Balla: “Sot më shumë se kurrë të ardhurat reale që duhet të siguronte shteti nga privatizimi i këtyre pronave mund të ishin përdorur për dëmshpërblimin e ish të burgosurve që po vetëflijohen
Shifrat me të cilat janë shitur pronat e ushtrisë rezultojnë përditë e më qesharake, përkundrejt vlerave të konsiderueshme që këto prona kanë pasur dhe kanë ende në treg, çka do të thotë se ato praktikisht u janë dhuruar njerëzve të afërt me pushtetin. Në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin, ish-reparti i artilerisë bregdetare është shitur për 2.8 milionë lekë.
Deputeti socialist Taulant Balla, ka vijuar denoncimin e aferave korruptive me pronat e ushtrisë, duke shkuar vetë pranë repartit ushtarak, në mënyrë që i gjithë opinioni publik të mund të shihte vetë pozicionin fantastik, buzë detit, që ka ky repart. “Po u tregojmë shqiptarëve një pronë tjetër që dy vjet më parë ishte në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. Sot në pronësi të disa privatëve, të cilët sipas dokumentacionit që na ka dhënë vetë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ia kanë blerë këtë pronë Ministrisë së Mbrojtjes për 2.8 milionë lekë. Këtu është letra me firmë dhe me vulë të Arben Imamit, ku na vë në dispozicion këtë listë të pronave të shitura ‘Lista e në pronësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, të shitura gjatë vitit 2010- 2011’. Shëngjin – Lezhë, ish bateri e artilerisë bregdetare “Rëra e Hedhur”- Shëngjin, për 2.8 milionë lekë”, tha Balla.
“Shqiptarët ta vlerësojnë vetë nëse kjo pronë e ushtrisë e shitur 2 vite më parë nga Arben Imami e të vetët kushton 2.8 milionë lekë, aq sa e ka shitur Arben Imami me të tijtë dhe cila është vlera e saj reale! Ky repart ushtarak, që deri dy vite më parë ishte pronë e ushtrisë shqiptare, i pozicionuar në një prej zonave më turistike të Shqipërisë, është shitur disa dhjetëra herë nën vlerën reale të tregut. Ky repart është pjesë e skandalit të shitjes së plot 17 milionë metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve,” vijoi deputeti socialist.
Balla ka theksuar se në këtë proces tërësisht jotransparent dhe të paligjshëm, për asnjë moment nuk janë marrë fare në konsideratë nevojat sociale të forcave të armatosura. “Si ka mundësi që në tjetërsimin e këtyre pronave, nuk u kujtuan qoftë edhe një herë të vetme për statusin e ish-ushtarakëve, për ushtarakët e pastrehë. Si nuk u kujtuat për nevojat sociale të komuniteteve pranë këtyre pronave. Fare mirë një pjesë e pronave të ushtrisë që Arben Imami ka shitur dhe po shet, mund të përdoren për nevoja strehimi, për ambiente mësimore apo shërbim mjekësor, qendra sociale për fëmijët apo moshat e treta”, ka theksuar Balla.
Duke vijuar denoncimin e tij, deputeti socialist është ndalur pranë disa mitralozave të rëndë dhe një grumbulli të madh predhash artilerie, të cilat të lëna në mëshirë të fatit ishin ndryshkur dhe dëmtuar nga koha. “Këto që shihni janë mitralozë të rëndë kundra ajror, të cilat pasi Arben Imami shiti pronën e repartit ushtarak të artilerisë bregdetare janë lënë këtu në mëshirë të fatit duke i shërbyer tani vetëm historisë dhe jo për t’u vënë në dispozicion të pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarë”, ka thënë deputeti socialist, i cili në mbyllje të denoncimit të tij ka lëshuar edhe një tjetër mesazh: “Sot më shumë se kurrë të ardhurat reale që duhet të siguronte shteti nga privatizimi i këtyre pronave mund të ishin përdorur për dëmshpërblimin e ish të burgosurve që po vetëflijohen ndërkohë që Saliu me Bujarin, dhe të tjerë si ai, nuk denjojnë të dëgjojnë kërkesat e tyre”.
ke shitur imiami nje kompleks te tere z baze ne te hyre te peqinit ku ka qene nje baze rezervash ushtrije disa godina disa tunele shume te medhenj ME NJE SIPERFAQE SHUME TE MADHE TOKE per cmim qsharak ja ka dhen deputetit te PD DASHNOR SULA QE PO NDERTON ATY UZINE PER FISHEKZJARRE NJE PASURI QE VLEN MILIONA EURO ja ka dhenE deputeti servil te berishs dashnor sula i cili i ka marre dhe nje fond qe qe akorduar per ndertimin e nje rruge ne qytet prej 140mil lekesh per te bere rrugEn qe te con tek uzina qe ai po nderton . asnjeri nuk flet per kete super vjedhje . .
Epo te beje leke edhe Dashnor Sula…keta duan bomben ose te pakten preshin te gjithe
premtoni…… qe kur te vini ne pushtet ne 2013,ti ktheni prap ato troje ose ne shtet, ose te ish pronari i tyre.
dhe imamit i vini hekurat ,ne kete menyre e shperbleni ne nje fare menyre kete popull.
I ka nda me dashnorin e vet ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/beni-mondi-affaire.html
ne burg aty e ka vendin imami.
Te gjithe njerzit flasin per korrupsion por shumica akoma nuk po ndergjegjsohet per tragjedine qe po ndodh. Ne shume raste vjedhja nga fondet publike shkon deri me 70% te investimit total. Pra 30% shkon per te realizuar dicka konkretisht. Behet fjale per projekte nga qindra deri ne miliona euro.
Po le ti shesin te gjitha se gopin e nonave t’veta do marin kur ti vihet tyta n’kok.
U rrezu Gedafi,Mubaraku spo u rrezoka Saliu kshu?
Do e heqin qafe,e ato kriminelet qe kan ble Albpetrolin e kto tjerat edhe atyre do ju konfiskohet gjithcka nga populli.
Neser ne oren 10:00 para parlamentit,po pat kemb Ministri,Deputeti,Kryeministri n’grusht,telefon,arme,thike,gur…
Po imami perse shkoi e u be minister,per kete pune.Ku kish mundesi te vidhte me shume.Kujtdo qe tja kete shitur ,te jeni te sigurt qe ka mare personalisht 100 fishin e shifres se shkruar ne leter.
andej nga Vlora ,kur degjojme ca si ty qe na grrisin nervat me ca llafe boshe,i zeme me liber shtepie dhe nuk u leme kusur,por do humbisja edukaten ,shkollimin dhe feminilitetin.nuk me lejohet,nuk ja fal vetes,,ai po ju shet,vendin,mamate,grate,motrat,po na djeg te ardhmen e femijeve,po djeg babain e 4 femijve,spo çan koken hiç,ti ke nje jave qe po me çirresh si arixhi(respekt per kte etni),,ik mor qyq,mbyllu ne shtepi,dhe hesht,mbylle halene,,,ngeli reparti i ushtrise,hej zot,zhduku mor i paafte!!!!
Ore per keto siperfaqe te pakten kane paguar dicka, por Plazhi i Gjeneralit,nje perle e bredetit,qe po vidhet duke u marre gjoja me “KONCESION” per 99 vjet, pa paguar asnje kacidhe. Ne kete grabitje jane ca gjoja zvicerane, por copen e luanit e kane qeveritaret.
Te gjitha dokumentat per grabitjen jane bere gati.Grabitja e madhe do filloje me ndertimin e nje porti jahtesh. Grabitja do shkoje deri ne 600 ha.
Haram u qofte atyre qe do vine ne pushtet nese nuk i marrin te fshijne b…..n me kontratat mafioze te grabitjes qe kane bere pushtetaret e sotem.
Ore mire te na e bejne. Le ta blejne gjithe Shqiperine per 1 Euro m/2.
Perderisa neve si popull bejmegam-gam vetem neper forume dhe nuk dalim para kryeministrise dite e nate per te protestuar.
Opozita duhet te dali me deglarate.Te gjitha shitjet qe ka bere dhe do beje kjo qeveri mafjoze, jane shume te dyshimta ose korruptive do rishikohen dhe do konfiskohen ku ka parregullsi. Keshtu ndihmohen dhe viktimat qe dalin si kljente te tyre.
Poshte qeveria mafjoze. Poshte sali Berisha.
Rrofshin grevistet e urise qe po rrezikojne jeten per demokracine.