FOTOREPORTAZH/ Gazetarët në protestë

14 Tetor 2012, 16:46Politika TEMA

Shumë gazetarë shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë të ish-të burgosurve. Mes tyre, Gjergj Erebara, Andrea Stefani, Iris Luarasi, Mustafa Nano, Ilir Yzeiri, Enton Abilekaj, Mero Baze, Alban Dudushi, dhe shumë gazetarë të tjerë që mbulojnë grevën e urisë në gazeta e tv. Ata hodhën firmat mbi një tabelë ku shkruhej SOS e që u la te këmbët epolicëve që ishin bërë gardh para shkallëve të kryeministrisë.

Aty janë bashkuar dhe deputetë e politikanë si Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela.

Gazetarët më pas janë drejtuar drejt grevës së urisë ku policia fillimisht nuk i ka lënë të kalojnë, pastaj pas shumë kërkesash është lejuar vetëm një përfaqësi e përbërë nga Gjergj Erebara, Artan Hoxha, Lindita Çela dhe një fotoreporter.

Gazetarët protestuan ndaj rrethimit me forca policore të grevës që është një shkelje e rëndë kushtetuese. Gjtihashtu, administrimi nga policia i grevës, përfshirë kontrollin e pijeve, mos-atashimi i një mjeku në ambientet e grevës, pengimi i gazetarëve që të hyjnë brenda, janë të tëra shkelje e dhunime të skajshme tëçdo lloj lirie e kushtetute të vendit.

http://respublica.al/artikuj/2012/10/14/gazetaret-protestojne-para-kryeministrise-dhe-pastaj-rrethojne-rrethimin-e

 












11 komente në “FOTOREPORTAZH/ Gazetarët në protestë”

  1. alban4eva says:

    te gjithe policat me barkun te goja,.. te gjithe policat me pamje kafshe.. uniformat perfaqsojne shtetin, dhe te shohesh policin gjerman apo italian ke qejf, model si nga paraqitja, si nga sjellja.. kurse te ne jane bere polica krejt llumrat e shoqerise. gjej njerez rruges dhe beji polica.. kafshe, me te vertete kafshe.. mjaft tu hedhesh nje sy.. polica birrash dhe qofte..

    1. Albogentivlora says:

      Komplet injorantet dhe te pashkollet i ke sot police. Ata qe ne jete nuk mund te benin dot asgje tjeter.

  2. Ben Chicago says:

    ky antari i perfaqsise artan hoxha nese eshte ai i infiltruari i sigurimit qe donte te behej president nuk duhej derguar ai eshte njeriu i saliut

    1. altini says:

      Jo ben Qikago jo
      nu eshte ai artani qe thua ti
      megjithese kane te njejtin emer e mbiemer po ky eshte nje gazetar.
      dhe eshte gazetar shume i mire

  3. kosovari² says:

    alban4eva:Jam dakord plotesisht me ty shihe qfar polic sikur te Zimbaves.

  4. Halim says:

    Bravo gazetar ju lutem i ndihmoni se po vdesin fukarenjet dhe Berisha nuk do ta dij fare nuk ka shpirt as gjok shqipetari.

  5. VERONIKA says:

    Ne ç’vend kemi lere ,krenar dhe te mjere??__ne SHQIPERI!
    ku digjemi flake ,te hame buke thate??__ ne SHQIPERI!
    ku jetojme aq te gezuar,xhepat bosh,deren blinduar__ne SHQIPERI!
    ku ka *rend*,*paqe*,*qetesi*,ku ujku per ujkun eshte njeri_ne SHQIPERI
    ku qeveria punon me banda,ku na mban gjalle veç kontrabanda??__ne SHQIPERI
    ku te hedhin me shume balte,dhe fajdet ti ngrijne parate??__ne SHQIPERI
    ku ka baker,krom dhe ar,po nuk ka uje per tu lar__ne SHQIPERI
    ku i veshin ne koke çorapet,dhe sjaneperi *lan esapet*__ne SHQIPERI
    ku pelcet,kercet dyfeku,ku pa djerse fitohet leku,ku hedh valle serbi ,greku___ne SHQIPERI!
    ku spiuni ben transparentin,ku vampiret perbejne parlamentin??__ne SHQIPERI!
    ne ç’vend kemi lere ,krenar dhe te mjere??__ne SHQIPERI!!!!!!

  6. alban4eva says:

    jam shume dakord Veronika, shume e goditur.. te gjitha ato qe ke shkruajtur, jane me se te verteta..
    ku kam lere krenar dhe i dhjere? – ne Shqiperi.. (albanistan)..

  7. keli says:

    Nuk e dinja qe kemi kaq shume gazetare.Qenkan gati 10 gazetare.Mashallah allah allah

  8. maks says:

    Qenkan shtuar gazetaret. Nuk e dija qe edhe Xibri dhe motra e Tak Ngjeles qenkan bere gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje