Shatëlli hapësinor Endeavour, dikur ishte mjeti më i shpejtë me të cilin kishte udhëtuar ndonjëherë njeriu.
Por tani anija hapësinore do të bëjë një udhëtim tepër të avashtë.
Mbrëmë ajo u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelos për në shtëpinë e re në Qendrën Shkencore të Kalifornisë.
Anija hapësinore do të kalojë në qytet, duke përshkruar rreth 20 kilometra.
Në total do të kalojnë dy ditë udhëtim. Anija do lëvizë me rreth 3 kilometra në orë.
Ky udhëtim jo vetëm që do jetë shumë i avashtë, por edhe do jetë shumë i komplikuar, nisur nga trafiku në Los Anxhelos.
Endeavour ka zëvendësuar shatëllin Challenger, që shpërtheu gjatë nisjes në vitin 1986. NASA ka humbur edhe një tjetër shatëll, Columbia, në vitin 2003.
Gjatë 25 misioneve, Endeavour ka kaluar 299 ditë në hapësirë dhe i ka rënë orbitës së tokës rreth 4700 herë.
Ajo ka bërë një udhëtim për të riparuar teleskopin hapësinor Hubble, ndërkohë që shumica e udhëtimeve bëheshin për të bërë dërgesa në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Madheshtore si kalaja e gjirokastres
Kalaja e Gjinokastres syve tuj…
I LOVE USA, BUT I’M ALBANIAN ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/call-me-maybe-2012-usa-olympic-swimming.html