Hapet në Durrës ekspozita me hartat shqiptare ndër shekuj

16 Tetor 2012, 18:30Sociale TEMA

Pas suksesit në Bruksel, ekspozita “Kontakte Euro – Shqiptare” u çel në qytetin bregdetar të Durrësit. E ndarë në dy korpuse ekspozita përmban rreth 50 harta europiane që nga shek. II e deri në mes të shek. XIX. Për kryekuratorin e kësaj ekspozite Edi Ramën, kjo ekspozitë është jo vetëm një moment reflektimi për shumëkënd, por edhe tepër befasuese për çdo shqiptar.

“Është kënaqësi e posaçme që ne sot në Durrës hapim këtë ekspozitë për qytetarinë durrsake, pas një suksesi që ishte edhe për ne befasues në Parlamentin Europian. Dhe kur flas për sukses, kam parasysh jo numrin e pazakonshëm të vizitorëve që tërhoqi ekspozita, por faktin që shumëkush në mjediset e tempullit të demokracisë evropiane, pa me habi që Shqipëria sot ende e pa-integruar plotësisht në BE, paska qenë mu në mes të Europës shumë e shumë kohë më parë, madje shumë më parë sesa të shfaqen në hartat e Europës emra vendesh që sot janë anëtare me të drejta të plota në BE. Ky ishte një moment që qartësisht krijoi një perspektivë reflektimi për shumëkënd ndër ata që historinë e Europës e njohin përciptas edhe pse mund të jenë parlamentarë europianë dhe për më tepër pastaj vetë Shqipërinë jam mësuar ta dëgjoj përgjithësisht jo mes lajmeve të mira,” tha Rama.

“Nga ana tjetër unë dëshiroj që nënvizoj faktin se kjo ekspozitë është befasuese edhe për çdo shqiptar. Ne sigurisht e dimë historinë tonë më shumë se si e dinë të tjerët, por megjithatë përballja jo me tekste, por me pamjet e kontinentit ku jetojmë qysh prej shumë e shumë shekujsh më parë dhe me emrin e vendit tonë aty në mes të kontinentit, na bën që të ndjehemi ende më në vështirësi që sot vazhdojmë të jemi prapa portave të Europës së bashkuar. E sigurisht kjo nuk vjen nga historia, nuk vjen as nga gjeografia, nuk vjen as nga kultura, por vjen thjesht dhe vetëm nga paaftësia e politikës që i ka pasur gjërat në dorë, madje për një periudhë kohe mjaftueshmërisht të gjatë për ta bërë realitet praninë e Shqipërisë në tryezën e familjes evropiane,” vijoi ai.

Kryetari i PS tha se ekspozita përfundon me një hartë përpara kongresit të Berlinit, ku është e vizatuar Europa pa kufi dhe mu në zemër të Europës pa kufi lexohet qartësisht emri i vendit tonë.

“Kjo është perspektiva që ne duhet ta afrojmë një orë e më parë dhe për këtë arsye unë besoj se nuk vras veshin e askujt këtu që mund të mos jetë pjesë e familjes tonë politike, duke thënë se ja vlen që t’i ftojmë shqiptarët dhe shqiptaret pavarësisht nëse janë ose jo pjesë e familjes sonë politike për t’u bashkuar dhe për të krijuar mundësitë për një Rilindje Shqiptare. Rilindja Shqiptare që ne duam është një proces që duhet të vijë duke energjizuar njerëzit në emër të atij vizioni që është kaq bukur i pasqyruar në hartën e fundit ku Europa pa kufi ka m’u në zemrën e vet Shqipërinë e vogël”, tha Rama.

Në këtë ekspozitë me trojet arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, entiteti shqiptar del i reflektuar në të gjitha periudhat historike.

Pjesa e dyte përmban rreth 50 botime për Shqipërinë, të shekujve XIX dhe fillimi i shek. XX. Këto janë botime me kujtime nga gjeografë e udhëtarë europiane, të cilët shkruajnë rreth Shqipërisë.

Kuratorë të ekspozitës janë Artan Shkreli dhe Artan Lame. Sipas kuratorëve për të sjellë ekspozitën në Shqipëri u përzgjodh qyteti i Durrësit, si një prej urave më të rëndësishme të lidhjeve midis Shqipërisë dhe Europës. Kjo është e para ekspozitë e këtij lloji, që paraqet kartografinë e trojeve arbërore në shekuj.

 

4 komente në “Hapet në Durrës ekspozita me hartat shqiptare ndër shekuj”

  1. KOMB QORR NGRIHU says:

    MBI DENGUN E MUTIT PO JETONI

    TANI PO JU HEDHIN PLERA DHE MBETJE TOKSIKE

    FLAKEN JA U VUTE KETE VERE

    KOMB IDIOT

    TE GJITHE JU SOCIALISTE, DEMOKRATE, KOMUNISTE, MYSLIMANE, KATOLIKE, ORTODOKSE

    QE KUJTONI QE KENI PARTI DHE FE JENI KOMPLET

    IDIOOOOOOOOOOOOTE

    INJORAAAAAAAAAAAAAAAANTE

    MIRE T’JU BEHET SEPSE NUK RESPEKTONI DOT AS VETEN TUAJ

    THJESHT KOMB IDIOT

    HANI MENDER DHE KREKOSUNI

    GOMERE

  2. hawk999 says:

    Dicitura e fotos dhe e ketij artikulli,qe faktikisht i takon Rames duhet te jete:- “STAMBOLLI DIGJET E KURVA KRIHET”!

  3. BARDHYLI-FR says:

    Puna,puna veç puna e fisnikeron njeriun,kombin dhe atdheun-shtetin.Nervozizmi ne politike,lufta rivalesh me demagogji,bàjkote,protesta,demostrata,greva,aleanca partiake jo te natyrshme jane bjerrje e kohes,ogurzi per kombin dhe shtetin,ne rastin tone per tere shqiptaresine.Me pune dhe jo propogande interesi,mund te RILINDEMI !

  4. leshi says:

    Jam kurioz ti shoh keto harta. I ka pare ato me pare historiani yne i nderuar K.Frasheri. Po P.Xhufi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje