REPORTAZH/ Imuniteti iku, Gërdeci mbeti aty ku ishte

13 Tetor 2012, 18:42Sociale TEMA

Nga Anisa Xhani

Iku imuniteti? Ikuuu… Po Gërdeci? Aty ku ishte, mbeti.

Mbi 300 seanca të zhvilluara vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë. Me tragjedinë ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, vazhdojnë të tallen avokatë të griposur që nuk kanë fije burrërie dhe i vendosin hundët në shami për t’i thënë shtyje ta shtyjmë kësaj çështjeje.

Ne jemi një shoqëri që themi “Larg shtëpisë sime kur e keqja bie në katund, larg meje kur bie në familje dhe booo ç’më gjeti kur na kap për fyti”! Vetëm atëherë e përjetojmë dhimbjen e filanit dhe fistëkut.

Nuk ju flas për dhimbje fizike, ju flas për dhimbje në mungesë revolte, ju flas për dhimbje në mungesë solidariteti, ju flas për dhimbjen prindërore të një gruaje, që humbi fëmijën në famëkeqin Gërdec, humbi të atin dhe kunatën.

Zamira Durda, së bashku me bashkëshortin Feruzanin, pohojnë se vetëm hatri i dy fëmijëve i mban që të mos kacafyten “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë” me mohuesit e një të drejte, mohuesit e një të vërtete të hidhur. Thonë që koha shëron plagë, por këta dy prindër koha po “i rebelon”.

“Të mos mendojnë se ne e kemi harruar çështjen Gërdeci. Ne luftojmë për të dhe më të revoltuar se ditën e parë. Ditën e parë mendonim se do të gjenim drejtësi, ndërsa tani …?!”, pohon zoti Durda.

Imuniteti u hoq, i lamë dy duart, ku me sapun e ku veç me ujë, por askush nuk po i fshin! E sytë  e tyre sërish  mbeten tek prokuroria, tek drejtësia, tek drejtësia shqiptare.

“Na premtoi prokuroria drejtësi dhe ne duam që para se të lë postin Ina Rama, duhet të rihapë çështjen aty ku u la më 2009-ën. Fatmir Mediu dhe të tjerë duhet të gjykohen njëherë, pastaj le të vendoset në ka faj apo jo! Të rihapet çështja në Gjykatën e Lartë. Ka shtatë muaj që është dhënë vendimi nga gjykata e rrethit dhe në Gjykatën e Apelit akoma nuk është hedhur shorti. Mos janë me dy faqe këta zyrtarë dhe presin se kush do të vijë në pushtet. Çfarë bëhet kështu? Pinari është edhe i dënuar, edhe drejtor i MEICO-s”, rrëfen zotëria.

Atyre jo vetëm që ua ngushtojnë shpirtin këto vonesa, të cilat për ata që duhet të jenë të burgosur janë vite në liri, por i druhen akoma më shumë një faljeje, një faljeje me emrin amnisti.

“Shumë njerëz akoma pa iu bërë gjykimi, i ka kapur amnistia. Se mos i kap dhe këta të tanët?”, thotë zonja Zamira, duke përplasur dorën që i dridhet me buzët.

Sipas saj, as gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë nuk ka qenë korrekt.

“Gjykata e Shkallës së parë nuk ka bërë gjykim korrekt të çështjes sepse i ka përfshirë të 26 viktimat në rregullat e sigurisë në punë, ndërkohë që dy fëmijë dhe gruaja shtatzënë mbetën të vrarë jashtë fabrikës”.

Ndërkohë që pakënaqësi të tjera bëhen të ditura nga ky gjykim.

“Për ne familjarët e viktimave janë shkelur të gjitha të drejtat. Viktima nuk përfaqësohet fare në Kodin Penal shqiptar. A mund të lejojmë që të na përfaqësojë një prokurori e pambrojtur, e cila kërcënohet nga një shtet mafioz? Ajo nuk mund t’i mbrojë interesat e viktimës. Pa vajtur unë prokuror-gjyqtar i gjeja bashkë. Sa arrija, distancoheshin për sy e faqe”, tregon zonja Zamira.

Çifti Durda është i vendosur të kërkojë drejtësi, madje drejtësi nga institucionet shqiptare, jo drejtësi Strasburgu, “drejtësi leku” në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Dhe nëse kjo nuk ndodh…

“Ne do t’i presim të gjitha vendimet e gjykatave në Shqipëri, qofshin edhe negative. Nëse jo kemi dy gjëra më vonë: 1. S’kishte drejtësi. 2. Drejtësinë e vendosim vetë”, pohon zoti Durdaj, ndërsa rrokullis gllënjkën e rakisë me sytë e përlotur dhe bisedën e çon te grevistët dhe ju bën apel që të mos vetëdigjen, por duhet të gjejnë kurajë sepse ky shtet atyre dy prindërve as një shishe ujë për të larë varrin e fëmijës 7 vjeçar apo ndonjë mesazh ngushëllimi nuk iu ka dërguar.

“Më 4 prill, kur trupi i pajetë i djalit tim kthehej nga Italia, pozita dhe opozita festonin hyrjen në NATO, ndërkohë që ai u vra nga ato plumba. Çfarë ka më tepër një luftë? Ç’duhet të bëjë më shumë një njeri që të dënohet?” pohon Zamira.

Ata kanë 5 vite që kërkojnë solidaritet, por si ata dhe shumë tjerë, ndoshta të gjithë e ndjejmë me zemër, por ne nuk reagojmë. Nuk reagojmë jemi kthyer në servilë, madje edhe të vetes tonë.

 

20 komente në “REPORTAZH/ Imuniteti iku, Gërdeci mbeti aty ku ishte”

  1. tourkofagos says:

    do te vijne gerdece te tjere……….

    1. TURP!!! says:

      Do kalojne shekuj dhe Tragjedia e Gerdecit nuk do fshihet nga kujtesa e popullit shqiptar.
      Kufomat si; Sali Berisha, Shkalzen Berisha, Fatmir Mediu … do jene ngrene nga sivellezerit e tyre, krimbat.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

      1. cika says:

        c fare popull muti jemi ne shqipetaret ,pa piken e gjakut.

    2. tironci - usa says:

      5 kile kryp i kom gati…kom me ta kryp kaptinen mer qafir…

  2. Ben Chicago says:

    Anisa,po solidarizohu me xhan,kush te pengon,digju,pervelohu,behu kamikaze e Edvinit,veteflijohu,dhe nga nje panjohur qe je ,do behesh nje deshmore e denje e Komunistave.Ju e dini popullin budalla.Jo me Anisssa,populli nuk do revolucion,rremuje,anarshi,,,qe byroistet e rinj te vijne ne pushtet.

    1. VERONIKA says:

      Beniiiii,po ti mo ai Beni qe ecen vete je???Jooooo me duket se te shtyjneeee,po te shtyne shumeee injoranca qe ke.u be e disajta here qe te lexoj,,dhe kam pershtypjen se je bindur qe nuk kemi çfare te themi…jooo mo Beni ,do behet fantazma e Gerdecit,kamikazja e kopilave te Xenit…mos je dhe ti kopil ,mor çun,mos te ka biresuar salija,prandaj flet keshtu,ok nqs eshte keshtu ke te drejte…komunistat ti Beni qe nuk ecen vete bene 28 mij deshmore te denje…po si i thone andej nga ana ime ..b…ka damare shume,ja del ndonje si ty,prandaj Beni qe nuk ecen vete,pse populli nuk eshte budalla,nuk duhet luajtur me dhimbjen,as me te vdekurit,as me zjarrin..ehe te djeg pastaj,te djeg shume.Byroistet te vijne ne pushtet??amon me qafsh,ku i lexon kto llafet e medhaja ti…jane ne pushtet,nuk kane ikur ende–se dije ,nuk ke si ta dish,se gojet e medha si e jotja kane trurin te vogel,ai idhulli jot ka akoma teseren e partise meme,i doli gjuha nje pellembe sa e mori,spiuno andej ketej…thuaj ndonje gje tjeter,ose me mire mbylle halene,ik meso,meso te ecesh vete Beni,se aha keshtu me te shtytur,nuk ecet shume.

      1. turkei says:

        ai beni qe ecen vete eshte ne NEW YORK dhe se di kush eshte gazeta tema, dhe smund ti shaj komunistat se gjyshin e ka pas n/kryetar te gjykates se lart ne kohen e Bac Enverit.

    2. fule says:

      Ja mercenaret e Sali Berishes. Ja kush jane PD-istet sot!

      Ngaqe tu vra djali i vogel nga biznesi i Shkerdhen Sali Berishes ne Gerdec, je komuniste i thote nenes.

      Ptu fare e qelbur, e ndyre, shpellaresh

    3. sokol says:

      Me ate mbiemerjo ne Chicago te rrish ti po edhe ne planet tjeter toc do mbetesh

  3. liri a vdekje says:

    familjaret e gerdecit duhet te bashkohen me grevistet e urise. Se dhe ata jane te vrare politik lereni drejtesin te varet ke musteqet e nishanlliut dhe bashkohuni me ata se aty do gjeni mbeshtetje nga populli .ujet fle populli jo po duken shkendiat e para te zjarrit ku do futet kryepushti dhe fekalet qe i vine pas

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BRISHIAN. says:

    Edhe 21 janari kete fat do te kete. Drejtesine e ben populli me largimin e Berishes nga pushteti, por mesa shikoj une ky popull eshte frikacak.

  5. mira says:

    Pse Ben Chicago Komunisti sali i ka qejf gocat???!!!
    Edhe une si ty them qe keta komunistat(sidomos ata qe kane qene dhe sekretar partie si saliserbi) ti qerojme nje sahat e me pare.
    Fare mos tu ngelet!

  6. alban4eva says:

    po ca te presesh nga ben qikagot e leshit..!! tallen me fatkeqsine e te tjereve, asaj gruas i ka ikur djali 7 vjec, nuk ka gje me te rende per nje prind, ben lesh cikag bathorja eshte gati ta beje komuniste, vetem te drejte nuk i jep, vetem Sali kafsha te dali i pafajshem.. cte besh, keta jane lapanjozet e Sali varkar pedofilit, qe vije ketu ne forum dhe vjellin nga goja diarre kunder popullit dhe viktimave qe ka shkaktuar Berish kurva..
    kryekurva me e madhe e shqiperise eshte berish kafsh vucidoli, dhe keta komentuesit e zellshem nuk jane gje tjeter vece te dashurat e tij, jane nenkurvat ordinere qe e mbrojne me zell te madh qe ne darke te marrin kocken ta lepijne.. felliqesira te ndyra, pislliqe kanalesh..

    1. Vangjeli says:

      Nuk e kuptoj se si moderatori i Temes lejon cfardo lloj fjalori ne kete forum, mjaft te jene fjale kunder Saliut!

  7. shqiptari says:

    Ti (Turkofagos)njeri i poshter qe na uron te nje gje te tille.Te premtoje qe do te gjeme aty ku fshihesh.Dhe do te tregojme edhe neve ty dhembet.
    Ok.Ke pake durim,se do ta shikojme fytyren qe ke dhe qe fshiehs mbas kompjuterit.

  8. gjykatsi i gopit says:

    vendimi perfundimtar i gjykates shqiptare ne bashkpunim me ambasadorin amerikan dhe te b.evropjan ne shqipni do te jete ky:
    e ka fajin enver hoxha qe prodhoi armatime..
    por cedo!
    e ka zene amnistija enverin h…

    tirana me 2112 kallnuer……

  9. Blendi says:

    OOOOOO ju katundaret e gerdecit, kur u nisem ne nga Tirana ne kemb ju na refuzuat se shpresonit te mernit shperblim nga Saliu per njerzit tuaj te vrare. E mbani mend? Ja ashtu e bete gabimin i shitet njerzit tuaj per demshperblimin dhe haruat gjakanu e tyre. Tani harojeni rrini dyerve te gjykatave me shprese se do ju vije ne dnihme ai qe ju vrau robt e shtepise

  10. cicolino says:

    Po ke presin keta fakire halllexhinj qe t’ju thone se ç’duhet te bejne?! Tani eshte rasti i arte qe kush ka perplasur koken dyerve te ketij palo shteti, dhe nuk ka gjetur drejtesi, le te solidarizohen me grevistet e urise, te cilet ne thelb nuk kerkojne gje tjeter, veç drejtesi. Te gjithe hallexhinjte ne kete vend, te cileve iu eshte mohuar drejtesia, kerkojne solidaritet nga te tjeret kur jane ne te keq!!! Tani eshte koha te solidarizohen ata se pari me njeri-tjetrin! A thua se jane te paket viktimat e drejtesise ne kete shtet rrumpalle! Kryeson Gerdeci, vazhdojme me 21 Janarin, ecim me viktimat politike te opozites (deputet & kryekomunar), vazhdojme me Kosta Trebicken, Rremzi Hoxhen, e te gjithe ata biznesmene e njerez publik qe kane ikur si qeni ne vresht, e disave nuk u dihet as varri. Keto ishin padrejtesi qe kane te bejne me jeten, dhe qe prevalojne mbi te tjerat, por jo se padrejtesite e tjera tolerohen. Pronaret e ligjshem kane 22 vjet qe vijne verdalle dhe nuk gjejne drejtesi. Te flakurit ne rruge nga puna, gjithashtu nuk pranohen me ne pune megjithese mund ta kene fituar te drejten e rikthimit ne pune! E plot, e plot te tjere qe e dine vete hallin e tyre e qe nuk e gjejne te drejten ne kete vend, le te bashkohen e solidarizohen, ne menyre qe te degjohen. Kurre, po kurre ama, nuk kane per te gjetur derman te vetem, te ndare kokrra-kokrra, me kete drejtesi rrugaçe dhe shtet mafioz qe kemi ne. Te bashkuar, jo vetem qe bejne qe zeri t’u degjohet, po te jene te sigurte si drita e diellit, qe rregjimet çdo gjeje mund t’i bejne derman, vetem bashkimit te forcave dhe ortekut popullor s’ka ç’t’i beje! Ç’prisni?! ZGJOHUNI!!! NUK DO T’U LEME VETEM NE KETE BETEJE!

  11. xhensila says:

    kurajo familjes Durda dhe gjithe atyre qe humben familjare ne gerdec…

  12. alban4eva says:

    o vangjelke, po deshe ato fjale i perdorim edhe kunder teje, jo vetem kunder babait tend shqiprteror Sali kafsh berishes.. per greket nuk i kursejme fjalet e “bukura” ne shqipet, ok???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje