Totozani, negociator mes grevistëve e policisë. Majko: Është një situatë jashtë çdo logjike njerëzore

14 Tetor 2012, 13:58Sociale TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani do të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e problemit të mbarëvajtjes së grevës së urisë të ish të burgosurve politikë. Ky ka qenë rezultati i arritur pas një takimi të kordinatorëve të grevës me Totozanin ne zyrën e Avokatit të Popullit. Në një prononcim të radhës, një prej koordinatorëve të grevës, Skënder Tufa, e vlerësoi të frytshëm takimin me Totozanin, ndërsa lëshoi thirrjen sos ndaj Kryqit të Kuq dhe gjithë organizatave humanitare për të ndihmuar me batanije dhe rroba të tjera, pas një nate me shi që lamë pas, raporton Ora News.

Sa i përket bisedimeve me qeverinë, Tufa deklaroi se negociatore në këtë cështje do të jenë vetëm ndërkombëtarët, duke specifikuar këtu ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu.

Grevistët ndërkaq janë vizituar edhe nga deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili shprehu shqetësimin lidhur me situatën dhe kushtet e vështira në të cilat gjenden grevistët. Majko kërkoi reagimin e menjëherëshëm të qeverisë, pikësëpari në rrafshin njerëzor.

“Është një situatë jashtë çdo logjike njerëzore. Situata është e rëndë. Ne jemi sot këtu dhe pse nuk janë votues të PS, ndërsa ata që kanë marrë votën e tyre smarrin mundimin as të negociojnë me ta. Nuk është histori politike, është dramë e një shtrese. Dëmshpërblimet mund të ketë një faturë, por së pari mund të ulesh me këta njerëz, duhet të bësh të qartë stacionet dhe kohën, duhet të ndjejnë konfidencën e shtetit. Duhet të fillojuë së pari komunikimi njerëzor” theksoi Majko.

7 komente në “Totozani, negociator mes grevistëve e policisë. Majko: Është një situatë jashtë çdo logjike njerëzore”

  1. Afrim says:

    Ju lumte zoti Majko! Respekt

  2. sami polici says:

    mero, Totozanin sapo e pashe restsisht te Hotel Tirana me Hysni Burgajn ne takim, jepnin e merrnin me kemb e duar. Negociatat dhe bisedimet jane te mira, dhe kushdo qe ben perpjekje si ky avokati i popullit esht i nderuar dhe i respektuar nga ne. por o mero vllai nuk ka avokat qe e zgjidh kete pune. E vetmja zgjidhje esht solidariteti qytetar masiv per ti treguar vendin kafshes, t tjerat jane pordh me rigon

  3. VERONIKA says:

    Igliiiii,po ku je,ku je,te zuri frika,nuk dukesh fare..ke hall mos te quan besrisha–opoxiiiiteeee,mos te akuzon per ngjyre poooolitikeee,apo mos te akuzoooon se demshperblimin tend e ke marre dhe nuk mund te flaseeeesh….eee me duket se eshte kjo e fundit.Po pse mor Igli,ti ne teori je avv.i popullit,aha mos po ben avv.e djallit.Kujdes,kujdes,se pis behesh kur te duash,por zotesia eshte kur rri i paster ne kte pisllek,,sepse nuk te çuan atje per syte e bukur,,ke nje mbiemer qe nuk ke nevoje ta nderosh,se eshte vete i nderuar,,vetem kujdes mos e turperon,jo se vetem per kte po tregohem ca *delikate*,po heren tjeter nuk do jete keshtu,dhe shiko pak me shume ktu ne Fr,te ajo zyra e avv.te djallit qe hape,se hehe,do me detyrosh te tregoj ca gjera….
    Respekt P.MAJKO-ne jemi njerez,pastaj votues.Mos i mesho me historise se komunikimit njerezor–sepse per te arriturr deri atje,pikesepari duhet te jesh njeri–cilesi qe ata qe na drejtojne kane kohe qe e kane humbur,ose te shkretet,nuk e kane pasur asnjehere.

  4. luis says:

    Eshte e paimagjinueshme te mendosh protesta ne Shqiperi per largimin e kafshes Berishe.Jo thjeshte duhet te presim votimet e radhes edhe keto me nje pikepytje te madhe sepse militantet berishiane do jene te gjithe ne votime plus shumefishim i votave me vjedhje e ndersa ne krahun tjeter pavaresisht se jane shumica do rrine te strukur ne ndonje kafene ose qoshe te shtepise dhe pastaj do qajne e do ankohen perjetesisht.

  5. ILIRET says:

    Po c’do te bej Avokati i Popullit moj Veronika. Ai nuk ka asnje kompetence urdheruese. Leshon vetem rekomandime.
    Moj, lanete! Ti dikur thoshe se je nga Vlora, tani na del se je nga Fieri. Ku eshte lokali qe e pi kafen, se neser do te vij ne Fier?

  6. Albin Dermishi says:

    Bravo zoti Majko voten time qe sot e tutje do votoj per ju http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. Ardiana Dhima says:

    Ju lumte zoti Majko jeni tamam njeri per politik dhe shume njerzor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje