhënie amnistie”. Kryeministri Berisha tha se amnistia merret në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë. Qëllimi i projektligjit është dhënia e amnistisë, të gjithë personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar.
Projektligji “Për dhënie amnistie” është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë. Nga aplikimi i amnistisë përfitojnë rreth:
a) 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve;
b) 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative;
c) 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.
Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere:
a) Lloji dhe masa e dënimit – deri në dy vjet;
b) Koha e mbetur e dënimit – deri në 1 vit;
c) Mosha aktuale e personit të dënuar – 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat;
d) Mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale – nën 18 vjeç.
Të gjitha këto kritere, tha Kryeministri, kanë një emërues të përbashkët që është rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale. Dhënia e amnistisë bazuar në këto kritere garanton mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.
PROPOZIMI I PLOTE
Neni 1
Qëllimi dhe parimet e ligjit
1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit ose të bëjë zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë për të gjithë personat që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.
2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.
Neni 2
I dënuar
I dënuar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet personi i dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe që nuk i është shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë.
Neni 3
Kriteret për përfitimin e amnistisë
2. Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:
a) Personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
b) Personat e dënuar ndaj të cilëve aplikohet një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
c) Personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
ç) Personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 28 nëntor 2012, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
d) Të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
dh) Të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.
e) Të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 77, 78, 79 e 101, të Kodit Penal.
3. Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikës 1, të këtij neni, u zbritet ¼ e dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Në rastin e personave të dënuar për shkak të përsëritjes së të njëjtës vepër penale, nuk do të aplikohet zbritja sipas këtij paragrafi.
Neni 4
Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë
Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:
a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74 e 75, të Kodit Penal;
b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76 , 77, 78 dhe 79, të Kodit Penal, dhe vrasje të mbetur në tentativë, si dhe neni 77 i Kodit Penal Ushtarak;
c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87 dhe 89/a, të Kodit Penal;
ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106 dhe 108, të Kodit Penal;
d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë dhe i tretë, 109/b, 110, 110/a dhe 111, të Kodit Penal;
dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenet 114, 114/a, 114/b, të Kodit Penal;
e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenet 128/a dhe 128/b, të Kodit Penal;
ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, 138, 138/a, 139, 140, 141, 141/a, 143/a, në paragrafin e tretë, të nenit 152, të Kodit Penal dhe në paragrafin e dytë e të tretë, të nenit 59, të Kodit Penal Ushtarak;
f) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;
g) krime, që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228, të Kodit Penal;
gj) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 233, 234, 234/a e 234/b, të Kodit Penal;
h) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 245, 245/1, 248, 259, 259/a, 260, 270, paragrafin e i parë dhe të katërt, të nenit 278, 278/a, 279, 282/a, 283, 283/a, 283/b, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 286, 287, 287/a, 288, 290 e 298, të Kodit Penal;
i) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh e 319/e, të Kodit Penal;
j) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
Neni 5
Pushimi i ndjekjes penale
Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara nga gjykatat dhe për kallëzimet, që ndodhen në këto organe dhe në organet e rendit publik, për veprat penale të kryera deri në datën 31 gusht 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.
pak kriminele ka neper rruge,tani do dalin dhe keta dhe ska mbet gje tjeter vetem ti behet shurra ketij vendi…
i duhen per zgjedhjet e radhes berishes.
Kjo oshti mundsi e arte qi Doktori i jep tan banditve. Me votue per Doktorin ka perfitime ene per ket shtrese te pervujtme te shoqnise.
Nashti do na kish dale dhe Meta me Lulken…
Perse nuk jep amnesti per te gjith milijonat qe i keni vjedhur popullit ju pseudo politikanet tane, te ja ktheni mbrapsh dhe at,her dhe ne do ju japim amnesti dhe juve, sepse deri ne tani ju duhet te kerkoni amnesti per veten .
Serbi Berisha do vetem rremuje dhe lufte. Lirimi i ketyre te denuar do rendoje me shume vendin me te varfer te Evropes dhe me shume VRASJE per person se cdo vend te Evropes.
Fitore te reja per Diktatorin Berisha.
Ta hengsha zemra o sal berisha qe na i pastrove dhe burgjet se pak kriminel e maskarenj kemi rrugeve te Shqiperise dhe keta i kishim manget tani. Megjithese nuk ke faj se po vine zgjedhjet dhe je i vedijshem qe vetem me kriminel mund ti vjedhesh votat se dhe ata te perndjekur politik qe i kishe po i djeg te gjalle nje nga nje…
Ky eshte per kemishe force.
Haloperhidroli dhe 2+1 nuk bejne me pune.
Opinioni mbareshqiptar duhet te mobilizohet e te analizoje te gjithe te amnistuarit nje per nje! Kriminele do dalin nga burgu per te dhunuar zgjedhjet e 2013!
jeta e te gjitheve njerezve te ndershem eshte ne rrezik!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
po i duhen ca sales nga keta per votat e 2013…
A do te dale Ilir Xhakja. Shume e late te shkretin…!!! Eshte te pika C).
100 VJETORI I SHQIPERISE,ka marre pamjen e nje KADAVRE ate te SALI BERISHES.HISTORIA NUK DO JA FALE KURRE QPOZITES,QE 100 VJETORI FESTOHET AKOMA ME JASHTEQITJEN E ENVER HOXHES,OSE KADAVREN ME TE QELBET sali qen berisha: ESHTE DRAMATIKE QE 100 VJETORI I SHQIPERISE FESTOHET ME DIKTATOR NE KRYE
Nuk e njoh sistemin e drejtesise, te pakten kete palo qe ne kemi, ndaj sjam i sigurte, se cili ka te drejte te te beje amnisti? Me sa di kete e ka vetem Presidenti! C’dreqin do qeveria e ca me pak ministria me kete pune?
Sic duket sali satanaja dote fali edhe vrasesit e21 Janarit. Mase keshtu perfitojne edhe Andrea Prendi me shoke.Zvaritja e gjyqit dhe gjukimi ne gjendje te lire i vrasesve nuke vjen ere e mire. Te gjitha provat duke filluar nga eksperti i FBIe deri tek te shtenat e gardes nga brenda institucjonit e vertetojne 100; qe vrasja e 4 demostruseve paqesor u be nga kryeministria me urdher per te frikesuar demostruesit qe mos dalin ne protesta se i prishin qetesine sali berishes dhe mund ti marin pushtetin .
Mos nxirrni Hajriun nga burgu se do na hapi lufte me Greqine per tokat ne Filat. Nuk duron me ai. Berisha e futi ne burg qe te mos filloj lufta e trete Ballkanike
I lypsen kriminelet per nje 97 te dyte dhe qe te mbrohet nga dallga qe ka rrezik te ngrejne ish te perndjekurit!!
Kjo superamnisti, natyrisht, qe kerkon nje vemendje jashtezakonisht te madhe e teper urgjente nga te gjithe, per korelacionin e gjerave. Nga simbolike per 100 vjetorin e…rehabilitimit te Ahmet Zog tradhetarit e hajdutit te thesarit, po kthehet ne 100 vjetorin e VARESISE SE POPULLIT TE LIRE E TE NDERSHEM nga krimi dhe kriminelet (le cfare thote ai, SRB-i me PIKAT e tij).
Nen smogun e zakonshem te skandaleve te perditshme, gjoja te marrjes se statutit per ne BE etj, etj, KAPOJA I TE AMNISTUARVE, Sali Berisha, po punon intensivisht, sipas strategjise qe ka ndertuar (cudi qe s’i jep titullin vasali i tij, precedenti Nishani titullin ‘MJESHTER I MADH I HAJNISE”) per zgjedhjet e 2013-es, per t’i grabitur me cdo kusht ato. Jo me kot shumica e komentuesve aty rrahin, te ky alarm i madh kombetar e nderkombetar. Po SRB-i s’ka bere llogari nje faktor: rizgjimin e popullit, te te gjithe shtresave, qe do t’ia thyejne qafen shpejt, madje shume shpejt dhe me CDO MENYRE. Nuk mund te shkohet KURRSESI ne zgjedhje me nje superhajdut qe po sjell verdalle nje popull dhe nderkombetaret, absolutisht nuk mund te shkohet.
C’do bere?
Kesaj amnistie, opozita ne teresi dhe shoqeria civile, plus faktori nderkombetar, duhet t’i heqe kallajin, vetem e vetem nepermjet transparences se larte, nepermjet kontrollit parlamentar e te faktoreve te tjere. Emer per emer. Publikisht. XHAKIzmi nuk mund te perseritet me ne kete vend.
Thuhet se njerezit tregojne gjerat e vogla dhe fshehin te medhate. Superamnistia (shihni sot nje shkrim te “Shekulli” per 500 leke te vjetra ka vrare rojen e parkingut dhe vrasesi i padenuar, tani do te amnistohet??!) nga nje “nder” per fatkeqet, kthehet ne “nder” per vete SRB-in, i cili mbase do t’u kerkoje te amnistuarve te firmosin ndokund, ndonje formular bashkepunimi apo do te kete te tjere te gatshem (ne mos kane nisur qe nga qelite, kush po e di)qe t’i rifusin menejehere ne rrjetin e meparshem a te ri, gjithnje per llogari te SRB-it, te qendrimit te tij ne pushtet. Kjo tregon se edhe arka e shtetit eshte e zbrazet dhe kjo mase drakoniane do te sjelle kursime jo te vogla nga mosmbajtja ne burgje e ketij kontigjenti.
Jeta gjate ketyre muajve ka qene jashtezakonisht e pasigurte, vrasje, krime makabre. Superamnistia do ta thelloje akoma me shume pasigurine. Ndersa sistemit gjyqesor (tashme pa imunitet) i erdhi te dera e shtepise “miniera” e re. Se bishti i qenit…, thote M. Kabashi ne nje film. Flas per recedevistet, per njerezit qe e dine qe nga qelite, ku vuajne denimin se “do te thirren nen arme, ku e per llogari te kujt”.
Sipas gjykimit tim, opozita, maturisht, duhet te reagoje nje ore e me pare. Jo per t’i rene kembanave te alarmit, se edhe ata bije nenash jane, por per te qene vigjilente, qe serish shfrytezohet nje ngjarje e madhe per interesa te ngushta te oborrit te SRB-it. Ne mos neser do te jete vone, teper vone dhe Saliu si perhere do te jete shume kohe para tyre. Pastaj iu rrofshin strategjite e r(r)uajtjes se votes, alternativat e zhvillimit, rilindja kombetare etj.
ka gallat!
sala do qesi nga burgi kriminelat e demokracis dhe do t’i nderseje ata kundra kriminelave te kamunizmit!
ha haaa.
estrad holliwudi!!!!
ndeshje kriminelash si ndeshje demash.
dhe nga shkallet e stadjumit sala me kompani shijon cfaqjen………….si ato cfaqjet e koloseut te romes se lasht.
po kush asht spartaku??!!
TE VRITET URGJENTISHT SALI BERISHA ndryshe e mori lumi ate popull. Perse o njerez qenka kaq i lehte vete flijimi per Shqipetaret dhe kaq e veshtire te eleminosh shkakun e ketyre veteflijimeve pafund duke vrare Sali Berishen mortjen e atije vendi? E kame thekesuar dhe me pare duhet ekzekutuar sa me pare dhe mbas tije te arrestohet dhe te gjykohet per stimulimin koshient te krimit edhe Edvin Kristaq Rama.
Pa më nesëret një fqinjë,
Q’ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
“Jemi pa buk’ e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s’kam kafsh’, o i uruar.”
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : “Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë.”
Ajy tha “e kam dërguar”,
Gomari palli në quar!
Fqinja tha : “Pse më gënjeni,
Të drejtënë s’ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!”
Nastradini tha : “S’kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s’je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë c’thotë,
Q’është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S’e ka punën mbroth e mbarë.”
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën.
nga Naim Frasheri
Opa, filloi prape skenari i 97, kriminelet nga burgu dhe terror.
Bravo Berisha..ia arrite qellimit te besh te pamunduren qe ta poshterosh deri ne fund kete vend.
Popull, mbildhuni dhe hiqeni se ju mori me qafe..
Zani Caushin do ta keni minister te puneve te brendeshme ne 2013-ten po nuk u be ajo qe thash me lart…
Qeveria p pregatitet per te ,,fituar,, per te treten here votat e shqipetareve,ajo po shfrytezon 100-vjetorin e pavaresise per te shtuar votat qe duket se i mungojne me shumice ne zgjedhjet e ardheshme.
Jo, po e bukura eshte qe ata qe kane denimet me te lehta ne Shqiperi jane vrasesit dhe kriminelet.
tre muaj deri ne 1 vit qameti,..
Kontigjenti i pare per tu liruar.
Me kane treguar se amnistia e vitit 1962(50 vjetori shtetit)mund te quhet SUPER AMNISTI.
eshte e vertete se dekreti i vitit 1962 lironte te gjithe te denuarit deri ne 5 vjet,perfshire si denimet politike apo ordinere.gjithashtu kush ishte i denuar me shume se aq i ulej automatikisht 1/4 e denimit.
Desha te them se nga njera ane qeveria e pranon se gjykatat jane te korruptuara dhe nga ana tjater vepron sikur ,vepron me dy standarte.
Gjykatat jane te korruptuara jo se bejne pune tjater perveç se japin vendime gjykimi.
Dikush apo me sakte kurva e bulevardit(komentues ketu)do thote qe ALpini ka probleme me drejtesine,njelloj si ne aktin normativ…….
Une si maj men ato Alpin ti si duket mos ke qen hetus, ose gardjan, se ndoshta ke hap ditarin dhe del e na jep ne se sa her na jan ber amnistira me data dhe sa jan ul denimet.
Le tme dali njeri ketu qe e ka jetu ate kohe, dhe te me thote se kur jan ber amnistit, asnji se di se si ka lidh puna, ty si duket tu kujtua.
Ca fati ke ore Alpin, pune te mire atehere dhe pune te mire sot, si duket qenke qen partije, sju dake partise.
Se mos harroj, meta prap Horr se veni e kurvave e kishin zen ato kurvat e saliut, sbo ti per ket pune me than, mor mka rekomandu Alpini i thash, ene e di si mthan, kush ajo kurva qe rri tu gjujt kurvaret pazarit, ik mer cun me than dhe ika une se e pash qe ishin ber zheloze prej teje.